
Udhëheqësi suprem i Iranit ka lëshuar një deklaratë të re.
Ajatollah Mojtaba Khamenei, i cili nuk është parë ose dëgjuar personalisht për të që kur u ngrit në detyrën më të lartë, pretendoi se “menaxhimi i ri” i Ngushticës së Hormuzit nga Teherani do të “sjellte qetësi dhe përparim” dhe përfitime ekonomike për të gjitha kombet.
Veçmas në rrjete sociale, ai deklaroi se “një kapitull i ri po hapet për Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit”.
Ndryshe, ka pasur raportime se udhëheqësi i ri, i cili pasoi të atin pasi u vra në sulmet amerikane-izraelite më 28 shkurt, është plagosur rëndë.
Read more (Irani):Dronë, sulme ajrore dhe sirena alarmi, përshkallëzohet situata pavarësisht armëpushimit në kufirin Liban-Izrael
Së fundmi, ai është shfaqur në një mural në Iran bashkë me komandantë dhe zyrtarë të vdekur.
Kjo ka nxitur spekulimet se ai mund të jetë i vdekur ose i plagosur rëndë.
Mojtaba nuk është shfaqur në asnjë video ose regjistrim audio që kur sulmet goditën rezidencën e babait të tij në fillim të luftës. /Telegrafi/





