TIRANË– Për herë të parë, Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, mori pjesë në gjyqin e aferës Partizani, ku i pandehur për korrupsion është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
I thirrur si dëshmitar në cilësinë e kallëzuesit, deputeti Taulant Balla, tha se në vlerësimin e tij privatizimi i ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani, është bërë në shkelje të ligjit, dhe se “personat kanë shfrytëzuar lidhjet familjare për të privatizuar pronën, brenda 6 muajve”. Dyshimi i parë sipas tij, nisi kur u zbulua se kompleksi Partizani ishte hequr nga plani i përhapjes i ushtrisë, ndryshe nga sa kishte qenë deri në 2007-ën.
“Sali Berisha për shkak të pozicionit si kryeministër, përfitonte nga këto lidhje dhëndri i tij. U shfrytëzua lidhja shkak-pasojë, për të përmbyllur procesin e njohjes, privatizimit me një vlerë qesharake, ku në një kohë të shkurtër janë marrë te gjitha lejet për ndërtimin e 17 godina, aty ku ka qenë një klub sportiv”, ka dëshmuar Balla.
Të pranishëm në sallën e gjyqit, ishin dy nga të pandehurit, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, si dhe Xhimi Begeja, ndërsa të tjerët përfaqësoheshin me avokat. Ish-kryeministri Sali Berisha mungoi, pasi ndodhet në Kroaci në punimet e një forumi me partitë e qendrës së djathtë.
Prej 2 dekadash deputet, në nëntor të 2020-ës kur dorëzoi kallëzimin në SPAK, Balla kishte të njëjtin pozicion si sot, kreu i grupit të PS-së, por theksoi se kallëzimin e ka firmosur si qytetar.
Malltezi ngriti pyetjen nëse kallëzimi ka qenë me iniciativë të PS-së. Në përgjigje Balla tha se ka qenë vendim personal, dhe se “ka bërë detyrën si deputet, që kur është vënë në dijeni të veprës, duhet të bësh kallëzim, ndryshe moskallëzimi theksoi ai, përbën vepër penale.
Informacionet që ka dorëzuar në kallëzim, deputeti tha se i ka siguruar përmes kërkesave zyrtare drejtuar institucioneve, ndërsa një pjesë tjetër theksoi ai, janë edhe denoncime nga qytetarë
Malltezi pyeti se si ka dalë plani i përhapjes kur është dokument sekret, por në përgjigjen e tij Balla tha se kjo u mësua përderisa prona u privatizua në vitin 2008.
“Mendoj se prona duhej t’i mbetej ushtrisë. Është shkelur interesi publik dhe kur ka shkelje të interesit publik ka shkelje ligji. Shtëpia qendrore e ushtrisë ndodhet sot në pronë private, pse nuk i kthehet kjo pronarit të truallit, ndërkohë Partizani i kthehet? Mendoj se ka favorizim. Personat e kallëzuar prej meje Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe persona të tjerë e kanë mundësuar privatizimin. Malltezi është përfitues, i lidhur dhe i ekspozuar publikisht, për shkak se është dhëndri i kryeministrit të kohës, kur bashkohen këto element tregon se ka përfituar. Përmes lidhjes familjare ka ndikuar tek institucionet për të marrë këto vendime” , tha Balla.
Një pyetje që Jamarbër Malltezi i drejtoi deputetit socialist, është nëse kishte dijeni që Pandeli Majko dhe Blendi Klosi, janë shprehur për privatizimin e klubit në vitin 2006, por Balla i përgjigj se nuk ka dijeni
Sipas Ballës, Sali Berisha për shkak të pozicionit si kryeministër, bëri privatizimin me vlerë qesharake në një kohë të shkuar, ku përfitues ishte dhëndri i tij, përmes ndërtimit të 17 kullave, aty ku ka qenë klubi sportiv.
“Nuk ka provë më të qartë të shkeljes – theksoi kreu i grupit të PS-së “se sa akti i vlerësimit të 2 godinave të mëdha në qendër të Tiranës me 100 mijë euro”
Në seancën e sotme, ishin ftuar dëshmitarë edhe 7 persona të tjerë dëshmia e të cilëve do të vijojë më datë 11 ora 13:00. Për ish-drejtorin e kompleksit, Isa Tare, i cili është thirrur për të dëshmuar, djali i tij ka thënë se vuan nga demenca dhe s’mund të dëshmojë, por sot gjykata nuk mori një vendim.
Para çeljes së seancës, gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e gazetarëve për të regjistruar me pamje filmike seancën. Gjykata tha se këto kërkesa janë bërë edhe më parë, dhe është marrë një vendim refuzues më 26 janar të këtij viti. Kamerat u nxorën jashtë sallës, ndërsa Jamarbër Malltezi i kërkoi togave të zeza që në procesverbal të shënohet se edhe ai ka kërkuar 3 herë që seanca të regjistrohet nga minuta e parë deri në fund.
Ndërkohë GJKKO në seancën e kaluar pranoi dhe kërkesën e mbrojtjes së Berishës dhe Malltezit për të thërritur si dëshmitar dhe kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit pritet të dëshmojë në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës, i cili sipas tyre ka ka firmosur ndryshimin e destinacionit të truallit të ish kompleksit Partizani, nga terren sportiv për ndërtim, në kohën kur ka qenë kryetar.
SPAK e akuzon se Berishën se ka ndërmarrë ndryshime ligjore në përfitim të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi – duke i mundësuar këtij të fundit që të ndërtonte biznesin e një kompanie nga e cila përfitoi të paktën 5.4 milionë euro. Berisha akuzohet se ka ushtruar ndikimin e tij, ka urdhëruar kontrolle administrative dhe vendimmarrje të tjera për përfundimin e procedurave të privatizimit të Partizanit, ku përfitonte Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij. Strukturat shtetërore, deri në ministra, janë vendosur në funksion të Malltezit me urdhër të Berishës.
Lexo këtu investigimet e plota të Report Tv dhe Shqiptarja.com për privatizimin e ‘Kompleksit Partizani’ nga ‘klani Berisha’
INVESTIGIMI I
INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Lajmi në përditësim…
Bëri kallëzim në SPAK për aferën Partizani/ Balla në gjyq: Nuk e kam vënë në dijeni Ramën

Duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes së Sali Berishës dhe Jamrbër Malltezit në gjyqin për aferën partizani, Taulant Balla tha se nuk e ka vënë në dijeni kryetarin e partisë, Edi Ramën për kallëzimin që depozitoi në SPAK në vitin 2020.
Gjokutaj:Për çfarë dispozitash të kodit penal e keni kallëzuar Berishën dhe Malltezin?
Balla: Korrupsion, pastrim parash
Gjokutaj:Në fakt s’është tamam kështu, është edhe për shpërdorim detyre
Gjokutaj:Keni dijeni për aktin e kërkesës për gjykim të SPAK?
Balla: Jo skam, nga media, në përmbajtje jo. Pse është publike?
Gjokutaj: Në shumë pyetje të kolegëve, i referoheni burimit mediatik, kanë qenë të shkruara, elektronike?
Balla:Digjitale
Gjokutaj: Keni referuar në kallëzim ndonjë referim mediash, kallëzim?
Balla: Jo
Gjokutaj: Në gjithë dëshminë përmendët mediat, bën përshtypje pse se përmendni në kallëzim. E njihni shtetasin Edi Rama?
Balla:E njoh
Gjokutaj: E keni ndjekur në mënyrë sistematike këtë çështje apo kur ka rënë rasti?
Balla:Betejat e mia zakonisht i ndjek në mënyrë sistematike.
Gjokutaj:A keni ndonjë veprim për ta penguar procedurën e ndalimit të kësaj shkelje korrupsioni, keni kryer veprime konkrete që kjo procedurë përbën korrupsion
Read more (taulant balla):Afera ‘Partizani’/ SPAK thërret 8 dëshmitarë në GJKKO, nis i pari Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit
Balla: Ç’të bëja….. në nderin e madh që më kanë dhenë zgjedhësit, e kam ngritur këtë çështje në foltoren e kuvendit dhe si qytetar i përgjegjshëm kam bërë kallëzim penal.
Gjokutaj:Në gjithë këtë luftë keni biseduar me Ramën, e keni vënë në dijeni?
Balla:Jo, se kam pyetur apo folur me të fare
Gjokutaj: A dini që Rama ka firmosur për procedurat
Balla:Ju thashë më herët që nuk e dija këtë fakt
Gjokutaj: ka lind bisedë mes jush për ndryshim destinacioni duke qenë se ai ka firmosur? Apo ta diskutonit këtë gjë. Tha se shembja e fushave e ndërtimi i pallateve është krim, a e ka pyetur Ramën pse e firmosi se ai e ka ndryshuar destinacionin.
Balla:As për këtë kallëzim as për kallëzime të tjera nuk kam vënë dijeni kryetarin e partisë. Leja e ndërtimit është dhënë pas vitit 2011 kur erdhi në krye të bashkisë Lulzim Basha.
Klodiana Gjyzari avokatja Berishës: E keni gabim lejet janë dhënë në 2004 dhe 2006
A do dëshmojë Rama për ‘Partizanin’? Balla: Përgjegjësi individuale

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse kryeministri Edi Rama do të pranojë të dëshmojë në GJKKO për gjyqin për aferën Partizani. Rama është kërkuar si dëshmitar nga mbrojtja e të pandehurve, ndërsa Balla se është përgjegjësi individuale, nëse Rama do të pranojë të shkojë në gjyq.
Balla 3 orë dëshmi për aferën Partizani: Procesi të jetë i drejtë, shpresoj të thirrem edhe për 21 janarin

Gati 3 orë ka zgjatur dëshmia e kreut të grupit të PS, Taulant Balla në GJKKO për privatizimin e aferës Partizani. Në përfundim të dëshmisë, Balla tha se uron që procesi të jetë i drejtë dhe përgjegjësia penale të shkojë tek të gjithë personat me përgjegjësi.Balla tha se shpreson që të thirret në cilësinë e dëshmitarit edhe për një tjetër çështje, atë të masakrës së 21 janarit.
“Fakti që në bankën e të akuzuarve ka persona që këto 35 vite kanë qeverisur vendin dhe akuzohen për korrupsion dhe fshehje të pasurisë është lajmi mirë për të gjithë shqiptarët. Uroj që procesi të jetë i drejtë dhe përgjegjësia penale të shkojë tek të gjithë personat me përgjegjësi. Nuk jam nga ata persona që kam bërë kallëzim penal me emër tjetër dhe i kam qëndruar atij kallëzimi penal të bërë në nëntor 2020. Drejtësia vonon dhe nuk harron. Privatizimi i Partizanit, fusha sportive që sot mund të ishin të dobi të të rinjve, sot janë 17 kulla që kanë prodhuar pasuri. Uroj që në vijim të jem këtu edhe për një kallëzim tjetër, që është kallëzimi për 21 janarin. Prej 21 marsit 2011 kur kam depozituar kallëzimin e parë, edhe familjarët e viktimave të 21 janarit, ka një vendim të Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut për 21 janarit, shpresoj që edhe për këtë çështje të më jepet mundësia si dëshmitar.
Gjithçka vlen është në sallë, pjesa tjetër është konsum publik. Besoj që kjo çështje do marrë vendimin e duhur”, tha Balla.
Afera Partizani/ Balla: Berisha si kryeministër firmosi vendime për të favorizuar privatizimin

Taulant Balla në gjyqin për aferën Partizani thotë se kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha është përfshirë në procedurën e privatizimit të klubit, duke marrë firmosur vendime për të favorizuar procesin.
Pjesë nga dëshmia
Taulant Balla:Leja e ndërtimit është dhënë pas vitit 2011, kur erdhi në krye të Bashkisë Lulzim Basha.
Klodiana Gjyzari, avokatja e Sali Berishës:E keni gabim, lejet janë dhënë në 2004 dhe 2006. Keni bërë akuzë për Berishën duke pretenduar se janë ndryshuar ligjet. Cili ligj është ndryshuar?
Taulant Balla: Kam paraqitur në kallëzim të gjitha veprimet e Berishës për të favorizuar.
Taulant Balla:Në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Ministrave ka firmosur vendime për të favorizuar këtë procedurë privatizimi.
Taulant Balla: Që nga momenti i nxjerrjes nga plani i përhapjes e deri tek privatizimi, përfshihet Berisha.
Klodiana Gjyzari:Ka ndonjë VKM të Berishës?
Taulant Balla:S’e mbaj mend.
Taulant Balla: Berisha duhej të kishte shmangur veten nga vendimet që kanë çuar në shitjen e kësaj godine, për shkak të konfliktit të interesit.
Taulant Balla: Është fakt se procedura e nxjerrjes nga plani i përhapjes përfshin qeverinë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Afera e privatizimit të ‘Partizanit’/ Balla në gjyq: Malltezi ndikoi tek institucionet përmes lidhjeve familjare me Berishën, prona iu kthye brenda ditës

Deputeti socialist Taulant Balla po vijon dëshminë në gjyqin për aferën Partizani. Gjatë pyetjeve të Sokol Mëngjesit, avokatit të Malltezit, deputeti i PS tha se i qëndron kallëzimit të tij, duke theksuar se privatizimi i kompleksit “Partizani” ishte favorizuar nga lidhjet familjare të Jamarbër Malltezit me kryeministrin e kohës Sali Berisha. Në dëshminë e tij, Balla tha se personat e kallëzuar prej tij, Berisha, Malltezi, si edhe persona të tjerë e kanë mundësuar privatizimin.
Balla thekson se duke qenë se Malltezi ishte dhëndri i Berishës, prona iu kthye brenda ditës. I pyetur se çfarë ndikimi ka pasur Malltezi në procesin e privatizimit të klubit Partizani, Balla deklaroi se përmes familjare ka ndikuar tek institucionet për të marrë vendimet.
Pjesë nga dëshmia e Taulant Ballës
Sokol Mëngjesi: Ku e bazoni kundërligjshmërinë?
Balla: e bëra sqarimin tim, është në prokurori dhe kallëzimin tim
Mëngjesi:Na refero disa fakte që ke hetuar vetë apo i ke parë nga dokumentacioni?
Balla:S’kemi të bëjmë me rast tipik të korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë. Bëhet fjalë për një pronë të MM privatizohet, kthehet prona, krijohet kompani, ndërtohet…. Faktet janë në nenet e kodit penal. Mbi të cilat mbështetet arsyetimi im.
Mëngjesi:Një fakt a dokument, ku e bazon korrupsionin
Read more (sali berisha):Afera ‘Partizani’/ Dëshmon Balla: Skema e privatizimit u ndërtua për të favorizuar Malltezin, gjithçka brenda 6 muajve! Përfitoi nga vjehrri kryeministër
Balla:E mendoj kështu
Elsa Ulliri: Pa menduar
Balla: Pa menduar se them dot. Jemi para një rasti se si një person i lidhur me person me pushtet publik, krijon kompani, marrëveshje, pasuri dhe i shkon pasuria personit me pushtet. Kam treguar fakte se si një personi të lidhur me pushtetin i kthehet prona brenda ditës
Mëngjesi: Kush e privatizon, nëse ka qenë pronë e ushtrisë, ndodhet në tokë të privatit dhe strukturat shtetërore e nxjerrin në privatizim, kush e privatizon?
Balla: Shtëpia qendrore e ushtrisë ndodhet sot në pronë private, pse si kthehet kjo pronarit të truallit, ndërkohë partizani i kthehet. Mendoj se ka favorizim. Personat e kallëzuar prej meje Berisha, Malltezi dhe persona të tjerë e kanë mundësuar privatizimin.
Mëngjesi:Berisha dhe Malltezi çfarë kanë bërë një veprim konkret?
Balla: Të dhënat që kam patur i kam dhënë në kallëzim.
Mëngjesi: Unë nuk di gjë nga kallëzimi, mund të na e thuash
Refuzohet pyetja
Malltezi: Po ky po gënjen prapë moj zonja gjyqtare
Mëngjesi:Çfarë dokumentesh false kanë përdorur ish pronarët pranë AKKP.
Balla: Çfarë janë vërtetuar dhe arsyetimi mbi bazën e fakteve publike rezulton se ajo pronë është shpronësuar….
Elsa Ulliri:Keni dijeni mbi pyetjen
Mëngjesi:Ka afat që agjencia të marrë vendim
Balla:Ka afat por s’kam dijeni se sa
Mëngjesi: Pse pretendoni për Malltezin që e mori shumë shpejt. Ku i referohesh se këta e kanë marrë më shpejt se të tjerët?
Elsa Ulliri: S’lejohet pyetja, e ka dhënë përgjigja
Balla: Jam kallëzues, nëse do kisha mundësi ti mblidhja të gjitha faktet s’kisha pse ia sillja prokurorisë. Në fund kam bërë në kallëzim disa pyetje që kërkoja nga SPAK ti verifikonte.
Mëngjesi:Çfarë ndikimi ka ushtruar Malltezi?
Balla: Është përfitues, i lidhur dhe i ekspozuar publikisht, për shkak se është dhëndri i kryeministrit të kohës, kur bashkohen këto element tregon se ka përfituar.
Ulliri:Ju pyeti ndikimi cili është
Balla: Përmes lidhjes familjare ka ndikuar tek institucionet për të marrë këto vendime. Kam dyshime referuar neneve përkatëse
Mëngjesi:A ka komunikuar Malltezi me dikë konkretisht?
Balla:Nuk kam dijeni.
Afera e privatizimit të Partizanit/ Balla në gjyq: Dy godinat në qendër të Tiranës u vlerësuan vetëm 100 mijë euro

Në dëshminë e tij për gjyqin Partizani, deputeti i PS Taulant Balla këmbënguli se privatizimi i kompleksit sportiv “Partizani” kishte cenuar interesin publik dhe ishte kryer në kundërshtim me ligjin. Në dëshminë e tij, ai ngriti dyshime mbi statusin e ish-pronarëve, duke pretenduar se një pjesë e tyre ishin kompensuar më herët nga shteti italian dhe, sipas tij, nuk mund të përfitonin më si pronarë. Deputeti socialist theksoi gjithashtu se prova më e fortë e abuzimit ishte vlerësimi i pronës, ku sipas tij dy godina të mëdha në qendër të Tiranës ishin vlerësuar vetëm 100 mijë euro.
Pjesë nga dëshmia
Jamarbër Malltezi: Cili ligj është shkelur kur thoni se është kthyer në mënyrë të paligjshme?
Taulant Balla: Mendoj se duhej t’i mbetej ushtrisë. Është shkelur interesi publik dhe kur ka shkelje të interesit publik, ka shkelje ligji.
Jamarbër Malltezi: Cilave akte ligjore i jeni referuar kur keni bërë kallëzimin?
Taulant Balla: Kodit Penal dhe legjislacionit në fuqi.
Jamarbër Malltezi:Cilës provë i referoheni konkretisht?
Taulant Balla:S’ka provë më të qartë se akti i vlerësimit të asaj prone. Dy godina të mëdha në qendër të Tiranës vlerësohen 100 mijë euro.
Jamarbër Malltezi:Pse thoni “të vetëquajtur ish-pronar”?
Taulant Balla: Rezulton se shteti italian i ka kompensuar ish-pronarët dhe në këto kushte nuk janë pronarë.
Jamarbër Malltezi:Thoni se disa familje janë shpronësuar, pra në rast se ty të del që është shpronësuar Adem Xhepa, është kjo provë që janë shpronësuar edhe të tjerët?
Taulant Balla:I takon prokurorisë ta hetojë dhe verifikojë këtë rast.
Read more (Jamarbër Malltezi):Afera ‘Partizani’/ SPAK thërret si dëshmitarë në GJKKO 8 persona, nis i pari Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit
Jamarbër Malltezi: Po që i kthehet Mond Begos brenda një viti?
Gjykata:Nuk ka lidhje me këtë çështje.
Gjykata: Nuk pranohet pyetja.
Jamarbër Malltezi:A jeni në dijeni të vendimit të vitit 2006 të KRRT-së, të firmosur nga Edi Rama?
Taulant Balla:Derisa s’e kam në kallëzim, nuk kam dijeni.
Jamarbër Malltezi:A jeni në dijeni të vendimit të vitit 2008 me firmë të Ramës për lejet e ndërtimit?
Taulant Balla:Jam vënë në dijeni që aty, në atë fushë, po ndërtoheshin 17 godina. E para, në kallëzim s’jam referuar kësaj pjese. I qëndroj kallëzimit tim. Të isha në dijeni, do e fusja në kallëzim.
Jamarbër Malltezi:Këtë leje e ka firmosur Edi Rama, jo Sali Berisha.
‘Partizani’/ Balla përballet me Malltezin në GJKKO: Aferë e pastër korruptive, klubi u privatizua në mënyrë të paligjshme

Deputeti i PS, Taulant Balla u përball me Jamarbër Malltezin në gjyqin për aferën Partizani. Gjatë dëshmisë së Ballës, Malltezi kundërshtoi pretendimet për privatizim të paligjshëm, duke vënë në dyshim provat dhe burimet e informacionit të përdorura në kallëzim. Por, deputeti i PS, i cili është edhe kallëzuesi i kësaj afere, këmbënguli se privatizimi i kompleksit ishte kryer në kundërshtim me ligjin dhe se Malltezi ka përfituar nga vjehrri i tij Sali Berisha, i cili asokohe ishte kryeministër. Balla tha se në kallëzim ka dorëzuar, fakte dhe prova, informacione të marra nga institucionet në cilësinë e deputetit. Kreu i grupit të PS-së, por se kallëzimin e ka firmosur si qytetar, nisur edhe denoncime të qytetarëve apo mediave, duke përmendur edhe investigimet e Shqiptarja.com për privatizimin e klubit.
Pjesë nga dëshmia
Jamarbër Malltezi:Ku punoni?
Taulant Balla:Deputet i PS.
Jamarbër Malltezi:Sa vite keni?
Taulant Balla:Nga 9 shtatori 2005.
Jamarbër Malltezi:Çfarë pozicioni keni qenë kur bëtë kallëzimin?
Taulant Balla:Kryetar i grupit parlamentar i PS.
Taulant Balla:Kallëzimin e kam firmosur si qytetar.
Jamarbër Malltezi:Në kallëzim ku i keni gjetur të dhënat personale si nr. ID etj?
Taulant Balla: I kemi marrë zyrtarisht dhe nga denoncimet e qytetarëve.
Jamarbër Malltezi:Na sqaroni dot pozicionin aktual?
Taulant Balla: Anëtar i Kuvendit të Shqipërisë.
Jamarbër Malltezi:Funksion tjetër keni?
Taulant Balla:Janë funksione politike të Partisë Socialiste.
Jamarbër Malltezi: Në çfarë pozicioni keni qenë kur keni bërë kallëzimin në SPAK?
Taulant Balla:Kam qenë sekretar i përgjithshëm i PS-së, kryetar grupi.
Jamarbër Malltezi: Pra s’keni firmosur si shtetasi Taulant Balla, por si sekretar e kryetar grupi?
Taulant Balla:E kam paraqitur kallëzimin si dëshmitar.
Jamarbër Malltezi:Deklarimi i pavërtetë, e keni qartazi kallëzimin ndryshe. A ka qenë e grupit parlamentar të PS apo e juaja iniciativa?
Taulant Balla:Kam kryer detyrën si përfaqësues i Kuvendit kur vihesh në dijeni të veprës, dhe moskallëzimi përbën vepër penale. Deputeti duhet të përfaqësojë interesin kombëtar. Është veprimtari e ndërthurur si deputet apo kryetar grupi. S’ka qenë vendim grupi, por i imi personal.
Jamarbër Malltezi:A janë dorëzuar të gjitha provat bashkëngjitur kallëzimit apo jo?
Taulant Balla:Kjo ka qenë punë hetimore shumëvjeçare. Duke shfrytëzuar ligjin për statusin e deputetit kam marrë informacion nga institucione të tjera dhe ia kam bashkëngjitur kallëzimit.
Jamarbër Malltezi:Si jua kanë dhënë juve të dhënat tona personale?
Taulant Balla: Jam drejtuar institucioneve dhe ato që më janë vënë në dispozicion ia kam dorëzuar prokurorisë. Një pjesë janë marrë zyrtarisht, një pjesë nga denoncime nga qytetarë.
Jamarbër Malltezi:Dini kush është “Loë Farm Firm”?
Taulant Balla:Mund ta kem përdorur për konsulencë ligjore.
Read more (Besim):OVL e UÇK-së: Përpjekjet tona për drejtësi ndaj ish-krerëve po marrin jehonë ndërkombëtare
Jamarbër Malltezi:E keni angazhuar ju Alket Hysenin?
Taulant Balla:Ka qenë deputet, nuk e kam angazhuar si zyrë avokatie, mund të jem konsultuar me të.
Jamarbër Malltezi: Deputeti mund të ushtrojë aktivitet privat, Alket Hyseni?
Taulant Balla: Nuk e di.
Jamarbër Malltezi:Nga kush iu dha akses studios “Halloë”?
Taulant Balla:Nuk e di.
Jamarbër Malltezi:A ju kanë ngritur shqetësimin për përdorimin e të dhënave private?
Taulant Balla:Jam përgjigjur për çdo pyetje që ka pasur prokurorja.
Jamarbër Malltezi: Këtë pyetje s’jua ka bërë.
Taulant Balla:S’e mbaj mend.
Jamarbër Malltezi:Bazoheni në prova apo supozime?
Taulant Balla:Kallëzimi ngrihet mbi dyshime. Këto dyshime shoqërohen me disa dokumente, prova mund t’i quajmë, që i janë bashkëngjitur kallëzimit.
Jamarbër Malltezi:Cilat prova konkrete paraqisni dhe në çfarë aspekti korruptiv?
Taulant Balla: Nuk ka një vepër më të qartë se kjo, të një afere të pastër…
Gjyqtarja Ulliri:Qëndrojini pyetjes.
Taulant Balla:Se si merret pronë shtetërore, privatizohet në mënyrë të paligjshme, kthehet në përfitim të paligjshëm.
Jamarbër Malltezi:Thatë se i keni marrë vetë provat, që janë bërë procedurat 6 muaj, duke qenë se një nga provat ishte dokumenti i kthimit të pronës. Kjo është bërë nga ’96 deri në 2007, a mendoni se ky afat është 6 muaj? Dokumenti u dorëzua nga dëshmitari me dorën e tij.
Taulant Balla:Kemi të bëjmë me një rast kur në 2007 prona ishte brenda planit të përhapjes. Nga momenti i heqjes nga plani deri në privatizim u bë për 6 muaj.
Jamarbër Malltezi:Kur është hequr nga plani i përhapjes?
Taulant Balla: Nga mediat jam informuar mbi deklaratat e ish-funksionarëve të ushtrisë që kanë qenë kundër heqjes së planit të përhapjes.
Jamarbër Malltezi: E dini çfarë është plani i përhapjes?
Taulant Balla:Plani i ushtrisë është plani mbi pronat e ushtrisë, mbi planin që i duhen ushtrisë.
Jamarbër Malltezi: E ke marrë vesh nga media e një gjenerali, bazohesh për vërtetësinë tek fakti apo deklaratat? Kush ka peshë më të madhe, dekreti i presidentit apo deklarata e një gjenerali në media?
Gjykata: Pyetja nuk pranohet.
Jamarbër Malltezi: Si ka dalë plani i përhapjes kur është dokument sekret?
Taulant Balla:Përderisa ju e privatizuat, kjo u mësua. S’është hetuar veç nga unë, por edhe nga media, ku thuhet se procedura ka ngritur dyshime për abuzim.
Jamarbër Malltezi: E keni parë planin e përhapjes?
Taulant Balla:Jo.
Jamarbër Malltezi: Ku e bazoni që thoni se ka filluar privatizimi në 2008?
Taulant Balla:Mbi deklarime publike.
Jamarbër Malltezi: Ku e bazoni?
Taulant Balla: S’kam koment tjetër.
Jamarbër Malltezi:A je në dijeni që Majko dhe Klosi janë shprehur për privatizimin e klubit në 2006?
Taulant Balla:Jo, nuk kam dijeni.
Jamarbër Malltezi:A je në dijeni për shprehjen e interesit në 2006?
Taulant Balla: Po.
Jamarbër Malltezi:Atëherë pse thua s’jam në dijeni para 2008, kur thua se kishe dijeni?
Avokatët insistojnë se si përmes medias ka marrë dijeni Balla.
Gjokutaj: në media mund ta thotë vetë media, një gazetar, një politikan në media. Kjo sështë dëshmi. Si referohemi dot. Dëshmitari të jetë konkret në dëshmi dhe referëncat që bën
Read more (belinda balluku):Hetimet për dosjen ‘Balluku’, SPAK kontrolle të familjarët e ish-zv.kryeministres! Sekuestrohen celularë dhe dokumente
Arben Kraja:I pandehuri ka të drejtën e pyetjes. Shohim që përsërit pyetjen. Kërkoj të bëjë pyetje siç duhet
Malltezi: Përmend se kanë marrë 5% të pronës, dokument keni?
Balla:Në kallëzim i kam kërkuar prokurorisë ta hetojë këtë dyshim, të dhënat i kam marrë në media
Malltezi: Çfarë ke dashur të thuash me dhurim, apo vlerën 5%?
Balla: I qëndroj kallëzimit. Dokument i kam kërkuar prokurorisë, nuk kam dokument
Malltezi:Kujt publiku i referoheni?
Balla: Një ndër mediat që ka patur kontribut të të çmuar në këtë çështje është “Shqiptarja.com”
Lexo këtu investigimet e plota të Report Tv dhe Shqiptarja.com për privatizimin e ‘Kompleksit Partizani’ nga ‘klani Berisha’
INVESTIGIMI I
INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III
Afera Partizani/ Dëshmon Balla: Brenda 6 muajve u bë procedura e njohjes dhe kthimit të godinës, kompleksi u hoq nga plani i ushtrisë! Malltezi përfitoi nga vjehrri kryeministër
Deputeti i PS, Taulant Balla po dëshmon në gjyqin për aferën Partizani. Në dëshminë e tij, Balla tha se procesi i privatizimit të ish-klubit Partizani nuk është zhvilluar sipas procedurave ligjore dhe personat kanë shfrytëzuar koncesionet e tyre dhe lidhjet familjare lidhur me këtë proces. Balla theksoi se brenda 6 muajve ishte bërë procedura për njohjen dhe kthimin e godinës, duke shtuar se kompleksi partizani ishte hequr nga plani i ushtrisë.
Balla tha se për privatizimin u krijua një kompani “Homeplan” me pronar një nga të akuzuarit dhe rezultoi se pronari ja kaloi % e aksioneve dy personave te tjerë që ishin përfshirë në këtë proces. Ai vijoi duke thënë se Sali Berisha për shkak të pozicionit si kryeministër, përfitonte nga këto lidhje dhëndri i tij.
“U shfrytëzua lidhja shkak-pasojë, për të përmbyllur procesin e njohjes, privatizimit me një vlerë qesharake, ku në një kohë të shkurtër janë marrë te gjitha lejet për ndërtimin e 17 godina, aty ku ka qenë një klub sportiv”, thekson Balla.
Pjesë nga dëshmia e Ballës
Që prej vitit 2012 e në vijim kam paraqitur dyshimet e mia për mënyrën se si është proceduar nga organet përgjegjëse për privatizimin e Partizanit. Në vlerësimin tim, ky proces privatizimi nuk është zhvilluar sipas procedurave ligjore dhe personat kanë shfrytëzuar koncesionet e tyre dhe lidhjet familjare lidhur me këtë proces. Nga një numër shumë i madh provash, binte në sy se si, në një mënyrë kaq të shpejtë, ishte kryer vetëm një privatizim.
Në Shqipëri, gjatë gjithë këtyre viteve, ish-pronarët vuajnë për pronat e tyre. Brenda 6 muajve ishte bërë procedura e njohjes dhe kthimit të godinës. Ajo që vumë re në atë kohë ishte se si një kompleks si Partizani ishte hequr nga plani i ushtrisë. Në një dokument rezultonte se ishte në plan përhapjeje, në tjetrin jo. Ndaj i kërkova prokurorisë të hetonte.
Në vlerësimin tim, dy godina të mëdha me sipërfaqe të konsiderueshme nuk mund të vlerësoheshin me 10 milionë lekë të reja. Ishte e dyshimtë se si kishte mundësi që, në një kohë prej vetëm 6 muajsh, të bëhej e gjithë kjo. Kjo përbënte dalje nga normat mesatare kohore që ndiqen për prona të tilla.
Në vlerësimin tim të bërë në kallëzim, kemi hedhur edhe dyshimin që kishim të bëjmë me një formë të fshehjes së pasurisë apo të ndërmjetësimit të paligjshëm. U krijua një kompani “Homeplan” me pronar një nga të akuzuarit, rezultoi se pronari ja kaloi % e aksioneve dy personave te tjerë që ishin përfshirë në këtë proces. Sali Berisha për shkak të pozicionit si kryeministër, përfitonte nga këto lidhje dhëndri i tij. U shfrytëzua lidhja shkak-pasojë, për të përmbyllur procesin e njohjes, privatizimit me një vlerë qesharake, ku në një kohë të shkurtër janë marrë te gjitha lejet për ndërtimin e 17 godina, aty ku ka qenë një klub sportiv.
Afera ‘Partizani/ GJKKO rrëzon kërkesën e gazetarëve, nuk lejon transmetimin live të seancës
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e mediave për të transmetuar live seancën gjyqësore për dosjen Partizani. Kamerat e mediave kanë qenë të pranishme në sallë deri në momentin që palët janë legjitimuar dhe më pas janë nxjerrë jashtë.
Afera Partizani/ Balla shkon në GJKKO për të dëshmuar: I qëndroj kallëzimit, rasti tipik i korrupsionit të zyrtarit të lartë
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla është paraqitur në GJKKO ku do të dëshmojë në dosjen Partizani, në cilësinë e kallëzuesit. Në një komunikim me gazetarët, Balla tha se i qëndron kallëzimit të tij, ndërsa theksoi se të gjithë politikanët duhet të mbështesin punën e drejtësisë së re që po çmonton korrupsionin shumëvjeçar.
Prononcimi i plotë i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla:
Balla:Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë. Mendoj unë, mendojnë gjithë shqiptarët, që në bankën e të akuzuarve gjendet një ish-kryeministër, një ish-president për korrupsion. A kanë bërë politikanët korrupsion në Shqipëri? Padyshim që kanë bërë korrupsion. Dhe ajo që thamë në vitin 2016, kur miratuam reformën në drejtësi, me votën e të gjithëve, edhe me votën e atij që gjendet në bankën e të akuzuarve, që do të vijë një ditë në Shqipëri kur politikanët do të gjenden në bankën e të akuzuarve për korrupsion. Unë besoj se shqiptarët sot kanë më shumë besim te drejtësia dhe drejtësia është një institucion i cili po forcohet dita ditës. Ajo që mendoj unë që politikanët që vijnë këtu duhet qtë mbështesin drejtësinë, të mbështesin punën e lavdërueshme të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, të cilët po të çmontojnë korrupsionin shumëvjeçar në Shqipëri.
Zoti Berisha ka zgjedhur mos të jetë i pranishëm sot. Keni një koment?
Balla: Kush është ky?
Ju thatë që është një ditë e madhe për Shqipërinë për sa kohë që në bankën e të akuzuarve është Sali Berisha. A ndani të njëjtin qëndrim në kohën kur në bankën e të akuzuarve vjen Erion Belia, Belinda Balluku, për ato që janë të ngjashmit tuaj?
Balla:Atëherë, po e them dhe njëherë. Që nga viti 1912, kur shqiptarët bënë shtetin e tyre të parë, Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër Europës sesa është sot. Dhe arsyeja pse jemi shumë më afër Europës është reforma në drejtësi e cila ka rikthyer besimin tek drejtësia, një besim që nuk ka qenë asnjëherë, dhe se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër Bashkimit Europian, se institucionet e Bashkimit Europian konfirmojnë dita ditës që Shqipëria po bën hapa të lavdërueshëm, dhe t’ju konfirmoj se pritshmëria jonë që brenda vitit 2027 të mbyllim negociatat dhe brenda vitit 2030 në oborrin e Bashkimit Europian të ngremë flamurin kuq e zi është e vërtetë.
Më pyeti zoti Rusta diçka. A i qëndroj kallëzimit tim se kjo ju intereson sot.
Deklaruar i rremë, zoti Balla. Strasburgu është shprehur për zvarritje tetë vite të procesit?
Balla:Ah, po mirë ti Fatjon ti e paske për shkak detyrës. Atëherë, që ta dish ti. Edhe ju për shkak detyrës. Keto që i ke bankë të akuzuarve, më kanë kallëzuar mua për shpifje në vitin 2012. Pyetje, si e kanë fituar? Tani, një gjë është e sigurt. Këtij kallëzimi e kam sjellë me vete. I qëndroj fjalë për fjalë. Ky është rasti tipik i korrupsionit të zyrtarëve të lartë ku familjari jot shkon dhe u premton atyre që t’u kthehet prona, ua merr kontratën përpara me 5%, edhe 5% është korrupsion, sot po flasim për korrupsion.
Do të flisni vetëm për kallëzimin apo do keni detaje përtej kallëzimit?
Balla:Tani, më fal se ti je Anila, ti je sa unë politike, ti në gazetari. Unë do përgjigjem çfarë të më pyesin. Por i qëndroj kallëzimit tim.
A duhet të përgjigjet drejtësia edhe për kallëzim të rremë sikur ka pasur?
Balla:Po, patjetër, patjetër.





