Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. LIVE/ Të shtëna në darkën e Trump me gazetarët, një agjent sekret i plagosur, arrestohet autori. Trump: Melania e ndjeu rrezikun! Dëshmitarët: Pamë tmerr!
Botë

LIVE/ Të shtëna në darkën e Trump me gazetarët, një agjent sekret i plagosur, arrestohet autori. Trump: Melania e ndjeu rrezikun! Dëshmitarët: Pamë tmerr!

• 26 Prill, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump u larguan me urgjencë nga darka e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë pasi një person i armatosur hapi zjarr.

Nata më e madhe e vitit në Uashington u kthye në kaos pasi të shtëna u dëgjuan në hollin e hotelit Washington Hilton rreth orës 20:15.

Presidenti dhe Zonja e Parë u dërguan menjëherë në një ambient të sigurt, të ndjekur nga anëtarë të kabinetit. Eventi luksoz sapo kishte nisur kur një i dyshuar i armatosur me një “armë të fuqishme” hyri me forcë në hollin e hotelit.

Mijëra të ftuar u detyruan të fshiheshin poshtë tavolinave dhe karrigeve, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret hynë në sallë duke u kërkuar të gjithëve të mbroheshin. Qindra gazetarë nisën të telefononin për të raportuar zhvillimet.

Një agjent i Shërbimit Sekret u qëllua, por sipas një burimi për Daily Mail, ai kishte veshur jelek mbrojtës. Nuk janë raportuar të lënduar dhe Presidenti konfirmoi më vonë se autori i të shtënave është “arrestuar”. Ai dhe Zonja e Parë janë larguar nga hoteli dhe janë kthyer në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti po merrte pjesë në këtë event për herë të parë që nga viti 2011 dhe pritej të nderohej si dhe të mbante një fjalim.

Shërbimi Sekret dhe autoritetet e tjera mbushën sallën e banketit në Washington Hilton, ndërsa qindra të ftuar që po hanin u fshehën poshtë tavolinave. “Largohuni nga rruga, zotëri!” bërtiti dikush, ndërsa të tjerë bërtisnin që të uleshin poshtë. “Shërbimi Sekret i SHBA-së, në koordinim me Policinë Metropolitane, po heton një incident me të shtëna pranë zonës kryesore të kontrollit me detektorë metali në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Një person është në paraburgim,” tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për Daily Mail.

Gjendja e personave të përfshirë nuk dihet ende dhe autoritetet po vlerësojnë situatën.

10:31 Arriti t’i shpëtonte plumbave të agresorit, del nga spitali agjenti i lënduar në sulmin e darkës së Trump

Një oficer i Shërbimit Sekret Amerikan, i cili u qëllua të shtunën në mbrëmje në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, është liruar nga spitali, sipas Shefit të Komunikimit të USSS-së, Anthony Guglielmi.

10:01 I dyshuari i tha policisë se shënjestra ishin zyrtarët e presidentit Trump, jeleku antiplumb shpëtoi agjentin e sigurisë

Detajet rreth të dyshuarit që hapi zjarr jashtë sallës së vallëzimit ku Presidenti Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë po merrnin pjesë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë mbrëmjen e djeshme, kanë filluar të dalin në dritë.

08:24 Detajet e ngjarjes dhe dyshimet e policisë, i dyshuari në darkën e Trump ishte mysafir në hotelin Washington Hilton

Personi i dyshuar i armatosur që sulmoi një pikë kontrolli sigurie në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke e detyruar Presidentin Donald Trump të evakuohej, është identifikuar si Cole Tomas Allen, thanë për CNN tre burime të njohura me çështjen. Burri 31-vjeçar nga Kalifornia studioi inxhinieri dhe është i diplomuar në Institutin e Teknologjisë të Kalifornisë, i njohur edhe si Caltech, sipas materialeve të ndara me CNN.

08:07 I diplomuar për inxhinieri, kush është autori nga Kalifornia që qëlloi me armë në darkën e Presidentit Trump me gazetarët

Presidenti Donald Trump tha se një i dyshuar është arrestuar pasi u dëgjuan të shtëna pranë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington DC, duke shtuar se autoritetet federale po hetojnë banesën e tij në Kaliforni. “Personi është arrestuar. Ata po shkojnë në apartamentin e tij. Mendoj se jeton në Kaliforni, dhe është një person i sëmurë, shumë i sëmurë, dhe ne nuk duam që gjëra të tilla të ndodhin,” tha Trump pasi u shoqërua jashtë skenës gjatë incidentit.

04:55 VIDEO/ Autori kalon me vrap kordonin e sigurisë së Presidentit Trump, nis të qëllojë brenda ambienteve ku mbahej darka me gazetarët

Pak momente para se të dilte në konferencë për shtyp, Presidenti Trump publikoi në llogarinë e tij në Truth Social videon e marrë nga kamerat e sigurisë që tregon momentin kur autori i arrestuar kalon kordonin e sigurisë për tu futur në ambientet ku mbahej darka me gazetarët. Presidenti thotë se sapo ka postuar në rrjetet sociale një foto të personit që ndodhet në paraburgim, si dhe pamje nga kamerat e sigurisë që duket se tregojnë fillimin e të shtënave.

04:45 Ky është autori i dyshuar që qëlloi me armë në darkën e Presidentit me gazetarët. Trump: U neutralizua nga disa agjentë të guximshëm

Presidenti Trump tha në mbrëmje se “një person sulmoi një pikë kontrolli sigurie i armatosur me disa armë”. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë pasi u largua me urgjencë nga skena në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Donald Trump tha se “një person sulmoi një pikë kontrolli sigurie i armatosur me disa armë”. Presidenti nuk u lëndua dhe një i dyshuar është në paraburgim.

04:13 Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj njërit prej agjentëve të Shërbimit Sekret

Një agjent i Shërbimit Sekret të SHBA-së u qëllua gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të shtunën në mbrëmje, sipas tre personave të informuar që folën për CNN. Plumbi goditi pajisjen mbrojtëse të agjentit dhe ai u dërgua në një spital lokal. Gjendja e tij nuk ishte menjëherë e qartë.

03:58 “Autorin e kisha vetëm pak metra larg”, gazetari i CNN tregon momentin kur nisën të shtënat: Ishte i shtrirë në tokë kur filloi të gjuante

Gazetari i CNN, Wolf Blitzer, ishte vetëm pak metra larg një personi të armatosur që filloi të qëllonte gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në hotelin Washington Hilton. “Autori ishte qartësisht i shtrirë në tokë duke qëlluar kur e pashë, isha vetëm disa metra larg,” kujtoi gazetari veteran të shtunën në mbrëmje.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Cnn #Daily Mail #Donald Trump #Foto #Kalifornia #Live #Melania trump #paraburgim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Shkolla ‘Abdyrrahman Përmeti’ në Lis të Matit gati për vitin e ri shkollor! Rama: Investim i rëndësishëm për fëmijët dhe komunitetin (FOTO)
  • “Shqiptarët duan transparencë”/ Media gjermane jehonë protestës kundër kryeministrit: Rama e Berisha e kanë trajtuar Shqipërinë, si pronën e tyre! Korrupsioni…
  • “Prezencë masive në Parlament më 10, 17 dhe 24 shtator”/ Mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 85 kundër Ramës: Shqipëria kërkon ndryshim (FOTO)
  • LIVE- 85 ditë revoltë, rezistencë! Marshim protestë në kryeqytet, jehon thirrja: Arrestoni Ramën
  • LIVE- Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme/ Revolta nuk ndalet për 85 ditë me radhë: Rama në burg, Berisha në burg
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 33 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 28 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 19 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by