Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Zvicra dhe Kosova forcojnë partneritetin: Cilat janë fushat kryesore të mbështetjes në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Zviceran 2026-2029
Aktualitet

Zvicra dhe Kosova forcojnë partneritetin: Cilat janë fushat kryesore të mbështetjes në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Zviceran 2026-2029

• 30 Prill, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjatë 27 viteve të fundit, Zvicra dhe Kosova kanë ndërtuar një partneritet të bazuar në besim, vlera të përbashkëta dhe rezultate të prekshme. Gjatë kësaj jave, ky bashkëpunim ka hyrë në një fazë të re, duke u orientuar drejt një partneriteti më strategjik dhe të ndërsjellë mes dy vendeve.

Programi i ri i Bashkëpunimit Zviceran për Kosovën 2026-2029 pasqyron më së miri këtë transformim, duke vazhduar mbështetjen për zhvillimin e Kosovës, fuqizimin e institucioneve dhe qytetarëve përmes adresimit të sfidave të reja në një kontekst që po ndryshon me shpejtësi.

Një partneritet i ndërtuar mbi rezultate

Programi i ri i lansuar këtë javë ndërtohet mbi një bazë të fortë veçanërisht të krijuar gjatë katër viteve të fundit. Në krejt Kosovën, iniciativat e mbështetura nga Zvicra kanë përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve në mënyrë të dukshme dhe domethënëse.

Read more (Zvicra):Zvicra lanson Programin e Bashkëpunimit 2026–2029 për Kosovën, 70 milionë euro mbështetje

Qeverisja lokale është forcuar me mbi 700,000 qytetarë që kanë përfituar nga infrastruktura dhe shërbimet më të mira komunale. Zhvillimi ekonomik është mbështetur përmes krijimit të vendeve të punës, ku mbi 10,000 persona kanë siguruar punësim të ri ose më të mirë, përfshirë gra dhe pjesëtarë të komuniteteve jo-shumicë.

Përmes programit të paqes, Zvicra ka mbështetur të drejtat e njeriut, përballjen me të kaluarën dhe procesin e normalizimit me Serbinë, duke nxitur besimin dhe dialogun.

Në të njëjtën kohë, investimet në shëndetësi kanë ndihmuar në orientimin e sistemit drejt parandalimit, duke mbështetur mbi 140,000 persona në menaxhimin e sëmundjeve kronike. Iniciativat në mjedis dhe ujë kanë përmirësuar qëndrueshmërinë dhe menaxhimin e burimeve ujore, ndërsa mbështetja për shoqërinë civile dhe përfshirjen e saj ka zgjeruar mundësitë për grupet e cenueshme. Bashkëpunimi në fushën e migrimit është forcuar, duke përmirësuar sistemet dhe kapacitetet në përputhje me strategjitë kombëtare.

Këto rezultate jo vetëm që kanë forcuar institucionet e Kosovës, por edhe kanë rritur besimin, kanë përmirësuar shërbimet dhe kanë krijuar mundësi të reja në të gjithë vendin.

Read more (Kosova):Gati 74 për qind e të rinjve po mendojnë emigrimin, rrjeti i OJQ-ve dhe Forumi i të Rinjve alarmojnë për mungesë perspektive në Kosovë

Me shikimin nga e ardhmja: Një program i harmonizuar strategjikisht për 2026-2029

Ndërsa Kosova vazhdon rrugën e saj të zhvillimit, partneriteti zvicerano-kosovar avancon përmes një programi të harmonizuar ngushtë me Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit të Kosovës, duke forcuar prioritetet e përbashkëta dhe objektivat afatgjata.

Programi i ri fokusohet në tre fusha kryesore:

Qeverisja Demokratike dhe Paqja do të mbështesë forcimin e institucioneve, përmirësimin e llogaridhënies dhe rritjen e pjesëmarrjes qytetare. Ai gjithashtu do të vazhdojë të promovojë dialogun, pajtimin dhe proceset gjithëpërfshirëse që kontribuojnë në stabilitetin afatgjatë.

Read more (Zhvillimi ekonomik):Lushnjë/ Çelet edicioni i pestë i panairit ‘Ditët e Bujqësisë’, Salla: Punojmë për të forcuar organizimin e fermerëve dhe për të rritur konkurrueshmërinë e sektorit

Zhvillimi Ekonomik i Qëndrueshëm dhe Tranzicioni i Gjelbër synon ndërtimin e një ekonomie më konkurruese dhe gjithëpërfshirëse. Kjo përfshin mbështetjen e bizneseve, nxitjen e inovacionit dhe investimin në zgjidhje të qëndrueshme mjedisore, si zhvillimi urban i qëndrueshëm ndaj ndryshimeve klimatike dhe menaxhimi më i mirë i ujit.

Zhvillimi i Barabartë Njerëzor vendos në qendër qytetarin, duke përmirësuar qasjen në shërbimet shëndetësore, duke forcuar aftësitë dhe mundësitë për punësim, si dhe duke promovuar përfshirjen, veçanërisht për gratë dhe komunitetet në nevojë.

Në të njëjtën kohë, partneriteti i vazhdueshëm në fushën e migrimit ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës do të vazhdojë të forcojë sistemet e menaxhimit të migrimit dhe bashkëpunimin në këtë fushë të rëndësishme.

Ajo që e karakterizon këtë fazë të re nuk është vetëm niveli i investimit prej 70 milionë eurove gjatë katër viteve të ardhshme, por edhe natyra e këtij partneriteti të veçantë.

Read more (Natyra):Video/ Të shtënat me armë në darkën e Trump me gazetarët, pamjet e një të ftuareje që ‘rrëmben’ dy shishe verë bëhen virale

Zvicra dhe Kosova po avancojnë drejt një partneriteti më të balancuar dhe të vazhdueshëm, një partneritet i harmonizuar me prioritetet shtetërore të Kosovës, i udhëhequr nga institucionet e saj dhe i mbështetur nga Zvicra për të siguruar një ndikimmë afatgjatë.

Ndërsa Kosova vazhdon rrugëtimin e saj drejt zhvillimit, Zvicra mbetet një partner i përkushtuar, duke qëndruar pranë institucioneve, komuniteteve dhe qytetarëve në ndërtimin e një të ardhmeje më gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe më prosperuese.

Për më shumë informacione mbi programin e bashkëpunimit, vizitoni:
https://www.eda.admin.ch/countries/kosovo/en/home/international-cooperation/strategy.html

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bashkepunim #Besim #Kosova #Mbeshtetje #Natyra #Partneritet #Partneriteti zvicerano-kosovar #Shoqeria civile #Vlera #Zhvillimi ekonomik #Zvicra

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zvicra vendos “kapakun”, referendum për të ndalur rritjen e popullsisë mbi 10 milionë banorë
  • Efekti Magyar: Si u permbys regjimi ne Hungari – Blog
  • Java e Kulturës së Izraelit në Tiranë, ambasadorja Galit Peleg: Patriotët shqiptarë do ta respektojnë flamurin tonë në bulevard
  • Protesta shkon në Nartë/ Mes flamingove dhe pankartave në breg të detit, zëra kundër dhe pro projektit
  • Bizneset presin një verë të mirë, shërbimet dhe turizmi rrisin besimin në ekonomi, tregtia e industria frenohen
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Botë “Paqe përmes forcës”/ Netanyahu uron Trump për ditëlindje: Do ta çojmë aleancën SHBA-Izrael në nivele më të larta 1 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by