Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. A ka meritokraci në politikën shqiptare?
Aktualitet

A ka meritokraci në politikën shqiptare?

• 29 Prill, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Andi Mustafaj

Është një nga pyetjet më të shpeshta që u bëhet politikanëve dhe që merr një prej përgjigjeve më të shpejta prej tyre, gati instinktive, nga ato që në fakt tregojnë një mungesë të thellë mendimi.

Jo – thonë të gjithë – nuk ka meritokraci në politikën shqiptare. Me bindje, me emra, jepen shembuj njerëzish të ditur që janë anashkaluar, njerëz me vlera që janë harruar. Përballë jepen emra të cilët, sipas tyre, nuk e meritojnë promovimin e tyre politik.

Deri dje, deri diku edhe unë mendoja se në politikën shqiptare nuk ka meritokraci. Pastaj u njoha me librin e Pëllumb Nakos, Indi social i Shqipërisë, leximin e të cilit ia këshilloj çdo personi që kërkon të kuptojë fenomenet që përshkojnë shoqërinë tonë.

Ndër vite jam munduar të zhvilloj idenë se në Shqipëri ekziston një hendek midis shtetit formal dhe shtetit real, shtetit në letrat zyrtare dhe atij brenda të cilit ne jetojmë. Këtë dallim e kisha analizuar duke u nisur nga pasojat e sistemit komunist në shoqërinë tonë dhe në veçanti në marrëdhënien që kjo e fundit ushqen me shtetin apo administratën.

Pëllumb Nako e ka çuar analizën shumë më larg duke zhvilluar një teori të plotë, që shpjegon ndërveprimin e trupit social me gjënë publike dhe me atë private. Ai e ndjek rrënjën nëpër çdo sistem politik që ka prekur Shqipërinë, deri tek Perandoria Osmane dhe marrëdhënia e saj me të drejtën zakonore, me prevalencën e marrëdhënieve private për të rregulluar atë që në fakt duhet të ishin çështje publike të përbashkëta. Gati në çdo kohë, vendi ynë ka njohur një sistem dual: dy sisteme vlerësimi që jetojnë bashkë, shpesh pa e ditur njëri për tjetrin.

Read more (Private):Pas shpimeve për studimin e tokës, zbulohet prani gazi në Hidrovorin e Akërnisë, vendosen tabela paralajmëruese (VIDEO)

Kjo teori ndihmon, e vetme, për të kuptuar dhe shpjeguar një numër të madh keqfunksionimesh dhe keqkuptimesh që ekzistojnë sot në Shqipëri. Një prej tyre është pikërisht keqkuptimi mbi ekzistencën apo jo të meritokracisë në politikën shqiptare.

Kur pyetet “a ka meritokraci?”, pyetjes i jepet automatikisht kuptimi që shteti i shtyrë nga presioni i mimetizmit me perëndimin, është munduar të imponojë nëpërmjet ligjeve dhe akteve të tjera publike: ngjitja hierarkike mbi bazën e arritjeve profesionale, akademike, teknike. Ky është përkufizimi i Shqipërisë formale.

Sigurisht, kur pyetja shtrohet në një rrafsh, atë të Shqipërisë formale, dhe përgjigjet në një tjetër, atë të Shqipërisë reale, përgjigja e vetme është krijimi dhe ushqimi i një keqkuptimi të përhershëm.

Në Shqipërinë reale, siç e ka përshkruar në mënyrë të shkëlqyer Pëllumb Nako, të frymëzuar thellë nga e drejta zakonore, nga funksionimi klanik, nga prevalenca shekullore e marrëdhënieve private mbi ato publike, merita njihet. Por njihet me kritere të tjera.

Read more (Perandoria osmane):Fushatat e Xhon Kantakuzenit kundër shqiptarëve

Sistemi i vlerësimit nuk është i njëjtë. Ajo që një person duhet të tregojë që të vlerësohet dhe të meritojë njohjen nëpërmjet promovimit është besnikëria ndaj një apo disa personave, sakrifica për familjen e vet, mos vënia në dyshim e piramidës hierarkike, zbatimi i urdhrave. Është sistem i qëndrueshëm, i trashëguar, i internalizuar gjatë shekujve.

Pra, përgjigja e vërtetë është një paradoks: në politikën shqiptare ka meritokraci të plotë, por përkufizimi i meritokracisë krijon një thyerje midis asaj që duam të jetë dhe asaj që është në të vërtetë.

Merita nuk matet me diplomë apo ekspertizë, matet me besnikëri dhe angazhim. Kur dikush ankohet se “promovuan të paditurin”, ai në fakt po thotë: “Sistemi i vlerësimit që po zbatohet nuk është ai që unë mendoj se duhet zbatuar”. Dhe ka të drejtë, por duhet ta emërtojë saktë.

Këtë emërtim të saktë, sot shumica e qytetarëve e kanë të pamundur sepse ky vlerësim ndodh në subkoshiencën e tyre. Njerëzit nuk zgjedhin me vetëdije të vlerësojnë besnikërinë ndaj një personi mbi kompetencën apo besnikërinë ndaj një kauze. Thjesht e bëjnë, sepse sistemi i brendshëm i vlerave ka rrënjë shumë më të thella se çdo ligj i shkruar pas vitit 1991. Edhe ata që ankojnë mungesën e meritokracisë, nuk e kuptojnë se vendimmarrja e tyre zbaton pikërisht atë sistem që kritikojnë te të tjerët.

Read more (Ushqimi):FAFA Resort – Pushime që nisin me një zgjedhje të duhur

Çfarë duhet bërë? Puna e parë dhe më e vështira është ndërgjegjësimi. Duhet ta kuptojmë dhe ta emërtojmë realitetin ashtu siç është, pa turp dhe pa iluzione. Pastaj duhet të punojmë për të njehsuar në mënyrë progresive përkufizimin e meritokracisë, duke zhvendosur forcën e rëndesës nga Shqipëria reale drejt asaj formale.

Meritokracia në politikë duhet të matet, së pari, sidomos në kushtet e regjimit autokratik në të cilin ndodhemi nga aftësia për të fituar mbështetje popullore, për të lexuar terrenin, për të bindur dhe mobilizuar.

Kjo qasje duhet të shoqërohet me një ndarje efektive të burimeve njerëzore: funksionari i shkëlqyer të jetë drejtor i përgjithshëm, jo kandidat për deputet; besnikëria e thellë të shpërblehet me role të brendshme, jo me platformë publike; secili në vendin ku “merita” e tij, me çfarëdo kuptimi, prodhon më shumë.

Kjo është një nga detyrat më të vështira që na pret në ndërtimin e një strukture fituese: të mësojmë të flasim gjuhën e Shqipërisë reale, ndërkohë që punojmë pa pushim për të ndërtuar Shqipërinë formale. /Artikull shkruar në kuadër të Laboratorit të Ideve të Departamentit “Brain Gain”/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Andi mustafaj #Perandoria osmane #Private #Shqiperia #Ushqimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kërkohet dorëheqja e Ramës”/ DW: Shqipëria po mban protestën më masive kundër qeverive në dekadat e fundit
  • Pamje me dron – Si u rrethua Kryeministria në pak minuta nga ‘uragani’ i qytetarëve, mbi 150 mijë shqiptarë në shesh për dorëheqjen e Ramës
  • “Shqipëria ka zot dhe për të luftojmë ne”/ Mjeku Ermal Pashaj në protestën kundër Ramës, thirrje kolegëve: Bashkohuni këtu! Shkrepat e shqipeve janë mbledhur në shërbim të vendit
  • LIVE- Historike! Protestë e përmasave të mëdha në Tiranë/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Rama jep dorëheqjen! Protestuesja: Koha për një klasë të re politike, të papërlyer. Se kush do shkojë në burg…
  • “Algoritmet i kontrollon vetë Rama, konflikti me protestuesit është real”/ Lubonja: Kërkohet dorëheqja e tij. Të marrë fund koha kur jepet Shqipëria për të sunduar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë ‘Berisha në burg’/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në sheshe e rrugë: Janë opozitë e opozitës, duan të ndihmojnë Ramën 21 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Politikë Revoltat masive mbushën Bulevardin plot me qytetarë për 20 ditë, Rama: E ka fajin algoritmi që s’do qetësinë dhe arsyen! 19 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama do e dorëzojë Ballukun”/ Havari: Halli i tij i vetëm është burgu, ka gjendje të rënduar shpirtërore 17 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Sociale Përfundon rruga e Darëzezës/ Rama: Aks i dobishëm për zonën dhe vizitorët që zgjedhin vijën bregdetare (VIDEO) 16 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 15 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 14 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by