Ndërmjetësit në Pakistan presin të marrin një propozim të rishikuar iranian për t’i dhënë fund luftës në ditët në vijim, thanë burime pranë ndërmjetësve për CNN. Ky proces është i ngadaltë, shpjegojnë burimet, për shkak të vështirësisë së komunikimit me Udhëheqësin Suprem Mojtaba Khamenei, vendndodhja e të cilit mbahet sekret.
Ndërkohë Emiratet e Bashkuara Arabe do të tërhiqen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) më 1 maj. OPEC është një grup vendesh kryesore prodhuese të naftës që koordinojnë politikat e prodhimit për të ndikuar në furnizimin global me naftë dhe çmimet.
Ky veprim përbën një goditje të madhe për grupin më të madh eksportues të naftës në botë dhe anëtarin e tij kryesor, Arabinë Saudite. OPEC përfaqëson kolektivisht rreth 36% të prodhimit botëror të naftës dhe së bashku kontrollon pothuajse 80% të rezervave të provuara globale.
Nga ana tjetër, Presidenti Donald Trump deklaroi se zyrtarë të lartë të Iranit i kanë konfirmuar se vendi po shkon drejt kolapsit dhe se i kanë kërkuar që SHBA-të të heqin bllokadën në Ngushticën e Hormuzit.
Ditën e djeshme Trump mblodhi këshilltarët e tij për sigurinë kombëtare në një takim që mediat amerikane e kanë konsideruar special për faktin se është zhvilluar në Dhomën e famshme të Situatave, ku zakonisht presidentët ndjekin operacione të veçanta ushtarake.
Arsyeja e mbledhjes kanë qenë porpozimet e fundit që Irani u ka dërguar SHBA-ve në lidhje me një marrëveshje të mundshme për fundin e luftës.
Trump dhe njerëzit e tij janë skeptikë ndaj ofertës së Iranit për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të pezulluar negociatat për programin bërthamor, raporton Wall Street Journal, duke cituar disa burime. Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të negociojë me Teheranin dhe ka të ngjarë të paraqesë përgjigjen dhe kundërpropozimet e saj në ditët në vijim.
Edhe pse oferta iraniane nuk është refuzuar kategorikisht, Trump dhe këshilltarët e tij dyshojnë në veprimin me mirëbesim të Iranit dhe në synimin e Teheranit për t’i dhënë fund pasurimit të uraniumit dhe për t’u angazhuar që të mos zhvillojë armë bërthamore.
Por sipas CNN, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po shkon drejt refuzimit të propozimit të fundit iranian, i shqyrtuar dje së bashku me këshilltarët për sigurinë kombëtare.
Sipas asaj që është mësuar nga burime, CNN thotë se Trump druhet se do të dobësonte pozicionin e SHBA-ve në negociata nëse pranon të bjerë dakord për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe të shtyjë për bisedime të mëvonshme arritjen e një marrëveshjeje për programin bërthamor, siç propozon Teherani.
Presidenti Donald Trump po luhatet mes mundësisë së sulmeve të reja ushtarake kundër Iranit dhe pritjes që strategjia e “presionit maksimal” ekonomik ta detyrojë Teheranin të negociojë për programin bërthamor. Kështu raporton Axios, duke cituar pesë këshilltarë që kanë folur me kreun e Shtëpisë së Bardhë. Sipas faqes amerikane të lajmeve, konflikti me Republikën Islamike ka hyrë në një fazë bllokimi me tipare të ngjashme me një “Luftë të Ftohtë”, mes sanksioneve financiare, bllokadave detare dhe negociatave ende të largëta, ndërkohë që rreziku i një përshkallëzimi ushtarak mbetet i lartë.
Disa zyrtarë amerikanë, të cituar nga Axios, kanë bërë të ditur se në Uashington po rritet shqetësimi për përfshirjen e mundshme të Shteteve të Bashkuara në një konflikt “të ngrirë”, pa luftë të hapur por edhe pa marrëveshje. Në këtë skenar, forcat amerikane do të mbeteshin të dislokuara në rajon për muaj të tërë, me Ngushticën e Hormuzit të mbyllur, ndërsa të dyja palët do të vazhdonin të prisnin një lëvizje nga kundërshtari.
Lajmi në përditësim…
IDF: Dy tunele të Hezbollahut u shkatërruan në Libanin jugor

Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se kanë lokalizuar dhe shkatërruar dy tunele kryesore të Hezbollahut në qytetin jugor libanez Qantara, të cilat ata pretendojnë se janë ndërtuar nga grupi terrorist nën “udhëzimin e drejtpërdrejtë” të Iranit.
Sipas ushtrisë, tunelet u ndërtuan gjatë një dekade, duke arritur thellësi prej afërsisht 25 metrash, dhe u “financuan nga regjimi terrorist iranian dhe si pjesë e planit të Hezbollahut për të pushtuar Galilenë”.
Dy tunelet, të vendosura ngjitur me njëri-tjetrin, por jo të lidhura, shtrihen në një gjatësi totale prej afërsisht dy kilometrash, duke përfaqësuar një nga sistemet më të gjata nëntokësore të zbuluara deri më tani nga ushtria në Libanin jugor.
Irani: Nëse armiku ndërmerr veprime të reja, do të përballet me skenarë të rinj

Një zëdhënës ushtarak iranian tha se, “jemi ende në një situatë lufte dhe ndaj ka monitorim dhe mbikëqyrje të vazhdueshme”.
“Nëse armiku ndërmerr veprime të reja, ai do të përballet me mjete, metoda dhe skenarë të rinj”, tha zëdhënësi, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars.
Trump kritikon Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin, nuk është rastësi që Gjermania po shkon kaq keq

Foto: Friedrich Merz dhe Donald Trump
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i është përgjigjur ashpër kritikave të kancelarit gjerman Friedrich Merz për mënyrën se si e ka trajtuar luftën kundër Iranit.
“Kancelari gjerman Friedrich Merz mendon se është e drejtë që Irani të ketë një armë bërthamore. Ai nuk e di për çfarë po flet! Nëse Irani do të kishte një armë bërthamore, e gjithë bota do të mbahej peng. Po bëj diçka me Iranin, tani për tani, që kombet e tjera, ose presidentët, duhet ta kishin bërë shumë kohë më parë. Nuk është çudi që Gjermania po shkon kaq keq, si ekonomikisht ashtu edhe ndryshe!” shkroi Trump në X.
CNN: Teherani do të paraqesë një propozim të ri paqeje

Foto: Flamuri iranian
Ndërmjetësit në Pakistan presin të marrin një propozim të rishikuar iranian për t’i dhënë fund luftës në ditët në vijim, thanë burime për CNN. Sipas burimeve, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Aragchi do të kthehej sot në Teheran pas një vizite në Rusi dhe pritet të konsultohet me udhëheqësit e regjimit.
Ky proces është i ngadaltë, shpjegojnë burimet, për shkak të vështirësisë së komunikimit me Udhëheqësin Suprem Mojtaba Khamenei, vendndodhja e të cilit mbahet sekret. Trump ka lënë të kuptohet se nuk do ta pranonte versionin e propozimit iranian të paraqitur gjatë fundjavës, i cili bënte thirrje për përfundimin e luftës si opsionin e parë dhe zgjidhjen e çështjeve më të mprehta që lidhen me programin bërthamor të Iranit në një fazë të mëvonshme.
Burimet thanë se procesi është në vazhdim dhe në zhvillim e sipër, dhe shumë do të varet nëse Irani paraqet një propozim të rishikuar më të pranueshëm për Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarët e Bagdadit pas vendimit të Emirateve të Bashkuara Arabe: Iraku nuk ka ndërmend të largohet nga OPEC-u
Iraku nuk ka ndërmend të largohet nga OPEC ose OPEC+, i thanë Reuters dy zyrtarë irakianë.
Ata thanë se vendi po mbështet një organizatë të fortë për të siguruar çmime të qëndrueshme dhe të arsyeshme të naftës.
Kjo deklaratë e tyre vjen pasi Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan më herët sot se do të largoheshin nga grupi i prodhuesve të naftës, i cili përfshin gjithashtu Katarin, Arabinë Saudite dhe Kuvajtin.
Zëdhënësi i ushtrisë iraniane: Lufta ende nuk ka mbaruar!

Ndërkohë që armëpushimi mes SHBA-së e Izraelit dhe Iranit mbetet në fuqi, Teherani nuk e konsideron luftën të mbaruar, theksoi një zëdhënës ushtarak iranian në një deklaratë për televizionin shtetëror, të bërë menjëherë pas postimit të fundit të Donald Trump në rrjetet sociale.
“Situata ende konsiderohet si kohë lufte dhe baza e të dhënave, e objektivave dhe pajisjeve të forcave është përditësuar”, tha zëdhënësi i ushtrisë iraniane.
Megjithatë, duke iu referuar situatës në Ngushticën e Hormuzit, zëdhënësi zbuloi gjithashtu një ndarje të kontrollit midis njësive ushtarake të Iranit, të cilat përfshijnë trupat konvencionale dhe Gardën Revolucionare.
Ai tha se pjesa perëndimore e ngushticës menaxhohet nga Garda Revolucionare dhe pjesa lindore nga ushtria e rregullt e Republikës Islamike.
Donald Trump ka pohuar vazhdimisht se regjimi i Iranit është i përçarë nga brenda dhe nuk është e qartë se kush e kontrollon.
Mbledhja e parë e udhëheqësve të vendeve të Gjirit që nga nisja e luftës në Iran, Princi i Kurorës Saudite kryeson takimin
Udhëheqësit e katër vendeve të Gjirit janë mbledhur sot në Xheda për takimin e parë ballë për ballë të udhëheqësve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, që nga fillimi i luftës.
Sipas mediave të huaja, Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, i fotografuar në të djathtë me Emirin e Katarit, kryesoi takimin.
Mediat shtetërore saudite thanë se në samit u diskutuan “tema dhe çështje që lidhen me zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe koordinimi i përpjekjeve në lidhje me to”.
Një zyrtar i Gjirit i tha Reuters se takimi ishte në terma të thjeshtë për të gjetur një përgjigje ndaj mijëra sulmeve iraniane me raketa dhe dronë ndaj shteteve të Gjirit që nga fillimi i luftës.
Trump: Irani na ka informuar se është në gjendje kolapsi për shkak të bllokadës amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti Donald Trump pretendon se Irani ndodhet në gjendje kolapsi për shkak të goditje së ekonomisë iraniane nga bllokada amerikane në Ngushticën e Hormuzit.
Postimi i plotë i Donald Trump:
“Irani sapo na ka informuar se ndodhet në një ‘gjendje kolapsi’. Ata duan që ne ta ‘hapim Ngushticën e Hormuzit’ sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa përpiqen të zgjidhin situatën e tyre të udhëheqjes (gjë që besoj se do të arrijnë ta bëjnë!). Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!
Presidenti DONALD J. TRUMP.”
Zbehja e shpresave për paqe të përhershme në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës në tregjet globale rritet në nivelin më të lartë në tre javë
Ndërsa shpresat për bisedime të reja paqeje, po zbehen vazhdimisht, çmimi i naftës vazhdon të rritet në tregjet ndërkombëtare.
Sipas mediave të huaja, çmimi referues për një fuçi nafte të papërpunuar Brent, është tani në nivelin më të lartë tre-javor prej 111 dollarësh.
Një nivel i tillë u pa për herë të fundit më 7 prill, përpara se të shpallej armëpushimi i përkohshëm mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit.
Para shpërthimit të luftës, nafta kushtonte rreth 72 dollarë për fuçi. Në Mbretërinë e Bashkuar u rritën gjithashtu çmimet me shumicë të gazit, me më shumë se 1%.
Këto rritje çmimesh ndikojnë në faturat e energjisë dhe koston e mallrave në të gjithë ekonominë globale.
Vendimi, nga 1 maji Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do të jenë më pjesë e OPEC

Emiratet e Bashkuara Arabe do të tërhiqen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) më 1 maj.
“Ky vendim përputhet me vizionin afatgjatë strategjik dhe ekonomik të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe zhvillimin e sektorit të tyre të energjisë, përfshirë përshpejtimin e investimeve në prodhimin vendas të energjisë,” thuhet në deklaratë.
OPEC është një grup vendesh kryesore prodhuese të naftës që koordinojnë politikat e prodhimit për të ndikuar në furnizimin global me naftë dhe çmimet.
Ky veprim përbën një goditje të madhe për grupin më të madh eksportues të naftës në botë dhe anëtarin e tij kryesor, Arabinë Saudite. OPEC përfaqëson kolektivisht rreth 36% të prodhimit botëror të naftës dhe së bashku kontrollon pothuajse 80% të rezervave të provuara globale.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kërkuar prej kohësh kuota më të larta prodhimi nga OPEC, duke reflektuar përpjekjet e tyre për të zgjeruar kapacitetin shumë përtej niveleve të caktuara nga karteli.
OPEC u themelua në vitin 1960 nga Arabia Saudite, Irani, Iraku, Venezuela dhe Kuvajti. Emiratet e Bashkuara Arabe iu bashkuan shtatë vjet më vonë.
Mediat: JD Vance i shqetësuar sesi Pentagoni ka trajtuar luftën me Iranin

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance ka shprehur privatisht shqetësime serioze në lidhje me mënyrën se si Pentagoni i udhëhequr nga Pete Hegseth, e ka trajtuar luftën kundër Iranit. Gazeta Atlantic e raporton këtë, duke cituar dy zyrtarë të lartë të administratës amerikane.
Vance thuhet se është skeptik ndaj informacionit të dhënë nga Pentagoni mbi luftën. Vance gjithashtu i ka ndarë shqetësimet e tij Presidentit Donald Trump në lidhje me rezervat aktuale të sistemeve të caktuara raketore. Shqetësimet, vazhdon gazeta Atlantic, “janë personale dhe nuk përbëjnë një akuzë” kundër Hegseth ose Gjeneralit Dan Caine, kryetarit të Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, për dhënien e informacionit mashtrues presidentit.
Zëdhënësi i Pentagonit Sean Parnell mohoi ekzistencën e ndonjë konflikti të brendshëm. Ai i tha Daily Beast se “Sekretari Hegseth dhe Zëvendëspresidenti Vance kanë një marrëdhënie të shkëlqyer pune, të bazuar në respekt të thellë të ndërsjellë dhe harmoni. Brenda ekipit të sigurisë kombëtare të Presidentit Trump, angazhimi rigoroz dhe pyetjet e mprehta janë pikërisht ajo që bëjnë profesionistët për të marrë rezultate. Është punë ekipore e përgjegjshme dhe e nivelit të lartë.”
Irani: SHBA e di që nuk duam një bombë bërthamore, duam vetëm energji bërthamore për qëllime paqësore

Shtetet e Bashkuara e dinë që Irani nuk dëshiron armë bërthamore, por nuk mund ta pranojnë lirinë e zgjedhjes së Teheranit. “Ata i thonë ‘jo’ energjisë bërthamore, ndërsa shtatëdhjetë vjet më parë amerikanët inkurajuan një Iran bërthamor”, kujtoi zëvendëszëdhënësi i Presidencës, Seyyed Mehdi Tabatabai, në emisionin X. “Ata e dinë që Irani dëshiron energji bërthamore vetëm për qëllime paqësore. Pra, ata nuk kanë problem me një Iran bërthamor, por nuk mund të tolerojnë një Iran të pavarur. Ky qëndrim është i dukshëm në komentet e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së dje”, theksoi ai.



