TIRANË– Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e mediave për të transmetuar live gjyqin për aferën Partizani. Vetëm pjesa teknike e seancës u dha live për mediat, ndërsa treshja e gjyqtarëve Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj refuzuan kërkesën e gazetarëve dhe i nxorrën jashtë kamerat e mediave.Në pamjet që solli Report Tv nga seanca, dallohet dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi i ulur në bankën e të akuzuarve. Në sallë ishte edhe biznesmeni Xhimi Begeja, ndërsa mungon ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në Kroaci për një samit të partive të djathta.
Në seancën e sotme është thirrur për të dëshmuar deputeti i PS Taulant Balla, në cilësinë e kallëzuesit të çështjes.Balla tha se procesi i privatizimit të ish-klubit Partizani nuk është zhvilluar sipas procedurave ligjore dhe personat kanë shfrytëzuar koncesionet e tyre dhe lidhjet familjare lidhur me këtë proces. Balla theksoi se brenda 6 muajve ishte bërë procedura për njohjen dhe kthimin e godinës, duke shtuar se kompleksi partizani ishte hequr nga plani i ushtrisë.
Balla tha se për privatizimin u krijua një kompani “Homeplan” me pronar një nga të akuzuarit dhe rezultoi se pronari ja kaloi % e aksioneve dy personave te tjerë që ishin përfshirë në këtë proces. Ai vijoi duke thënë se Sali Berisha për shkak të pozicionit si kryeministër, përfitonte nga këto lidhje dhëndri i tij.
Në listë për të dëshmuar janë dhe drejtues të rëndësishëm të ish klubit të futbollit “Partizani” apo edhe ish shumësportëshit me të njëjtin emër. Sali Berisha nuk është në gjyq, ndërsa prej ditës së djeshme është nisur drejt Zagrebit për të marrë pjesë në një samit të partive të djathta. Ish presidentët e Partizanit Albert Xhani dhe Paro Laçi dhe ish drejtorët Bujar Labinoti, Afrim Tole, Isa Tare pritet të dëshmojnë mbi procedurat që u ndoqën për t’i marrë atyre pronën ku vazhdonin aktivitetin sportiv.
Në dosjen e SPAK thuhet për shembull se ish-drejtorit të viteve 1995-2005, Isa Tare ka dëshmuar se atij iu premtua një apartament që të mos kundërshtonte privatizimin. Po në SPAK edhe ish Presidenti Paro Laçi ka thënë se i është ofruar një pazar nga njerëzit e Berishës për të liruar ambientet e klubit. Ndërsa Afrim Tole, drejtor i Klubit Shumësportesh Partizani, në vitet 2006-2008 ka bërë para hetuesve të SPAK një pasqyrë të të gjitha pronave që “de facto” dhe “de jure” posedonte klubi.
Në radhë është dhe Dhurana Çela dhe Petrit Kullolli. E para ish drejtorëshe e Agjencisë së Pronave për Tiranën dhe i dyti topograf, në grupin e atyre që shqyrtuan dosjen e “Partizanit”. Sipas SPAK, dosja e ish-kompleksit Partizani, ishte nga të parat që u shqyrtua nga agjencia e Pronavel, ndërsa një dëshmi në prokurori e ish drejtorëshës se përgjithshme të Pronave Justina Boriçi konfirmon se Dhurata Çelën e kishte emëruar me rekomandim nga lart.
Ndërkohë GJKKO në seancën e kaluar pranoi dhe kërkesën e mbrojtjes së Berishës dhe Malltezit për të thërritur si dëshmitar dhe kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit pritet të dëshmojë në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës i cili sipas tyre ka ka firmosur ndryshimin e destinacionit të truallit të ish kompleksit Partizani, nga terren sportiv për ndërtim, në kohën kur ka qenë kryetar.
Lajmi në përditësim…
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Afera e privatizimit të Partizanit/ Balla në gjyq: Dy godinat në qendër të Tiranës u vlerësuan vetëm 100 mijë euro

Në dëshminë e tij për gjyqin Partizani, deputeti i PS Taulant Balla këmbënguli se privatizimi i kompleksit sportiv “Partizani” kishte cenuar interesin publik dhe ishte kryer në kundërshtim me ligjin. Në dëshminë e tij, ai ngriti dyshime mbi statusin e ish-pronarëve, duke pretenduar se një pjesë e tyre ishin kompensuar më herët nga shteti italian dhe, sipas tij, nuk mund të përfitonin më si pronarë. Deputeti socialist theksoi gjithashtu se prova më e fortë e abuzimit ishte vlerësimi i pronës, ku sipas tij dy godina të mëdha në qendër të Tiranës ishin vlerësuar vetëm 100 mijë euro.
Pjesë nga dëshmia
Jamarbër Malltezi: Cili ligj është shkelur kur thoni se është kthyer në mënyrë të paligjshme?
Taulant Balla: Mendoj se duhej t’i mbetej ushtrisë. Është shkelur interesi publik dhe kur ka shkelje të interesit publik, ka shkelje ligji.
Jamarbër Malltezi: Cilave akte ligjore i jeni referuar kur keni bërë kallëzimin?
Taulant Balla: Kodit Penal dhe legjislacionit në fuqi.
Jamarbër Malltezi:Cilës provë i referoheni konkretisht?
Taulant Balla:S’ka provë më të qartë se akti i vlerësimit të asaj prone. Dy godina të mëdha në qendër të Tiranës vlerësohen 100 mijë euro.
Jamarbër Malltezi:Pse thoni “të vetëquajtur ish-pronar”?
Taulant Balla: Rezulton se shteti italian i ka kompensuar ish-pronarët dhe në këto kushte nuk janë pronarë.
Jamarbër Malltezi:Thoni se disa familje janë shpronësuar, pra në rast se ty të del që është shpronësuar Adem Xhepa, është kjo provë që janë shpronësuar edhe të tjerët?
Taulant Balla:I takon prokurorisë ta hetojë dhe verifikojë këtë rast.
Jamarbër Malltezi: Po që i kthehet Mond Begos brenda një viti?
Gjykata:Nuk ka lidhje me këtë çështje.
Gjykata: Nuk pranohet pyetja.
Jamarbër Malltezi:A jeni në dijeni të vendimit të vitit 2006 të KRRT-së, të firmosur nga Edi Rama?
Taulant Balla:Derisa s’e kam në kallëzim, nuk kam dijeni.
Read more (Jamarbër Malltezi):Afera ‘Partizani’/ SPAK thërret si dëshmitarë në GJKKO 8 persona, nis i pari Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit
Jamarbër Malltezi:A jeni në dijeni të vendimit të vitit 2008 me firmë të Ramës për lejet e ndërtimit?
Taulant Balla:Jam vënë në dijeni që aty, në atë fushë, po ndërtoheshin 17 godina. E para, në kallëzim s’jam referuar kësaj pjese. I qëndroj kallëzimit tim. Të isha në dijeni, do e fusja në kallëzim.
Jamarbër Malltezi:Këtë leje e ka firmosur Edi Rama, jo Sali Berisha.
‘Partizani’/ Balla përballet me Malltezin në GJKKO: Aferë e pastër korruptive, klubi u privatizua në mënyrë ta paligjshme

Deputeti i PS, Taulant Balla u përball me Jamarbër Malltezin në gjyqin për aferën Partizani. Gjatë dëshmisë së Ballës, Malltezi kundërshtoi pretendimet për privatizim të paligjshëm, duke vënë në dyshim provat dhe burimet e informacionit të përdorura në kallëzim. Por, deputeti i PS, i cili është edhe kallëzuesi i kësaj afere, këmbënguli se privatizimi i kompleksit ishte kryer në kundërshtim me ligjin dhe se Malltezi ka përfituar nga vjehrri i tij Sali Berisha, i cili asokohe ishte kryeministër.
Pjesë nga dëshmia
Jamarbër Malltezi:Ku punoni?
Taulant Balla:Deputet i PS.
Jamarbër Malltezi:Sa vite keni?
Taulant Balla:Nga 9 shtatori 2005.
Jamarbër Malltezi:Çfarë pozicioni keni qenë kur bëtë kallëzimin?
Taulant Balla:Kryetar i grupit parlamentar i PS.
Taulant Balla:Kallëzimin e kam firmosur si qytetar.
Jamarbër Malltezi:Në kallëzim ku i keni gjetur të dhënat personale si nr. ID etj?
Taulant Balla: I kemi marrë zyrtarisht dhe nga denoncimet e qytetarëve.
Jamarbër Malltezi:Na sqaroni dot pozicionin aktual?
Taulant Balla: Anëtar i Kuvendit të Shqipërisë.
Jamarbër Malltezi:Funksion tjetër keni?
Taulant Balla:Janë funksione politike të Partisë Socialiste.
Jamarbër Malltezi: Në çfarë pozicioni keni qenë kur keni bërë kallëzimin në SPAK?
Taulant Balla:Kam qenë sekretar i përgjithshëm i PS-së, kryetar grupi.
Jamarbër Malltezi: Pra s’keni firmosur si shtetasi Taulant Balla, por si sekretar e kryetar grupi?
Taulant Balla:E kam paraqitur kallëzimin si dëshmitar.
Jamarbër Malltezi:Deklarimi i pavërtetë, e keni qartazi kallëzimin ndryshe. A ka qenë e grupit parlamentar të PS apo e juaja iniciativa?
Taulant Balla:Kam kryer detyrën si përfaqësues i Kuvendit kur vihesh në dijeni të veprës, dhe moskallëzimi përbën vepër penale. Deputeti duhet të përfaqësojë interesin kombëtar. Është veprimtari e ndërthurur si deputet apo kryetar grupi. S’ka qenë vendim grupi, por i imi personal.
Jamarbër Malltezi:A janë dorëzuar të gjitha provat bashkëngjitur kallëzimit apo jo?
Taulant Balla:Kjo ka qenë punë hetimore shumëvjeçare. Duke shfrytëzuar ligjin për statusin e deputetit kam marrë informacion nga institucione të tjera dhe ia kam bashkëngjitur kallëzimit.
Read more (sali berisha):Zgjedhjet në PD/ Ish-deputeti Spaho për Report Tv: Po nuk u servilose, të tregohet dera! Mund të dalë ndonjë ‘Basha nr. 2’
Jamarbër Malltezi:Si jua kanë dhënë juve të dhënat tona personale?
Taulant Balla: Jam drejtuar institucioneve dhe ato që më janë vënë në dispozicion ia kam dorëzuar prokurorisë. Një pjesë janë marrë zyrtarisht, një pjesë nga denoncime nga qytetarë.
Jamarbër Malltezi:Dini kush është “Loë Farm Firm”?
Taulant Balla:Mund ta kem përdorur për konsulencë ligjore.
Jamarbër Malltezi:E keni angazhuar ju Alket Hysenin?
Taulant Balla:Ka qenë deputet, nuk e kam angazhuar si zyrë avokatie, mund të jem konsultuar me të.
Jamarbër Malltezi: Deputeti mund të ushtrojë aktivitet privat, Alket Hyseni?
Taulant Balla: Nuk e di.
Jamarbër Malltezi:Nga kush iu dha akses studios “Halloë”?
Taulant Balla:Nuk e di.
Jamarbër Malltezi:A ju kanë ngritur shqetësimin për përdorimin e të dhënave private?
Taulant Balla:Jam përgjigjur për çdo pyetje që ka pasur prokurorja.
Jamarbër Malltezi: Këtë pyetje s’jua ka bërë.
Taulant Balla:S’e mbaj mend.
Jamarbër Malltezi:Bazoheni në prova apo supozime?
Taulant Balla:Kallëzimi ngrihet mbi dyshime. Këto dyshime shoqërohen me disa dokumente, prova mund t’i quajmë, që i janë bashkëngjitur kallëzimit.
Jamarbër Malltezi:Cilat prova konkrete paraqisni dhe në çfarë aspekti korruptiv?
Taulant Balla: Nuk ka një vepër më të qartë se kjo, të një afere të pastër…
Gjyqtarja Ulliri:Qëndrojini pyetjes.
Taulant Balla:Se si merret pronë shtetërore, privatizohet në mënyrë të paligjshme, kthehet në përfitim të paligjshëm.
Jamarbër Malltezi:Thatë se i keni marrë vetë provat, që janë bërë procedurat 6 muaj, duke qenë se një nga provat ishte dokumenti i kthimit të pronës. Kjo është bërë nga ’96 deri në 2007, a mendoni se ky afat është 6 muaj? Dokumenti u dorëzua nga dëshmitari me dorën e tij.
Taulant Balla:Kemi të bëjmë me një rast kur në 2007 prona ishte brenda planit të përhapjes. Nga momenti i heqjes nga plani deri në privatizim u bë për 6 muaj.
Jamarbër Malltezi:Kur është hequr nga plani i përhapjes?
Taulant Balla: Nga mediat jam informuar mbi deklaratat e ish-funksionarëve të ushtrisë që kanë qenë kundër heqjes së planit të përhapjes.
Jamarbër Malltezi: E dini çfarë është plani i përhapjes?
Read more (Besim):Zvicra dhe Kosova forcojnë partneritetin: Cilat janë fushat kryesore të mbështetjes në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Zviceran 2026-2029
Taulant Balla:Plani i ushtrisë është plani mbi pronat e ushtrisë, mbi planin që i duhen ushtrisë.
Jamarbër Malltezi: E ke marrë vesh nga media e një gjenerali, bazohesh për vërtetësinë tek fakti apo deklaratat? Kush ka peshë më të madhe, dekreti i presidentit apo deklarata e një gjenerali në media?
Gjykata: Pyetja nuk pranohet.
Jamarbër Malltezi: Si ka dalë plani i përhapjes kur është dokument sekret?
Taulant Balla:Përderisa ju e privatizuat, kjo u mësua. S’është hetuar veç nga unë, por edhe nga media, ku thuhet se procedura ka ngritur dyshime për abuzim.
Jamarbër Malltezi: E keni parë planin e përhapjes?
Taulant Balla:Jo.
Jamarbër Malltezi: Ku e bazoni që thoni se ka filluar privatizimi në 2008?
Taulant Balla:Mbi deklarime publike.
Jamarbër Malltezi: Ku e bazoni?
Taulant Balla: S’kam koment tjetër.
Jamarbër Malltezi:A je në dijeni që Majko dhe Klosi janë shprehur për privatizimin e klubit në 2006?
Taulant Balla:Jo, nuk kam dijeni.
Jamarbër Malltezi:A je në dijeni për shprehjen e interesit në 2006?
Taulant Balla: Po.
Jamarbër Malltezi:Atëherë pse thua s’jam në dijeni para 2008, kur thua se kishe dijeni?
Afera Partizani/ Dëshmon Balla: Brenda 6 muajve u bë procedura e njohjes dhe kthimit të godinës, kompleksi u hoq nga plani i ushtrisë! Malltezi përfitoi nga vjehrri kryeministër

Deputeti i PS, Taulant Balla po dëshmon në gjyqin për aferën Partizani. Në dëshminë e tij, Balla tha se procesi i privatizimit të ish-klubit Partizani nuk është zhvilluar sipas procedurave ligjore dhe personat kanë shfrytëzuar koncesionet e tyre dhe lidhjet familjare lidhur me këtë proces. Balla theksoi se brenda 6 muajve ishte bërë procedura për njohjen dhe kthimin e godinës, duke shtuar se kompleksi partizani ishte hequr nga plani i ushtrisë.
Balla tha se për privatizimin u krijua një kompani “Homeplan” me pronar një nga të akuzuarit dhe rezultoi se pronari ja kaloi % e aksioneve dy personave te tjerë që ishin përfshirë në këtë proces. Ai vijoi duke thënë se Sali Berisha për shkak të pozicionit si kryeministër, përfitonte nga këto lidhje dhëndri i tij.
“U shfrytëzua lidhja shkak-pasojë, për të përmbyllur procesin e njohjes, privatizimit me një vlerë qesharake, ku në një kohë të shkurtër janë marrë te gjitha lejet për ndërtimin e 17 godina, aty ku ka qenë një klub sportiv”, thekson Balla.
Pjesë nga dëshmia e Ballës
Që prej vitit 2012 e në vijim kam paraqitur dyshimet e mia për mënyrën se si është proceduar nga organet përgjegjëse për privatizimin e Partizanit. Në vlerësimin tim, ky proces privatizimi nuk është zhvilluar sipas procedurave ligjore dhe personat kanë shfrytëzuar koncesionet e tyre dhe lidhjet familjare lidhur me këtë proces. Nga një numër shumë i madh provash, binte në sy se si, në një mënyrë kaq të shpejtë, ishte kryer vetëm një privatizim.
Në Shqipëri, gjatë gjithë këtyre viteve, ish-pronarët vuajnë për pronat e tyre. Brenda 6 muajve ishte bërë procedura e njohjes dhe kthimit të godinës. Ajo që vumë re në atë kohë ishte se si një kompleks si Partizani ishte hequr nga plani i ushtrisë. Në një dokument rezultonte se ishte në plan përhapjeje, në tjetrin jo. Ndaj i kërkova prokurorisë të hetonte.
Në vlerësimin tim, dy godina të mëdha me sipërfaqe të konsiderueshme nuk mund të vlerësoheshin me 10 milionë lekë të reja. Ishte e dyshimtë se si kishte mundësi që, në një kohë prej vetëm 6 muajsh, të bëhej e gjithë kjo. Kjo përbënte dalje nga normat mesatare kohore që ndiqen për prona të tilla.
Në vlerësimin tim të bërë në kallëzim, kemi hedhur edhe dyshimin që kishim të bëjmë me një formë të fshehjes së pasurisë apo të ndërmjetësimit të paligjshëm. U krijua një kompani “Homeplan” me pronar një nga të akuzuarit, rezultoi se pronari ja kaloi % e aksioneve dy personave te tjerë që ishin përfshirë në këtë proces. Sali Berisha për shkak të pozicionit si kryeministër, përfitonte nga këto lidhje dhëndri i tij. U shfrytëzua lidhja shkak-pasojë, për të përmbyllur procesin e njohjes, privatizimit me një vlerë qesharake, ku në një kohë të shkurtër janë marrë te gjitha lejet për ndërtimin e 17 godina, aty ku ka qenë një klub sportiv.
Afera ‘Partizani/ GJKKO rrëzon kërkesën e gazetarëve, nuk lejon transmetimin live të seancës
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e mediave për të transmetuar live seancën gjyqësore për dosjen Partizani. Kamerat e mediave kanë qenë të pranishme në sallë deri në momentin që palët janë legjitimuar dhe më pas janë nxjerrë jashtë.
Afera Partizani/ Balla shkon në GJKKO për të dëshmuar: I qëndroj kallëzimit, rasti tipik i korrupsionit të zyrtarit të lartë
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla është paraqitur në GJKKO ku do të dëshmojë në dosjen Partizani, në cilësinë e kallëzuesit. Në një komunikim me gazetarët, Balla tha se i qëndron kallëzimit të tij, ndërsa theksoi se të gjithë politikanët duhet të mbështesin punën e drejtësisë së re që po çmonton korrupsionin shumëvjeçar.
Taulant Balla: Unë besoj se shqiptarët sot kanë më shumë besim tek drejtësia dhe drejtësia është një institucion që po forcohet dita-ditës, ajo që mendoj unë që politikanët që vijnë këtu duhet që mbështesin drejtësinë, punën e SPAK, të cilët po çmontojnë korrupsionin shumëvjeçar në Shqipëri. Që nga viti 19912 kur shqiptarët bënë shtetin e parë, Shqipëria s’ka qenë kurrë më afër Europws se sot. Arsyeja është reforma në drejtësi, që ka kthyer besimin tek drejtësia. Pritshmëria jonë që të mbyllim negociatat brenda 2027-ës është e vërtetë.
A i qëndroj kallëzimit tim? Këta që i ke në bankë të akuzuarve kanë kallëzuar për shpifje në 2012. Këtij kallëzimi i qëndroj fjalë për fjalë, rasti tipik i korrupsionit të zyrtarit të lartë.





