
Në Pejë janë arrestuar tri gra nën dyshimin për përfshirje në një rast të dhunës në familje.
Ngjarja ka ndodhur më 28 prill 2026 rreth orës 14:40, ku sipas raportit, të dyshuarat fillimisht janë ofenduar dhe më pas kanë sulmuar fizikisht njëra-tjetrën.
Si pasojë e përleshjes, njëra nga të përfshirat ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Read more (Pejë):FBK dënon fyerjet në gjysmëfinalet e zhvilluara në Pejë dhe Mitrovicë
Pas intervistimit nga organet kompetente, me vendim të prokurorit, të tri të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/




