Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Serbia strehë për aleatët e Putinit
Aktualitet

Serbia strehë për aleatët e Putinit

• 29 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Qeveria e Serbisë ka tërhequr vëmendje të madhe pas dhënies dhe më pas anulimit të shpejtë të shtetësisë për Jakub Zakriev, nipin e liderit çeçen Ramzan Kadyrov dhe një person të afërt me rrethin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Vendimi fillimisht u justifikua me “interesin e Republikës së Serbisë”, por pa sqaruar se cili ishte konkretisht ai interes.

Vetëm pak ditë pas publikimit të lajmit në media, autoritetet serbe e anuluan vendimin, duke e klasifikuar rastin si potencialisht të rrezikshëm për sigurinë kombëtare.

Read more (Vladimir putin):Popullariteti i Putinit bie për të shtatën javë radhazi, më i ulëti që nga pushtimi i Ukrainës

Kjo kthesë e shpejtë ka ngritur pyetje mbi kriteret dhe transparencën e procesit të dhënies së shtetësisë, shkruan nova.rs.

Sipas dokumenteve zyrtare, anulimi u bë duke u bazuar në dispozitat ligjore që lejojnë revokimin e një vendimi kur ekziston rrezik për rendin publik, sigurinë ose shëndetin e qytetarëve. Kjo situatë ka nxjerrë në pah kontradiktat brenda vetë institucioneve shtetërore.

Zakrev, i cili kishte lidhje të hershme me strukturat ekonomike të afërta me Kremlinin, aktualisht është i përfshirë në menaxhimin e degës ruse të kompanisë “Danone”, pas ndryshimeve të urdhëruara nga autoritetet ruse në bizneset e huaja në vend.

Read more (Vendimi):Burg të përjetshëm për Denis Asanov nga Shtipi, vrau 79-vjeçaren në mënyrë monstruoze

Rasti i tij nuk është i izoluar. Sipas raportimeve, në vitet e fundit një numër i madh qytetarësh rusë, përfshirë biznesmenë dhe zyrtarë të lidhur me Kremlinin, kanë marrë shtetësinë serbe, shpesh në rrethana të paqarta për publikun.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për këtë praktikë, duke paralajmëruar se dhënia e pasaportave serbe për shtetas rusë mund të përbëjë rrezik sigurie për zonën Shengen, pasi ajo u lejon atyre lëvizje pa viza në territorin e BE-së.

Read more (Bashkimi evropian):Kryeministri i ri i Hungarisë, ofron takim me presidentin e Ukrainës në qershor

Brukseli ka kërkuar që Serbia të forcojë kontrollet e sigurisë dhe të harmonizojë plotësisht politikën e saj të vizave me atë të Bashkimit Evropian, përfshirë vendosjen e vizave për shtetasit rusë dhe përafrimin me sanksionet ndaj Moskës.

Ndërkohë, çështja ka hapur debat politik edhe brenda Serbisë, ku kritikët e shohin këtë politikë si të lidhur me marrëdhëniet e ngushta të Beogradit me Moskën, ndërsa qeveria këmbëngul se veprimet e saj janë në interes të shtetit dhe politikës së jashtme pragmatike. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bashkimi evropian #Jakub zakriev #Ramazan kadyrov #Rusia #Serbia #shengen #Vendimi #Vladimir putin

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Territorialja’, Maliqi nuk do bashkimin me Korçën, Këshilli Bashkiak rrëzon propozimin me 21 vota kundër dhe vetëm 1 pro
  • Kur Rama prek themelet e “familjes” europiane
  • PD i kërkon Peleshit ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit: Po shkelni Kushtetutën, zbatoni vendimin e GJK!
  • Fshati Vuno shpallet “Qendër Historike”/ Qeveria miraton zonën mbrojtëse dhe planin e ruajtjes
  • Revoltat kundër Ramës dhe arrestimi i kreut të SHISH, ambasadori bullgar nga Pusteci: Protesta është e drejtë e qytetarëve! Për gjykatën presim vendimin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide 2 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta 2 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Teknologji Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv 1 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by