Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Mexhiti: Nuk ka cep të Çairit ku nuk punohet, më 9 maj VLEN-in e bëjmë një
Aktualitet

Mexhiti: Nuk ka cep të Çairit ku nuk punohet, më 9 maj VLEN-in e bëjmë një

• 27 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderit e VLE-it, Izet Mexhiti, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për punën e tij në krye të Çairit, VLEN-in, si dhe akuzat e opozitës.

Ai tregoi se ka shumë punë që janë hapur në Çair dhe po punohet në projekte të ndryshme. Ai përmendi investimin për kampusin e universitetit “Nënë Tereza”, duke thënë se për herë të parë në histori të Maqedonisë, qeveria ndan 40 milionë euro për arsimin shqip.

“Çarshia e Vjetër është në fokus të veçantë, tash kemi filluar revitalizimin e saj, duke ndarë fillimisht gjysëm milionë euro për rregullimin e kalldërmës. Brenda një muaji e gjysmë do të fillojë edhe rregullimi i sheshit Skenderbeu, i cili do ta zgjidh çështjen e parkingut për Çarshinë e Vjetër”, tha Mexhiti, duke shtuar se nuk ka cep të Çairit ku nuk punohet.

E pyetëm edhe në lidhje me akuzat e BDI-së, prej ku ditë më herët thanë se Mexhiti është i kapur nga Mickoski me një dosje mbi 300 faqe.

“Nuk kanë argumente dhe ide, ditët kur u ngritën aktakuza reale ku është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve, ata sajojnë gjëra. Është film i tyre pa bazë. Tendenca e tyre është që të tregojnë se nuk jemi vetëm ne të korruptuar dhe të kapur te Gruevski, por edhe këta të tjerët. U munduan të paraqesin reformim, por edhe ajo është improvizim. Rinia që e paraqesin tani, janë familjarë të funksionarëve të kaluar”, tha Mexhiti.

Ndërsa në lidhje me VLEN-in, ai tha se kanë thyer monopolin dy dekadësh dhe se më 9 maj do të shndërrohen në një parti.

“VLEN-i qeveris me 10 komuna shqiptare. Nuk e kemi thënë fjalën e fundit, por e bëmë më të mirën. VLEN-i bëri bashkimin e opozitës që i ka munguar shqiptarëve. E theu monopolin e dy dekadave, e solli ndryshimin dhe solli konkurrencë. Derisa të tjerët janë bazuar te maksima “përçaj e sundo”, ne kemi sjellë konkurrencën, që është në favor të qytetarëve dhe proceseve. Kur të gjithë menduan se VLEN-i është i përkohshëm dhe do të përçahet, ne dëshmuam se dijmë të tejkalojmë egot dhe ngjyrat. Më 9 maj VLEN-in do ta bëjmë një, do të jemi më të konsoliduar dhe performancat do të jenë më të mëdhaja. VLEN-i sjell metoda të reja demokratike, pra jo gjithçka duhet të mbështetet te individi”, tha Mexhiti.

Në lidhje me qeverinë, ai tha se do të ketë rikonstruim, por nuk përmendi emra konkret. Ndërsa sa i përket propozim-ligjit të ri për arsim të lartë, ai tha se ky ligj është për të rritur cilësinë në arsim dhe nuk cenon autonominë e universiteteve./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aktakuza #Bdi #Izet mexhiti #Komuna e çairit #Podgo #Qeveria e maqedonisë së veriut #Vlen

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Bardhi akuzon Ramën: Kosovën e përdor për propagandë, në OKB nuk përmendi as UÇK-në dhe as liderët e saj
  • “Çmimet më të shtrenjta se në Evropë”/ Bozdo i përgjigjet Ramës: 90% e ushqimeve importohen, tregun e kanë kapur oligopolet e pushtetit
  • Protestuesja thirrje diasporës: Ta rrethojmë Kryeministrinë, ta rrëzojmë këtë regjim enverist
  • “Kryeministri shqiptar më afër Beogradit se Prishtinës” – Kim Mehmeti godet Tiranën zyrtare: Lojëra destruktive kundër Kosovës dhe ‘Ballkani i Hapur’ në shërbim të Serbisë
  • LIVE/ Shqiptarët prej 3 muajsh i kërkojnë dorëheqjen! “Fati vlen më shumë se ligji!”/ Fjalimi i Ramës me ‘meaculpa’ përballë protestave: Tre “plagët” që na ndajnë nga populli
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut 2 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 2 lexime · 12 minuta më parë
  6. 06
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 2 lexime · 11 minuta më parë
  7. 07
    Ekonomi Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin