Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Cenim i drejtësisë/ Raporti britanik për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së: Gjyqtarët si prokurorë të dytë
Aktualitet

Cenim i drejtësisë/ Raporti britanik për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së: Gjyqtarët si prokurorë të dytë

• 30 Prill, 2026 • 7 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një raport i një organizatës britanike The Bar Human Rights Committee of England and Wales (BHRC), që u prezantua të enjten nga Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë. Një nga kritikat është roli i zgjeruar i gjyqtarëve, i cili – sipas raportit – rrezikon të cenojë parimin themelor të një gjykimi të drejtë: barazinë mes palëve.

Raporti vëren se gjyqtarët nuk po kufizohen në rolin e arbitrit neutral, por po ndërhyjnë aktivisht në ndërtimin e çështjes. Ata kanë bërë dhjetëra orë pyetje ndaj dëshmitarëve, shpesh përtej asaj që ka paraqitur vetë prokuroria. Në disa raste, sipas raportit, gjyqtarët kanë përdorur dokumente që nuk ishin pjesë e provave të pranuara, madje edhe materiale të marra nga interneti, pa njoftim paraprak për mbrojtjen. Një praktikë e tillë, thuhet në raport, “krijon kushtet që trupi gjykues të funksionojë si një prokuror i dytë”.

“Korniza e Dhomave të Specializuara i jep Trupit Gjykues një liri të konsiderueshme si përcaktues i fakteve dhe ligjit. Pa kufizime të qarta, kjo mund të krijojë kushte që Trupi të funksionojë si një ‘prokuror i dytë’, duke ndikuar në barazinë e armëve. Mbrojtja përballet jo vetëm me çështjen e Prokurorisë, por edhe me atë të Trupit Gjykues, me pasoja të qarta për burimet dhe strategjinë”, theksohet në raportin që ka mbi 90 faqe.

Shqetësimet nuk janë vetëm teorike.

Të dhënat tregojnë një disproporcion të dukshëm: deri në nëntor 2024, gjyqtarët kishin kaluar 71 orë duke pyetur dëshmitarët – më shumë se secili ekip mbrojtës veçmas. Ndërkohë, mbrojtja është detyruar të shpenzojë mbi 31 orë shtesë për t’iu përgjigjur çështjeve të ngritura nga vetë gjyqtarët, ndërsa prokuroria vetëm 12 minuta. Kjo pabarazi, sipas raportit, e vendos mbrojtjen në një pozitë strukturore të pafavorshme.

Read more (Avokati i popullit):Raporti i Avokatit të Popullit: Dhomat e Specializuara kanë devijuar nga qëllimi fillestar

Një tjetër element problematik është mënyra e formulimit të pyetjeve. Sipas analizës së transkripteve publike, gjyqtarët përdorin shpesh shprehjen: “nuk dua të të vë fjalë në gojë, por…”, përpara pyetjeve që në thelb sugjerojnë përgjigjen. “Gjithashtu, në një rast, një anëtar i Trupit përdori një dokument të shkarkuar nga interneti pa njoftim paraprak për Mbrojtjen”, potencohet aty.

“Mbrojtja identifikoi se Trupi Gjykues nuk po testonte mjaftueshëm çështjen e Prokurorisë, se përdorte formulime që sugjeronin përgjigje, dhe se nxirrte prova përtej fushës së ekzaminimit të drejtpërdrejtë”, theksohet në raport.

Këto shqetësime ishin paralajmëruar që në fillim nga juristi ndërkombëtar Michael Karnavas, i cili kishte theksuar se modeli hibrid i gjykatës – një përzierje mes sistemit adversarial dhe atij inkuizitorial – mund të krijojë një rol dominues për gjyqtarët.

“Nga perspektiva e Mbrojtjes, kjo ka potencial të ngrejë çështje të mungesës së drejtësisë dhe paanshmërisë. Nga këndvështrimi i barazisë së armëve, Mbrojtja është në mënyrë të natyrshme në disavantazh, pavarësisht nëse procedurat zhvillohen në mënyrë më adversariale apo më inquisitoriale. Pa mëdyshje, Prokurori i Specializuar (i ndihmuar edhe nga Përfaqësuesi i Viktimave) nuk ka nevojë reale për ndihmë nga gjyqtarët”, citohet ai në raport.

Read more (Hagë):PDK reagon ndaj raportit për Specialen: Alarm për padrejtësitë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Megjithatë, raporti nuk konstaton drejtpërdrejt shkelje të drejtësisë, por thekson se kushtet për një gjë të tillë janë të pranishme dhe disa prej tyre tashmë janë materializuar në praktikë.

“Ky problem do të mund të vlerësohet plotësisht vetëm pas publikimit të aktgjykimit. Roli që kanë luajtur provat e nxjerra përmes pyetjeve sugjestive ose spekulative do të jetë një indikator kyç për drejtësinë e procesit”, theksohet në raport.

Në thelb, dilema që ngrihet është e qartë: kur gjyqtari fillon të bëjë më shumë se sa të gjykojë, a mbetet procesi ende i barabartë për palët? Raporti sugjeron se përgjigjja për këtë pyetje do të jetë vendimtare për besueshmërinë e vetë gjykimit.

Procesi gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së përfundoi më 18 shkurt, pas paraqitjeve të fjalëve përfundimtare të palëve. Pas kësaj, trupi gjykues është tërhequr për vendim, i cili duhet të jepet brenda 90 ditëve – më 19 maj.

Read more (Hashim thaçi):Klinaku: Ai që ofendon Hashim Thaçin, është tradhtar e bir tradhtari

Nga ky afat kanë mbetur edhe 20 ditë. Sipas ligjeve të Speciales, trupi gjykues mund të kërkojë edhe dy muaj kohë nëse brenda 90 ditorëshit fillestar nuk ka marrë një vendim.

Krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniq – ndodhen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020.

Ata akuzohen nga Gjykata Speciale për krime të pretenduara lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të katër krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë deklaruar të pafajshëm.

Read more (Kadri veseli):"Çlirimtarët – sillini në shtëpi" – poster i madh shfaqet në kryeqytet  me portretet e ish-krerëve të UÇK-së

Prokuroria e Speciales ka kërkuar nga 45 vjet dënim për secilin nga krerët e UÇK-së. Në total 180 vjet.

Procesi gjyqësor ndaj tyre filloi në prill të vitit 2023 – më shumë se tri vjet pas arrestimit. Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), më 16 prill të 2025-së, njoftoi se kishte mbyllur paraqitjen e provave ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Në anën e krerëve të UÇK-së ka pasur dëshmitarë tejet të rëndësishëm ndërkombëtarë si ish-ndihmëssekretari Amerikan, James Rubin, ish-Komandanti i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Wesley Clark, ish-diplomati amerikan, Chris Hill etj.

Ata, ndër të tjera, kanë theksuar se UÇK-ja nuk ka pasur zinxhir komandues, ashtu siç tenton që ta paraqesë Prokuroria e Speciales.

Read more (Gjykata speciale):Debat për Specialen, nga kërkesa për raportim te tërheqja e Behramit

Nga njohësit e çështjeve juridike – si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë – vazhdimisht ka pasur kritika për mënyrën se si është zhvilluar procesi në Hagë. Është konsideruar si i anshëm, janë pranuar provat nga Serbia, ka pasur dyshime edhe se po shkelen të drejtat e njeriut dhe se janë fshehur prova shfajësuese.

Kundër mënyrës se si është zhvilluar procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë organizuar disa protesta, ku mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet kërkuan drejtësi. E fundit u mbajt në Prishtinë, më 17 shkurt. Para kësaj janë mbajtur edhe dy të tjera në Kryeqytetin e Kosovës, është mbajtur nga një edhe në Tiranë, Hagë, Strasburg e Shkup.

Që të ketë proces të drejtë në Speciale është kërkuar edhe nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë. Më 12 shkurt, Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë miratuan rezoluta në mbrojtje të krerëve të UÇK-së, ku u kërkua, ndër të tjera, që Gjykata Speciale të sigurojë një proces gjyqësor të paanshëm./VoxKosova

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Avokati i popullit #Gjykata #Gjykata speciale #Gjyqi ndaj UCK ne Hage #Hagë #Hashim thaçi #Jakup krasniqi #Kadri veseli #kosove #Rexhep selimi #Uck

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Pse “gjyqet politike” duhet të jenë me kamera – Ide
  • Një shteg i rrezikshëm i Albin Kurtit – Ide
  • Një vendim më i dobishëm sesa i rrezikshëm – Ide
  • ‘Askush s’mund të jetojë me më pak se 220 euro në muaj’, Avokati i Popullit thirrje Kuvendit: Miratoni minimumin jetik
  • Padia kundër Dados, Veliaj në gjyq: Jam 500 ditë i pezulluar nga një noter me pesa! S’lejohet transmetimi i seancës live, Ndreca: Proces qesharak! Shtyhet seanca
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 17 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 10 lexime · 1 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 9 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Pas disa ditësh në gjendje të rëndë, humb jetën 53-vjeçari i aksidentuar në Librazhd (EMRI) 6 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Memaliaj/ Ishte duke punuar, 45-vjeçari bie nga skela në Teqenë e Koshtanit! Në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI) 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë U mbyt teksa po lundronte me motor uji, nxirret pas 2 ditë kërkimesh nga Liqeni i Ulzës trupi i 37-vjeçarit! U pikas nga dronët ujorë në disa metra thellësi 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by