Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kurti: Ende 1565 persona të zhdukur, Serbia të tregojë të vërtetën për varrezat masive
Aktualitet

Kurti: Ende 1565 persona të zhdukur, Serbia të tregojë të vërtetën për varrezat masive

• 27 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, duke theksuar se mbi një mijë raste mbeten ende të pazgjidhura.

Në Ditën e të Zhdukurve me Dhunë, Kurti ka bërë homazhe së bashku me familjarë të të pagjeturve, duke përfshirë edhe nënën Ferdonije, ndërsa ka theksuar se aktualisht 1565 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.

“Sot në ditën e të zhdukurve me dhunë, bashkë me nënën Ferdonije dhe familjarë të të pagjeturve bëmë nderime për të gjithë të zhdukurit, me ç’rast edhe 1565 i kemi ende të pagjetur”, ka deklaruar Kurti.

Ai tha se institucionet e Kosovës, përfshirë Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë, janë duke bërë përpjekje maksimale për të zbardhur fatin e tyre.

Kryeministri rikujtoi edhe rastin e 9-vjeçarit Sinan Dauti nga Prekazi, i cili ishte zhdukur gjatë luftës dhe eshtrat e tij janë gjetur së fundmi.

“Duhet të kujtojmë se i fundit që u varros ishte djali i vogël 9-vjeçar Sinan Dauti nga Prekazi… tash së fundmi u gjetën eshtrat e tij dhe ai pushon i qetë në vendlindjen e tij”, u shpreh Kurti.

Ai bëri thirrje për presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për hapjen e arkivave dhe zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

“I bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar që të zbardhë të vërtetën për të zhdukurit tanë, sepse ata e dinë të vërtetën”, tha Kurti.

Sipas tij, ende ekzistojnë disa varreza masive në Serbi për të cilat nuk ka informacione, ndërsa vetëm në Batajnicë janë gjetur qindra trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

“Vetëm në Batajnicë i kemi 744 të pagjetur të zhvarrosur, ndërkaq gjithsejtë deri më tani janë 1 mijë shqiptar që janë zbuluar në varrezat masive në Serbi”, tha Kurti. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Albin kurti #Dita e të zhdukurve me dhunë #Homazhe #serbi #Serbia #Të pagjeturit #Të zhdukurit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Kur Rama prek themelet e “familjes” europiane
  • “Kush mban përgjegjësi për emërimin? Ta kërkoi Rusia apo…”/ Skandali me sigurinë kombëtare, Bardhi pyet Ramën: Kush e zgjodhi Vlora Hysenin në krye të SHISH?
  • Shqipëria e 8-ta në botë për blerjen e dronëve ushtarakë! Në vitet 2022-2025 bleu 56 dronë, 5 herë më shumë se Serbia
  • “E duam Amerikën, presim ndihmë nga ju”, aktivisti Ndoj mesazh ambasadorit të ri: Nëse na shpëtoni, nuk do ketë më ditë të zeza për shqiptarët
  • “Ballukut do t’i dalin të tjera vila, brenda dhe jashtë vendit! Pse Vlora Hyseni s’kishte zv/drejtor? Plani ishte i qartë”, Këlliçi: Agasi pa Ramën është askushi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 1 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 2 lexime · 2 orë më parë
  7. 07
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 2 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin