Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ndalohen tre të dyshuar në Ferizaj për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Aktualitet

Ndalohen tre të dyshuar në Ferizaj për keqpërdorim të detyrës zyrtare

• 28 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka nisur hetimet ndaj tre personave të dyshuar, të cilët, pas zbatimit të një urdhri kontrolli, janë ndaluar për 48 orë.

Sipas njoftimit, vendimi për fillimin e hetimeve është marrë nga Prokurori i Shtetit i Departamentit të Krimeve të Rënda, ndërsa në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj është realizuar kontroll në shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të të pandehurve.

“Është zbatuar një urdhër kontroll në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të të pandehurve në këtë rast, të cilët më pas janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të dyshuarit po hetohen për veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje në ndihmë”, “Falsifikimi i dokumenteve” në bashkëkryerje dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, sipas neneve përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në njoftim është trajtuar edhe çështja e mbrojtjes ligjore, ku Prokuroria ka bërë të ditur se dy nga të pandehurit nuk kishin autorizuar avokat, ndaj është iniciuar procedura për caktim të mbrojtësve sipas detyrës zyrtare.

“Dy të pandehurit në këtë rast nuk kanë autorizuar avokat dhe me urdhër verbal të prokurorit është autorizuar shefi i hetimeve të NJHKEK- në Ferizaj, që të njoftoj Odën e Avokatëve të Kosovës, për dërgimin e dy avokatëve sipas detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka deklaruar se Zyra koordinuese e Odës së Avokatëve të Kosovës në Prishtinë ka kërkuar fillimisht emrat e të pandehurve dhe veprat penale për të cilat dyshohen, para se të dërgojë avokatët mbrojtës.

“Zyra koordinuese… fillimisht ka kërkuar që t’i ipen emrat e të pandehurve dhe veprat penale për cilat dyshohen e pastaj të dërgojnë avokatët”, thuhet më tej.

Sipas Prokurorisë, Prokurori i Shtetit i ka njoftuar për pasojat e moszbatimit të kërkesës së organeve të rendit, duke vlerësuar se vonesat e tilla “paraqesin pengesa në zbatimin e procedurës hetimore”. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Nisin ndëshkimet e sezonit veror! Pushuesit po laheshin në det, Jet Ski-a i afrohet shumë pranë, gjobitet drejtuesi i mjetit lundrues

Aktualitet

Partneriteti BE-SHBA dhe roli i pazëvendësueshëm i NATO-s në sigurinë Euro-Atlantike

Tags: #Ferizaj #Ferizaj lokale #Njoftim #Policia e kosovës #prishtine #Prokuroria themelore në ferizaj #Vendimi #Veprat penale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Nisin ndëshkimet e sezonit veror! Pushuesit po laheshin në det, Jet Ski-a i afrohet shumë pranë, gjobitet drejtuesi i mjetit lundrues
  • Partneriteti BE-SHBA dhe roli i pazëvendësueshëm i NATO-s në sigurinë Euro-Atlantike
  • Aksident në rreth-rrotullimin e Kolonjës, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset një grua
  • Ministri Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë, takime me drejtues të lartë, zbulohet agjenda
  • Plagosje me thikë në Lushnje, 17-vjeçari qëllon dy herë një 42-vjeçar pas një debati
Nga të njëjtat tag-e
  • Nuk ka miratim nga Kongresi, Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy
  • Sulo përplaset ashpër me Dudushin në “Top Story”: PD-ja e hëngri, i’u mor vula/ Gazetari: A nuk ishin bashkëpunëtorët që ia morën?!
  • Terapi hormonale për transgjinorët/ Udhëzimi i ri në shëndetësi, QSUT do të ofrojë për herë të parë trajtim hormonal
  • Ndërron jetë 17-vjeçari i cili u plagos aksidentalisht me armë zjarri nga shoku, që prej së dielës ndodhej në spital
  • Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ulen nafta dhe benzina
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Aksident në rreth-rrotullimin e Kolonjës, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset një grua 5 lexime · 31 minuta më parë
  2. 02
    Aktualitet Lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës 4 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Zjarr pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin, zona me pisha përfshihet nga flakët 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, pësojnë sërish ulje nafta dhe benzina 3 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet U kapën duke transportuar 5 kilogramë kokainë me një furgon/ Arrestohen tre të rinjtë shqiptarë në Itali, i sekuestrohen mbi 6 mijë euro cash 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Botë Iranian apo rus? Ky është droni i ri i përdorur nga Kremlini, që alarmoi Evropën pas shpërthimit të tij në Rumani 3 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Nisin ndëshkimet e sezonit veror! Pushuesit po laheshin në det, Jet Ski-a i afrohet shumë pranë, gjobitet drejtuesi i mjetit lundrues

Një rast shkeljeje është konstatuar në jug të vendit duke rrezikuar jetën e pushuesve, tashmë që sezoni veror…

• 57 sekonda më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Partneriteti BE-SHBA dhe roli i pazëvendësueshëm i NATO-s në sigurinë Euro-Atlantike

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, organizoi në Tiranë Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë me temë “Partneriteti BE–SHBA dhe…

• 57 sekonda më parë • 3 min lexim
Aktualitet

Aksident në rreth-rrotullimin e Kolonjës, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset një grua

Një aksident ka ndodhur në rreth-rrotullimin e Kolonjës mëngjesin e sotëm. Një makinë tip “Audi” ka dalë nga…

• 31 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by