Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. KUJTIMI IM I PARË
Aktualitet

KUJTIMI IM I PARË

• 28 Prill, 2026 • 9 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga: Tomas Tranströmer (1931–2015)
Përktheu: Qerim Raqi

“Jeta ime”. Kur i mendoj këto fjalë parasysh më shfaqet një rreze drite. Në një vështrim më të afërt rrezja e diellit ka formën e një komete me kokë dhe bisht. Skaji më i ndritshëm, koka, është fëmijëria dhe rinia. Bërthama, pjesa më e ngjeshur, është fëmijëria shumë e hershme kur përcaktohen vetitë më të rëndësishme të jetës sonë. Përpiqem ta kujtoj, përpiqem të depërtoj aty. Por është e vështirë të lëvizësh në këto regjione të dendura, është e rrezikshme, më duket sikur afrohem afër vdekjes. Kah fundi kometa hollohet – është pjesa më e gjatë, bishti. Ajo bëhet më e rrallë por edhe më e gjerë. Tani jam larg në bishtin e kometës, jam gjashtëdhjetë vjeç kur po e shkruaj këtë.

Përjetimet më të hershme në pjesën më të madhe janë të pakapshme. Ritregimi, kujtimet e kujtimeve, rekonstruksionet e bazuara nga atmosferat ndezura befas.

Kujtimi i parë i shënuar është një ndjenjë krenarie. Sapo kam mbushur tre vjet dhe më kanë thënë se është shumë kuptimplote se tani jam rritur. Qëndroj shtrirë në shtrat në një dhomë të ndriçuar dhe pastaj zbres në dysheme, jashtëzakonisht i vetëdijshëm se po bëhem i madh. Kam një kukull të cilën e kam pagëzuar me emrin më të bukur që kisha mundur ta gjeja: KARIN SPINNA. Nuk e trajtoj si fëmijë. Për më tepër ajo është një shoqe, një dashuri.

Ne banojmë në lagjen Söder të Stockholmit, në adresën Swedenborgsgatan 33, (tani Grindsgatan). Babai akoma është pjesë e familjes por së shpejti nuk do të jetë më. Stili është mjaft “modern” – që nga fillimi unë i thërras prindërit e mi me “ti”. Në afërsi janë gjyshja dhe gjyshi, ata banojnë në këndin e rrugës Blekingegatan.

Gjyshi, Carl Helmer Westerberg, u lind më 1860. Ai ishte drejtues anijesh dhe shok im shumë i afërt, 71 vjet më i madh se unë. Çuditërisht edhe ai kishte një raport të njëjtë në dallim moshe me gjyshin e tij, i cili ishte i lindur më 1789: Bastilioni sulmohet, Revolta e Anjalës, Mozarti komponoi kuintetin për klarinet. Dy hapa poaq të mëdhenj prapa, dy hapa të gjatë, ndonëse jo edhe aq të gjatë . Mund ta prek horizontin.

Gjyshi fliste me gjuhën e shek. XVIII-të. Shumë shprehjd sot do të merreshin vetvetiu të vjetruara. Në gojën e tij, dhe për mua, tingëllonin shumë të natyrshme. Ai ishte një burrë trupshkurtë, me mustaqe të bardha dhe me një hundë të mprehtë, paksa të lëshuar – ” si një turk” siç thoshte vetë. Nuk është se ai nuk ishte temperament dhe nuk nxehej. Një shpërthim emocional nuk merrer asnjëherë seriozisht dhe kalonte menjëherë. Në të vërtetë ai ishte aq paqësor sa ekzistonte rreziku të cilësohej si i pavendosur. Ai dëshironte të mbante qëndrim parimor edhe për personat që nuk ishin të pranishëm, për ata që përfoleshin gjatë bisedave të zakonshme.

– Por, baba mbase duhet ta pranosh se X është një maskara!

– Dëgjo, kjo nuk më është e njohur.

Pas divorcit nëna ime u shpërngul në rrugën Folkkungsgatan 57, një shtëpi për shtresën mesme.

Aty banonin njerëz të ndryshëm shumë afër me njëri- tjetrin. Kujtimet për shtëpinë strukturohen afërsisht si një film i viteve 30-ta apo 40-ta, me një galeri personazhesh që do të veprojnë aty. Gruaja e dashur e rojës në hyrje, e rojtarit të fuqishëm të cilën e adhuroja ndër të tjera se ishte i helmuar me gaz – tregonte një afërsi timen heroike ndaj njerëzve të rrezikshëm.

Ishte një qarkullim i rralluar i të paaftëve. Ndonjëri nga pijanecët mund të ngrihej sërish në hyrje të shkallëve. Në derë trokisnin lypsarë disa herë në javë. Qëndronin duke murmuritur korridorit. Nëna u afronte ndonjë sendviç – u jepte rriska buke në vend të parave.

Ne banonim në katin e pestë, pra në katin më të lartë. Ishin katër dyer, përveç derës së tarracës. Në njërën nga dyert shkruante Orke, një fotoreporter gazete. Në njëfarë mënyre ishte fascionuese të banoje përballë një fotoreporteri.

Fqinji ynë më i afërt, ai që dëgjohej nga ana tjetër e murit, ishte një burrë i pamartuar, mesoburrë, me lëkurë të zbehur. Ai kishte profesionin në shtëpi, një lloj agjencie telefonash. Gjatë bisedave telefonike të qeshurat dhe gajasjet e tij depërtoni këndej murit. Një zë tjetër që vinte vazhdimisht ishte shpërthimi tapave, shishet “Pilsner” në atë kohë nuk kishin kapsula. Këta tinguj dionisianë, gajasja dhe shpërthimi i tapave, dukej sikur nuk përshtatej me xhaxhain e zbehtë si hije të cilin e takoja nganjëherë në ashensor. Me kalimin e viteve ai u bë person më i dyshimtë dhe gajasjet e tij më të rralluara.

Një herë shpërtheu në agresivitet. Isha i vogël. Një fqinjin tonë e kishte dëbuar nga banesa gruaja e tij, ai ishte i dehur dhe i zemëruar, ndërsa gruaja kishte barrikaduar veten. Ai përpiqej ta thyente derën duke bërtitur dhe kërcënuar.

Atë që mbaj në mendje është bërtitja e tij me këto fjalë të çuditshme:

– Në djallë, aq më bënë se shkoj në Kungsholmen!

– Çfarë mendon ai me Kungsholmen? Pyesja nënën.

Ajo më shpjegonte se në Kungsholmen ishte stacioni i policisë.

Lagja jonë përjetoi një ngjarje të tmerrshme. (Erdhën përforcime të mëtejme kur unë vizitoja Spitalin e Shën Erikut dhe shikoja episodet e luftës nga Finlanda që mjekoheshin aty në dimrin e vitit ‘39-‘40.)

Nëna shkonte në punë herët në mëngjes. Ajo nuk merrte makinën, por shkonte gjithnjë në këmbë. Gjatë gjithë jetës ajo kishte ecur deri në punë, mes Söder dhe Östermalm – ajo punonte në çerdhen e fëmijëve Hedvig Eleonora dhe kujdesej për klasën e tretë dhe të katërt gjeneratë pas gjenerate. Ajo ishte një mësuese e përkushtuar dhe i donte shumë fëmijët. Mund të supozohet se ajo do ta kishte të vështirë kur të pensionohej, Por nuk ishte ashtu; ajo ndjeu një lehtësim të madh.

Nëna, pra, punonte në profesionin e vet dhe ne kishim shërbëtore në shtëpi, apo “dado” siç quhej atëherë, ndonëse do të duhej të quhej kujdestare. Ajo flinte në shtëpinë tonë në një dhomë tepër të vogël që ishte ngjitur me kuzhinën dhe nuk llogaritej në hapësirën e banesës dy-dhomëshe me kuzhinë siç ishte e shkruar në zyrtarisht në kontratën e banesës sonë.

Isha 5-6 vjeç, kujdestarja e shtëpisë quhej Anna- Lisa dhe ishte nga qyteti Eslöv. Më dukej se ajo ishte shumë tërheqëse: me flokët e bardha kaçurrel, me hundën e drejtë, me një të folur të butë në dialektin skonsk. Ishte një njeri i hareshëm; edhe tani ndjej diç të veçantë kur kaloj pranë stacionit Eslöv. Por asnjëherë nuk kam zbritur në atë vend magjepsës.

Kishte aftësi të vizatonte shumë bukur. Ishte mjeshtre për të vizatuar figurat Disney. Unë vizatoja pothuaj vazhdimisht gjatë këtyre viteve, fundi i viteve 30-ta. Gjyshi sillte në shtëpi tuba të bardha letrash aso që përdoreshin nëpër të gjitha dyqanet e asaj kohe, dhe unë i mbushja letrat me seri vizatimesh. Kisha mësuar natyrisht shkronjat në moshën 5-vjeçare. Por shkrimi shkonte ngadalë. Fantazia kërkonte mjete më të shpejta shprehëse. As për të vizatuar nuk e kisha durimin e duhur. Unë e zhvillova një skenografi figurash me trupash në lëvizje të dhunshme dhe dramatikë të rrezikshme, por të padetajuar. Ishin seri vizatimesh që konsumoheshin vetëm nga unë.

Diku kah mesi i viteve të 30-ta kam humbur mu në qendër të Stockholmit. Nëna dhe unë kishim qenë në koncertin e shkollës. Në turmën pranë Shtëpisë së Koncerteve, jam shkëputur nga dora e nënës. Turma e njerëzve më kishte bartur tutje pa u vërejtur ngaqë isha i vogël. Ishte rënë muzgu në sheshin Hötorget. Kam qëndruar aty shumë i shqetësuar. Kishte njerëz gjithandej por ishin të zënë me punët e tyre. Nuk dija kah të drejtohesha. Kjo ishte ndjesia ime e parë për vdekjen.

Pas një çasti paniku fillova të mendoja. Duhet të jetë e mundur kthimi në shtëpi. Absolutisht e mundshme. Ne kishim ardhur me autobus. Kisha qëndruar ulur në gjunjë në ulësen e preferuar duke vështruar jashtë dritares së autobusit. Kishim kaluar nëpër rrugën Drottningsgatan. Tani duhej vetëm të kthehesha rrugës së njëjtë, stacion pas stacioni.

Po shkoja në drejtimin e duhur. Nga rruga e gjatë në këmbë më kujtohet qartë vetëm një episod: arrita tek Norrbro dhe pashë ujin. Trafiku ishte i dendur dhe nuk kisha guxim ta kaloja rrugën. I’u drejtova një burri aty pranë meje, duke i thënë:

“ Këtu ka shumë vetura”. Ai më mori përdore dhe më përcolli derisa kalova rrugën.

Por pastaj ai më la aty. Nuk di përse ai dhe të gjithë të rriturit të panjohur aty, pra nuk di pse mendonin që ishte çdo gjë në rregull që një djalë i vogël ecte vetëm nëpër Stockholm në mbrëmjen e errët. Por kështu ishte. Rruga e mbetur – nëpër Gamla Stan, Slussen dhe nëpër Söder duhet të ketë qenë e ndërlikuar. Mbase shkoja drejt cakut me anë të një kompasi misterioz që kanë qentë dhe pëllumbat e letrave – ata gjithmonë e gjejnë vendin e kërkuar pavarësisht ku i lëshojmë. Nuk më kujtohet asgjë rreth kësaj pjese. Po, që vetëbesimi im rritej vazhdimisht dhe kur arrita në shtëpi isha në një gjendje dehjeje. Gjyshi ishte i qetë. Nëna e thyer kishte qëndruar në polici duke përcjellë vëzhgimet. Nervat e buta të gjyshit nuk e tradhtuan; ai më pranoi i qetë. Ishte i gëzuar kuptohet, por nuk e dramatizonte. Çdo gjë rrodhi mirë dhe natyrshëm.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Babai #Banesa #Fëmijët #Finlanda #Prindërit #Qerim raqi #Qyteti #Tomas transtromer

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarri në fshatrat e Finiqit, Prefektja e Vlorës për Report Tv: Situata është nën kontroll! Nënkryetari i bashkisë: Flakët ishin intensive, por u izoluan falë ndërhyrjes në kohë
  • “Mos votoni kundër fëmijëve tuaj”, gazetari Klevin Muka apel moshës së tretë nga protesta: Dilni në shesh dhe mbroni të ardhmen
  • Finiq/ Zjarri në fshatrat Kostar e Mesopotam rrezikoi banesat, evakuuohen banorët! Ndërhyrja me 3 helikopterë neutralizon flakët! Report Tv sjell PAMJE ME DRON
  • Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë me ujë qendrën e Gramshit, fëmijët i gëzohen ‘shiut’ të verës (VIDEO)
  • Finiq/ Zjarri në fshatrat Kostar e Mesopotam rrezikoi banesat, evakuuohen banorët! Ndërhyrja me 3 helikopterë neutralizon flakët! Report Tv sjell PAMJE ME DRON
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Frikë e madhe te politika nga qytetarët, deputetë të PS gati për dorëheqje”/ Çepa zbulon prapaskenat nga protesta 65-ditore: PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën 27 lexime · 8 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 21 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën! 11 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Paratë e shqiptarëve u shndërruan në jahte e avionë” – Berisha për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Hetimi të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës 10 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Politikë FOTOLAJM/ Revolta e shqiptarëve kundër Ramës! “SPAK heton, Belinda Balluku duhet të përballet me faktet”, mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 63: Rama në burg, Berisha në burg 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Kryeministri e ka trajtuar vendin si plaçkë”/ Këlliçi: Alabar paralajmëroi dështimin për Portin e Durrësit, SPAK të marrë Ramën të pandehur 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by