Aktualitet

Samadrexha mposht Istogun, fiton Kupën e Kosovës për herë të parë

X/Twitter Facebook LinkedIn WhatsApp

Samadrexha është fituese e Kupës së Republikës së Kosovës në në konkurrencë të femrave. Të dielën pasdite në palestrën “” në , Samadrexha në finale mposhti Istogun me rezultat 27:23. Për Samadrexhën është trofeu i parë i Kupës.

Në pjesën e parë kryesisht në epërsi ishin istogaset, por pa ia dalë që të shkëputen më shumë se dy gola.

Në pjesën e dytë lojtaret e Samadrexhës shfaqën më tepër. Kaluan në epërsi, që e mbajtën deri në fund për të festuar trofeun e çmuar.

Jennifer Abreu udhëhoqi Samadrexhën me tetë gola. Shtatë i realizoi Vitoria Oliveira. Tek Istogu, tetë gola i shënoi Joneide Olikaka. Katër i realizoi Alda Bruna.

Në gjysmëfinale, Samadrexha fitoi ndaj Ferizajt, kurse Istogu e eliminoi Shqiponjën. /Telegrafi/

Tags: #Bill clinton #Ferizaj #Hendboll #Khf istogu #Khf samadrexha #Kupa e kosovës në hendboll

Gazetar i Nexus News.

Artikuj të Ngjashëm