
Nis seanca e parë për një nga fraksionet e operacionit të koduar “Revanshi” me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozëik, Henerigert Mitri, Marklen Haka, Altin Morina, Jozi Kraja, Durim Bami, Oltion Zefi.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se në sallë i pranishëm ishte vetëm i pandehuri Jozi Kraja. Ky i fundit i qëndron kërkesës për zhvillimin e procesit me gjykim të shkurtuar.
Aldo Avdyli ka paraqitur deklaratë që të përfaqësohet nga avokati Dritan Jahja, i cili nuk është i pranishëm.
Oltion Zefi nuk është i pranishëm, po ashtu mungon edhe avokati i tij Elis Bilali.
Henerigert Mitri nuk merr pjesë në seancë, i pranishëm avokati i tij Ardian Leka.
Read more (Vendimi):Serbia strehë për aleatët e Putinit
Mariglen Haka nuk është i pranishëm i pranishëm avokati i tij Erjon Kullolli.
Altin Mornia nuk është i pranishëm mungon edhe avokati i tij për arsye shëndetësore.
Durim Bami nuk është i pranishëm dhe përfaqësohet nga Ilir Murati i cili është i pranishëm. Po ashtu i qëndron gjykimit të shkurtuar.
Gjergj Mihasi, babi i Erigers Mihasit i thirrur në cilësinë e viktimës së veprës penale, kërkoi që të mos marrë më pjesë në seanca për shkak të problemeve shëndetësore dhe tha se kishte besim tek vendimi i gjykatës.
Read more (spak):SPAK dërgoi për gjykim punonjës të Policisë Rrugore, dy prej tyre dënohen, Roven Zeka shpallet i pafajshëm
SPAK në kushtet kur mungojnë disa të pandehur dhe mbrojtësit e tyre të shtyhet kjo seancë gjyqësore dhe të konsiderohen të njoftuar të gjitha viktimat e veprës penale pasi janë ezauruar rrugët ligjore për njoftim.
Gjykata urdhëron të bëhet shoqërimi i personave të dyshuar që janë të arrestuar.
Po ashtu pezullohen afatet e paraburgimit për të arrestuarit.
Seanca e ardhshme në datën 6 maj ora 11:00.