SPAK ka dhënë pretencën për një nga fraksionet e dosjes së njohur “Revanshi”, një hetim i gjerë që lidhet me veprimtarinë e disa grupeve të strukturuara kriminale në vend ku në total janë kërkuar 127 vite burg e 6 muaj për 12 të pandehur.
Hetimet, të bazuara edhe në komunikimet e zbërthyera nga aplikacioni i koduar SKY ECC, kanë çuar në ngritjen e akuzave për “sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjeve”, “grup të strukturuar kriminal”. Çështja është trajtuar me gjykim të shkurtuar.
Read more (spak):Dosja “SASPAC”, SPAK paraqet prova të reja për të pandehurit. Shtyhet seanca, avokatët kërkojnë kohë
Për Astrit Avdylin është kërkuar dënimi me 15 vite burg, i cili reduktohet në 10 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për të pandehurin Emiljano Shullazi u kërkuan 15 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbresin 10 vite. Për Naim Stafukën u kërkuan 9 vite burg me gjykim të shkurtuar në 6 vite burg dhe për Blerim Abazin 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj burg.
Lajm në përditësim…





