Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Gati 74 për qind e të rinjve po mendojnë emigrimin, rrjeti i OJQ-ve dhe Forumi i të Rinjve alarmojnë për mungesë perspektive në Kosovë
Aktualitet

Gati 74 për qind e të rinjve po mendojnë emigrimin, rrjeti i OJQ-ve dhe Forumi i të Rinjve alarmojnë për mungesë perspektive në Kosovë

• 30 Prill, 2026 • 5 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mungesa e perspektivës në vend ka bërë që përqindje e lartë e të rinjve të shohin emigrimin si mundësi për një jetë më të mirë.

Një pyetësor i realizuar nga Telegrafi me pyetjen “Cilat mendoni se janë shkaqet kryesore të emigrimit të të rinjve?” nxjerr në pah mungesën e perspektivës si arsyen kryesore që shtyn të rinjtë të largohen nga vendi.

Sipas rezultateve, 48.89 për qind e respondentëve kanë vlerësuar se mungesa e perspektivës përbën shkakun kryesor të emigrimit të të rinjve nga Kosova.

Në të njëjtën kohë, rezultatet tregojnë se emigrimi po shihet si një plan konkret nga një pjesë e madhe e qytetarëve. Rreth 48.15 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se planifikojnë të largohen nga Kosova, ndërsa 25.83 për qind janë ende në dilemë. Kjo nënkupton se afro 74 për qind e respondentëve konsiderohen potencialisht emigrantë.

Lidhur me këtë situatë ka folur edhe Aolta Bajrami nga Rrjeti i OJQ-ve “Avonet”, e cila e cilësoi shqetësuese këtë përqindje të të rinjve që po mendojnë largimin.

Read more (Kosova):Data e zgjedhjeve, Haxhiu takon sot partitë politike

Aolta Bajrami nga Rrjeti i OJQ-ve “Avonet” /Foto: Ridvan Slivova, Telegrafi

“Është shqetësuese, fillimisht shifra prej 74 për qind është shqetësuese. Jo pa arsye, brenda vitit i kemi pas pesë palë zgjedhje dhe natyrisht të rinjtë janë lodhë, edhe shumica e proceseve që kanë fillu kanë stagnu aty ku kanë fillu”, tha ajo.

Sipas Bajramit, institucionet nuk po arrijnë të krijojnë një qasje reale dhe afatgjatë ndaj të rinjve.

“Për ne si ‘Avonet’ është shqetësuese mënyra se si janë trajtuar të rinjtë dhe se si po trajtohen edhe tani e tutje, që veçse është publike dhe dihet dëshira e tyre po ta lënë vendin. Në kohë kur ekspozohen para mediave ose para qytetarëve, partitë në kohë fushate thonë se të rinjtë janë e ardhmja, shpeshherë është fjali klishe”.

Read more (Foto):Trump paralajmëron Iranin për sulme: Merrni masa, do të vijojmë me bllokadën në Hormuz! Pentagoni: Lufta me Iranin na ka kushtuar 25 miliardë dollarë

Ajo shtoi se vendet evropiane po i targetojnë të rinjtë kosovarë për shkak të potencialit të tyre dhe po u ofrojnë mundësi më të mira ekonomike.

“E dimë që në Kosovë potencial i jashtëzakonshëm janë të rinjtë dhe shtetet perëndimore ose shtetet evropiane po i targetojnë këta të rinj dhe po i marrin, e natyrisht po i japin edhe po ju ofrojnë mundësi për punë. Ata po e shohin zgjidhjen më të mirë, pjesën e pagave ose pjesën e financave në shtetet e jashtme, natyrisht edhe po e zgjidhin si rrugën më të lehtë”, përfundoi Bajrami.

Në anën tjetër, Ez’her Bega nga Forumi Rinor i Ferizajt tha se mungesa e investimeve dhe mbështetjes institucionale po ndikon drejtpërdrejt në largimin e të rinjve.

Ez’her Bega nga Forumi Rinor i Ferizajt /Foto: Ridvan Slivova, Telegrafi

“Arsyeja pse nuk mund ta zhvillojmë një aktivitet të mirë duhet të intervenojë komuna për terrenin tonë. Duhet të kem më shumë funde që të organizojmë më shumë aktivitete edhe më të mira. Interesimi do të rritet ashtu edhe me fondet”, tha ai.

Read more (Ferizaj):Vishi: Ka nisur funksionalizimi dhe shtimi i kamerave në Kaçanik, vendosen edhe në zonat ku u pastruan deponitë ilegale

Ai theksoi se të rinjtë po largohen për shkak të mungesës së hapësirave për zhvillim personal dhe profesional.

“Ikja e të rinjve zakonisht ndodh nga hapësira e vogël për edukim, sport e edukime të tjera sepse vullneti i tyre izolohet dhe kanë nevojë që me dal jashtë shtetit, sepse atje kam më shumë hapësirë, më shumë të ardhura”, shtoi Bega.

Rezultatet e pyetësorit tregojnë se, megjithëse pagat e ulëta përmenden nga 23.8 për qind e respondentëve, dominon mungesa e perspektivës. Kjo nënkupton se qytetarët nuk po largohen vetëm për arsye financiare, por edhe për shkak të mungesës së besimit në të ardhmen dhe zhvillimin e vendit.

Kjo reflektohet edhe në nivelin e pakënaqësisë qytetare, ku 55.9 për qind e respondentëve janë deklaruar të pakënaqur ose shumë të pakënaqur, ndërsa vetëm 16.6 për qind janë shprehur pozitivë.

Read more (Edukim):Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së po shkëlqejnë në akademitë e vendeve të NATO-s

Po ashtu, të dhënat tregojnë se emigrimi nuk lidhet vetëm me papunësinë. Shumica e respondentëve janë të punësuar në sektorin privat, me 57.93 për qind, ndërsa 95.89 për qind kanë familjarë jashtë vendit, çka sipas analizës e normalizon emigrimin si fenomen shoqëror.

Një tjetër tregues shqetësues është edhe fakti se 67 për qind e respondentëve janë mbi moshën 30-vjeçare, duke treguar se largimin po e konsideron edhe mosha aktive e punës.

Qytetarët kanë treguar qartë edhe faktorët që sipas tyre do të ndikonin për të qëndruar në Kosovë. Pagat më të mira janë përzgjedhur nga 33.79 për qind e respondentëve, stabiliteti politik nga 18.36 për qind dhe lufta kundër korrupsionit nga 18.16 për qind.

Për më shumë storie dhe problematika të tjera, qytetarët mund të kontaktojnë redaksinë në adresën elektronike: lokale@telegrafi.com. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Avonet #Edukim #Ferizaj #Ferizaj lokale #Forumi rinor në ferizaj #Foto #Hapesira #Kosova #kosove #Rrjeti i ojq #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • FOTOLAJM/ Balla poston foto me AI për të treguar numër të ulët protestuesish, por “e tradhton” shkrimi në pankarta
  • Zjarr në Palasë prej mesnatës, ndërhyjnë edhe dy helikopterë (VIDEO)
  • Vijon i nxehti përvëlues, sot priten temperatura deri në 39 gradë celsius (VIDEO)
  • Shëtiste me armë me vete në Lungomare të Vlorës, vihet në pranga një person (VIDEO)
  • Zjarrfikësit në betejë me flakët gjatë natës në jug! Shuhet pas 8 orësh zjarri në Gjirokastër, vihet nën kontroll edhe vatra në Llogara (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 24 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 22 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit/ “Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj 18 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës 18 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama duhet të tërhiqej, kërkohet qeveri tranzitore”/ Aulon Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, Europa e ka mbështetur! “Besa” e Ramës? Si karamele propagandistike 14 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë Bashkia e tij cilësohej si bastion i majtë, por i dha ‘shuplakë’ Ramës/ Qytetari nga Poliçani: S’kemi ujë e rrugë! Ma shpallën të vdekur nënën e gjallë 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Duam dorëheqjen e Ramës dhe që kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës politike”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit 10 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by