Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ristani mbledh strukturat, njofton aksionin për sigurinë ndaj zjarrit: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga Bashkia e Tiranës
Aktualitet

Ristani mbledh strukturat, njofton aksionin për sigurinë ndaj zjarrit: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga Bashkia e Tiranës

• 29 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, zhvilloi një takim me strukturat e emergjencave, Policisë Bashkiake dhe të shërbimit zjarrfikës, në kuadër të planit të masave pas zjarrit që ra te pallati në zonën e “Farmacisë 10”, ku u dogjën 71 apartamente.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim, Ristani vlerësoi reagimin e koordinuar të të gjitha strukturave, duke theksuar se ndërhyrja në kohë bëri të mundur evakuimin e banorëve pa pasoja në jetë njerëzish.

“Arsyeja për takimin ka disa qëllime, në radhë të pare, për të falenderuar të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në ndërhyrjen emergjente të zjarrit që ra te pallati te Rruga e Dibrës. Lajm i mirë dhe që do vijojmë ta përsërisim është që për fat të mirë nuk kemi pasur asnjë dëm në njerëz dhe kjo është falë ndërhyrjes tuaj, falë punës që keni bërë të gjithë në koordinim, që nga skuadra jonë e emergjencës që kanë kontaktuar me njerëzit deri te zjarrfikëset, si dhe Policia Bashkiake që ka ndihmuar me qarkullimin dhe pastaj e gjithë pjesa e administratës që ndihmoi për të gjetur një zgjidhje për strehimin e familjeve, që nuk është gjithashtu një punë e lehtë”, tha Ristani.

Read more (zjarr):Një burrë i armatosur hap zjarr në dy vende në qendër të Athinës – disa persona të plagosur

Më tej, Kryetarja e komanduar njoftoi nisjen e një procesi të zgjeruar kontrolli për masat e sigurisë kundër zjarrit në ndërtesat që janë pajisur me leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë, por që nuk kanë kaluar më pas në filtrat e plotë të verifikimit.

“Nga sa kemi parë nga procesi jonë i ndjekjes së punës për ato objekte të cilat, si ai i pallatit që u dogj, dalin jashtë filtrit të kontrolleve të Bashkisë për një mijë arsye të legjislacioneve, arsyetimeve se si funksionojnë objektet që dalin jashtë kuadrit të kontrollit të strukturave të Bashkisë. Me diskutimet që kemi pasur në Këshillin Bashkiak, por edhe për t’iu përgjigjur merakut që kanë qytetarët për banesat ku jetojnë, për t’u krijuar siguri, për të thënë që ne pjesën tonë të punës apo të kuadrit tonë e kemi të ezauruar, ajo që kam vendosur është që të fillojmë menjëherë një kontroll njësoj siç do ta bënim për sa i përket sigurisë së zjarrit për të gjitha objektet, lejet e të cilave janë lëshuar nga institucioni i Bashkisë Tiranë”, njoftoi Anuela Ristani.

Më tej, ajo sqaroi se “për të gjithë ato objekte që nuk kanë pasur mundësi strukturat e Bashkisë të shohin dhe të ndjekin projektin e tyre në faza të avancuara dhe kanë kaluar në kanale të tjera apo dhe nuk i kanë kaluar kanalet e tjera të licencimit dhe të marrjes së certifikatës së objektit, kontrollet do të ndodhin sikur të kishte kaluar”.

Read more (Policia):Mjet i dyshimtë para Kuvendit, policia në vendngjarje

“Kontrolli për sa i përket sigurisë kundër zjarrit do të bëhet njësoj siç do të bëhej në një objekt që do të kërkonte pastaj certifikatën e përdorimit dhe të gjithë kolaudimin dhe që do të shkonte në një rrugë normale”, u shpreh Ristani.

Në vijim, Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës sqaroi gjithashtu se aktualisht kontrollet e sigurisë kundër zjarrit fokusohen kryesisht te subjektet tregtare, kurse për banesat, një rol kyç mbetet ai i administratorëve, të cilët duhet të garantojnë mirëmbajtjen dhe respektimin e kushteve të sigurisë.

Read more (Siguri):Hormuzi i mbyllur/ 2400 marinarë të bllokuar, tensionet rrisin më tej çmimet e hidrokarbureve

“Kontrolli jonë i sigurisë kundër zjarrit bëhet për subjektet tregtare, por nuk bëhet për banesat. Këtu futet shumë në veprim roli i administratorit. Strukturat e bashkisë që janë në kontakt me administratorët që në procesin e licensimit të administratorëve, por edhe të edukimit të tyre, kjo përgjegjësi duhet që të mirëmbahet nga ata”, sqaroi Ristani.

Në mbyllje, ajo bëri të ditur se gjetjet nga kontrollet do të raportohen në të gjitha nivelet institucionale, me qëllim marrjen e masave përkatëse.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #anuela ristani #bashkia tirane #Policia #policia bashkiake #Siguri #Tirane #zjarr #zjarrfikese

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)
  • Ndryshon numri i Shërbimit të Klientit të IdentiTek, ja ku mund të telefonojnë qytetarët për shërbimet e pasaportave dhe kartave të identitetit
  • Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)
  • Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)
  • Objektet e ndërtuara përgjatë kanalit të Naunkës, bashkia Vlorë dhe policia bashkiake në aksion për lirimin e hapësirës (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave! 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 11 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, protestuesi: S’duam më të paprekshëm para ligjit! Ndryshimi është në këtë shesh 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by