Greqi –Vrasja e një 42-vjeçari shqiptar një ditë më parë në zonën e Bournias, në rajonin e Messinia mbetet ende një mister për autoritetet greke. Teksa tre persona janë marrë në pyetje, policia bën me dije se arma e krimit (çifte) nuk është gjetur ende.
Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, shkruajnë mediat fqinje.
Hetuesit po mbledhin prova materiale, si dhe po verifikojnë pamjet e kamerave të sigurisë nga bizneset përreth, me qëllim identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të krimit. Sipas tyre nuk përjashtohet mundësia që viktima të ketë pasur ndonjë konflikt me pronarin ose ndonjë punonjës tjetër.
Trupi i pajetë i shqiptarit u zbulua në një stallë nga një çift që e kishte strehuar përkohësisht viktimën, një 47-vjeçar shqiptar dhe një grua greke 50-vjeçare.



