Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Për 15 muaj, 52 ankesa nga pacientët në Odën e Mjekëve
Aktualitet

Për 15 muaj, 52 ankesa nga pacientët në Odën e Mjekëve

• 26 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga Oda e Mjekëve kanë bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar kanë pranuar 35 ankesa nga pacientët për mjekët kurse 17 të tjera përgjatë tre muajve të parë të këtij vitit. Sipas tyre, ankesat kanë të bëjnë me pretendimet mbi sjelljen dhe çështje administrative, por nga Shoqata e Pacientëve kërkojnë që MSh të krijoj mekanizma për shqyrtim të ankesave.

Herë për sjellje e herë për mos trajtim adekuat shëndetësor.

Këto janë vetëm dy llojet e ankesave që pacientët kanë kundrejt personelit mjekësor në institucionet shëndetësore publike.

Një të tillë e pati edhe një qytetar që të mërkurën erdhi nga Vushtrria në QKUK.

“Nuk janë shërbimet edhe krejt mirë se unë kisha dhimbje dhëmbi ata nuk ma hjeken tu më thënë jo tensioni po unë tension kam se 70 vjet i kam por këta si kanë edhe kushtet”.

Të ngjashme ankesa u pranuan në Odën e Mjekëve të Kosovës gjatë vitit 2025.

Në një përgjigje për Dukagjinin këta të fundit treguan se për 12 muaj janë pranuar 35 sosh.

“Ju njoftojmë se gjatë vitit 2025, në Odën e Mjekëve të Kosovës janë pranuar 35 ankesa ndaj anëtarëve të OMK-së, ndërsa gjatë këtij viti janë pranuar 17 ankesa. Këto ankesa shpesh lidhen me pretendime për sjellje jo adekuate ndaj pacientëve, si dhe me çështje administrative, si p.sh. mospërdorimi i faksimilit në raportet mjekësore. Prandaj, ky numër ankesash nuk nënkupton domosdoshmërisht mosofrim të shërbimeve shëndetësore nga ana e anëtarëve të Odës ndaj pacientëve”, thuhet nga Oda e Mjekëve.

Veç në Odën e Mjekëve, nga Shoqata e Pacientëve thonë se ka edhe adresa tjera për ankesa por që s’trajtohen si duhet.

“Mund të ankohen në pesë oda të profesionistëve shëndetësor, mund të ankohen në inspektorat shëndetësor, mund të ankohen në shoqatë të pacientëve në prokurori e polici por zgjidhjet për këto ankesa janë problematike sepse shpeshherë dënimet nuk janë meritore dhe po i dekurajojnë për ankesa prandaj më pas po e marrin drejtësin në duart e veta”, ka deklaruar Besim Kodra, nga Shoqata e Pacientëve.

Kodra tregoi se çka duhet të ndërmarr Ministria e Shëndetësisë që ankesat të trajtohet më me seriozitet.

“Ministria e Shëndetësisë duhet të krijoj mekanizma të veçantë për menaxhimin e ankesave të pacientëve, të specifikohen shkallët e ankesave, cila është shkalla e parë e cila e dyta e më pas të jepen edhe dënimet e merituara dhe të meren vendime meritore”, ka theksuar Kodra.

Ndërkohë nga Oda e Mjekëve mes tjerash kanë thënë që janë duke trajtuar ankesat në Këshillin e Etikës dhe varësisht gjetjeve do të merren edhe masa ndaj mantel-bardhëve./Tv Dukagjini

– YouTube youtu.be

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Oda e mjekëve të kosovës #Qkuk #Vushtrria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Plagosja e mbrëmshme në Prishtinë, Policia jep detaje – të dyshuarit ende në arrati
  • Personi që u plagos mbrëmë me armë zjarri në Prishtinë, rasti hetohet si “vrasje e rëndë në tentativë”
  • Gjendja e të plagosurit në Prishtinë, është e rëndë
  • Supremja shfuqizon tarifën prej 3-eurove për shoqëruesit e pacientëve në QKUK
  • ​Së shpejti pritet të nisin punimet në Emergjencën e re në QKUK
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 24 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 16 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, futen sërish nga hyrja dytësore, mungon Berisha 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Dita e 58 e revoltës qytetare! Protestuesi thirrje policisë: Dorëzojeni Ramën, fatin e tij ta vendosë populli! 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 9 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur 8 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by