Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Trump paralajmëron Iranin për sulme: Merrni masa, do të vijojmë me bllokadën në Hormuz! Pentagoni: Lufta me Iranin na ka kushtuar 25 miliardë dollarë
Aktualitet

Trump paralajmëron Iranin për sulme: Merrni masa, do të vijojmë me bllokadën në Hormuz! Pentagoni: Lufta me Iranin na ka kushtuar 25 miliardë dollarë

• 30 Prill, 2026 • 10 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar një fotografi me automatik në dorë në rrjetet sociale dhe ka kërcënuar Iranin duke paralajmëruar që të ‘marrin masa’. Në përgjigje të këtij paralajmërimi të Trump, Teherani ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime të papara ushtarake kundër bllokadës amerikane në portet iraniane në Ngushticën e Hormuzit.

Media shtetërore iraniane Press Tv raportoi se Irani nuk ka vepruar për momentin për t’i dhënë një shans diplomacisë, por theksoi se SHBA-të “duhet të presin së shpejti një lloj tjetër përgjigjeje ndaj bllokadës detare të vazhdueshme’.

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth ka dalë sot përpara Komitetit të Shërbimeve të Armatosura ku ka dhënë llogari për luftën me Iranin. Hegseth ka deklaruar se deri më tani lufta me Iranin i ka kushtuar SHBA-së plot 25 miliardë dollarë.

Trump deklaron se do të vijojë të mbajë bllokadën detare të Iranit derisa regjimi të bjerë dakord për një marrëveshje që adreson shqetësimet e Uashingtonit në lidhje me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për Axios kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se beson që bllokada është disi më efektive sesa bombardimi.

Për momentin Trump e konsideron mbajtjen e bllokadës për anijet iraniane në Hormuz si levën e tij kryesore të presionit. Sipas Axios, nëse Irani vazhdon të rezistojë, presidenti amerikan do të merrte në konsideratë veprime ushtarake.

Në fjalimin e tij gjatë darkës shtetërore në Shtëpinë e Bardhë për King Charles III, Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara e kanë “mposhtur ushtarakisht” Iranin.

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Mohammad Akraminia, deklaroi në një video të transmetuar nga Al Jazeera se Irani nuk e konsideron “të përfunduar luftën”. Pikëpyetjet për një marrëveshje mbeten pasi palët dështuan të takohen për një raund të dytë negociatash.

Read more (Donald Trump):“Bllokada detare, më efektive se bombardimet”/ Trump nuk dorëzohet: Irani s’mund të ketë armë bërthamore, po mbytet si një…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 22:59

Irani siguron lirimin e 6 anëtarëve të ekuipazhit të anijes kontejnerë Touska, u ndalua nga Marina e SHBA në Hormuz

1776542940_ngushticaehormuzit.JPG

Irani ka siguruar lirimin e gjashtë anëtarëve të ekuipazhit të anijes kontejnerësh Touska, e cila u sekuestrua nga Shtetet e Bashkuara për një përpjekje të dyshuar për të shkelur bllokadën e Uashingtonit në Gjirin e Omanit, raportoi agjencia e lajmeve Tasnim.

Anëtarët e ekuipazhit iranianë ndodhen aktualisht në Iran, ndërsa përpjekjet për të siguruar lirimin e 22 qytetarëve të tjerë iranianë që ndodhen ende në bordin e anijes vazhdojnë, shtoi agjencia. Më 21 prill, Ministria e Jashtme iraniane dënoi sekuestrimin e anijes, duke i quajtur veprimet e SHBA-së pirateri detare. Ajo deklaroi gjithashtu se masa shkel Kartën e Kombeve të Bashkuara, normat themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe regjimin e armëpushimit.

Ora 22:03

Trump: Teherani është afruar më shumë me qëndrimin e SHBA-së, por ende jo për energjinë bërthamore

1777185346_donaldtrump.jpg

Irani është afruar më shumë me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara, por ende jo mjaftueshëm për çështjen bërthamore, deklaroi Donald Trump, duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale.

“Ata kanë bërë një rrugë të gjatë. Pyetja është nëse është e mjaftueshme apo jo. Tani për tani, nuk do të ketë një marrëveshje nëse ata nuk bien dakord të heqin dorë nga armët bërthamore“, deklaroi presidenti amerikan, duke shtuar se negociatat janë duke vazhduar. Negociatat mund të vazhdojnë nëpërmjet telefonit, pa pasur nevojë të dërgohet personel në Pakistan, shtoi ai.

Ora 22:02

Trump drejtuar Iranit: E tëra çfarë kanë për të thënë është ‘ne dorëzohemi’

1777222393_donaldtrump.JPG

Shtetet e Bashkuara kanë nevojë që Irani të pranojë se nuk mund ta vazhdojë konfliktin, në mënyrë që t’i japë fund. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e deklaroi këtë. “E tëra çfarë duhet të bëjnë është të thonë, ‘Ne dorëzohemi'”, u tha Trump gazetarëve.

Ora 19:49

Mediat: SHBA po përgatitet për një valë të re sulmesh të fuqishme kundër Iranit

1776786707_donaldtrump.JPG

Centcom, Komanda Qendrore e SHBA-së, ka përgatitur një plan për një valë sulmesh “të shkurtra dhe të fuqishme” ndaj Iranit me shpresën e zhbllokimit të negociatave, raporton Axios, duke cituar tre burime. Kjo pavarësisht se vetë Trump ka thënë se bllokimi i Ngushticës së Hormuzit është aktualisht opsioni më efektiv, madje edhe krahasuar me idenë e bombardimeve të reja.

Read more (Foto):Lufta/ Trump poston foto me automatik në dorë dhe kërcënon Iranin: Merrni masa! Teherani: Veprime të papara ushtarake për t’iu kundërvënë bllokadës së SHBA-së

Ora 19:01

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së: SHBA-të e kanë fituar luftën me Iranin, një sukses ushtarak

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së Pete Hegseth në përgjigjet që po jep përpara Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, është shprehur se SHBA e ka fituar luftën përballë Iranit duke e quajtur një “sukses jashtëzakonisht ushtarak”.

I pyetur nëse SHBA-të e kishin marrë në konsideratë përpara fillimit të konfliktit që Irani mund të mbyllte Ngushticën e Hormuzit, Hegseth tha se Departamenti i Mbrojtjes “i shqyrtoi të gjitha aspektet e këtij rreziku”.

Ora 18:37

‘Ata po mbyten si një derr’- Trump refuzon ofertën e Teheranit: Bllokada, derisa të arrihet një marrëveshje bërthamore!

1777221405_donaldtrump.JPG

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e hodhi poshtë ofertën e Iranit, duke deklaruar se bllokada e Ngushticës së Hormuzit do të mbetet në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje bërthamore, raporton Axios.

Për momentin, presidenti e konsideron mbajtjen e bllokadës si levën e tij kryesore të presionit, por disa burime thonë se ai do të merrte në konsideratë veprime ushtarake nëse Irani vazhdon të rezistojë.

“Ata po mbyten si një derr i mbushur me mish të thatë. Dhe vetëm sa do të përkeqësohet për ta. Ata nuk mund të kenë një armë bërthamore”, tha Trump.

Presidenti gjithashtu pretendoi se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje për të hequr bllokadën: “Ata duan ta përfundojnë çështjen. Ata nuk duan që unë ta vijoj bllokadën. Unë nuk dua ta heq atë, sepse nuk dua që ata të kenë një armë bërthamore”, shtoi ai.

Trump më në fund pohoi se depozitat dhe tubacionet iraniane të naftës “janë gati të shpërthejnë” për shkak të pamundësisë së vendit për të eksportuar naftë për shkak të bllokadës.

Read more (iran):Iranianët shkuan në Kanada për kongresin e FIFA-s – të zemëruar, ata u kthyen me fluturimin tjetër

Ora 18:18

Pentagoni: Lufta me Iranin ka kushtuar 25 miliardë dollarë deri më tani

1776884722_tifuyuu.jpg

Pentagoni ka njoftuar se lufta me Iranin ka kushtuar afërsisht 25 miliardë dollarë deri më tani.

“Aktualisht po shpenzojmë afërsisht 25 miliardë dollarë për Operacionin Epic Fury”, tha Nënsekretari i Ushtrisë në Pentagon, Jules Hurst, në një seancë dëgjimore para Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Shumica e këtyre parave është e destinuar për municione. Sigurisht, kjo përfshin edhe kostot e operimit dhe mirëmbajtjes, pajisjet dhe personelin”, shpjegoi më tej ai.

Ora 18:00

CNN: Propozimi i rishikuar për paqe nga Irani mund të mbërrijë sot ose të premten, vështirësi komunikimi me Mojtaba Khamenein

1776954925_mojtabakhamenei.png

Burime të njohura me çështjen thonë se një propozim i rishikuar për paqe nga Irani mund të mbërrijë që sot, ose të shtyhet deri të premten.

Të njëjtat burime thonë për CNN se këto vonesa tregojnë për vështirësitë në arritjen informacionit te Udhëheqësi Suprem Ajatollah Mojtaba Khamenei.

Ora 16:38

Bllokada amerikane në Hormuz, Irani kërcënon me veprime ushtarake të paprecedenta

1777188421_ngushticaehormuzit.jpg

Irani së shpejti mund të ndërmarrë “veprime ushtarake konkrete dhe të pashembullta” në përgjigje të bllokadës detare amerikane të porteve iraniane.

Read more (Shba):Një person i dehur gjatë arrestimit kafshohet nga qeni i policisë, në kundërpërgjigje kafshon edhe ai qenin

Kështu deklarohej në një raport nga televizioni shtetëror Press TV, i cili u transmetua nga Sky News.

Duke cituar një “burim të lartë sigurie”, transmetuesi deklaroi se dështimi i Iranit për të vepruar kundër bllokadës, ishte një përpjekje për t’i “dhënë një shans diplomacisë”.

Megjithatë, SHBA-të “së shpejti duhet të presin një lloj tjetër përgjigjeje ndaj bllokadës detare të vazhdueshme” nëse kushtet e Iranit refuzohen.

Ora 16:03

Ministri i Jashtëm izraelit: Po u japim një shans opsioneve diplomatike, por nëse kjo dështon, do të kthehemi te opsioni ushtarak

1777471446_xfdyhyyy.jpg

Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar deklaroi se Izraeli po “u jep një shans opsioneve diplomatike me Iranin; nëse negociatat dështojnë, ne do ta rishqyrtojmë opsionin ushtarak”.

Në një intervistë me rrjetin televiziv saudit Al Arabiya, ministri i Jashtëm izraelit deklaroi gjithashtu se Izraeli do t’u përgjigjet sulmeve të Hezbollahut siç e konsideron të përshtatshme.

“Ne do të tërhiqemi nga Libani kur të ketë autoritet efektiv qeveritar dhe ushtarak libanez; ne do ta rishqyrtojmë opsionin ushtarak me Iranin nëse negociatat amerikane dështojnë”, specifikoi Sa’ar.

Read more (Armët bërthamore):Lufta nuk do ta zgjidhë kërcënimin bërthamor të Iranit, por kjo gjë mundet

Ora 10:47

Me automatik në dorë, Trump poston foton me inteligjencë artificiale: Irani duhet të marrë masa

Donald Trump e ka sulmuar përsëri Iranin në një postim në rrjetet sociale. Teksa ka publikuar një foto të tijën me inteligjencë artificiale, me automatik në dorë presidenti amerikan thekson se Irani duhet të marrë masa.

“Irani nuk po arrin të marrë veten. Nuk dinë si të nënshkruajnë një marrëveshje jo-bërthamore. Më mirë të bëhen të marrin sa më shpejt!”, shkruan Trump, teksa mbi foton e publikuar shkruhet ‘Jo më z. djali i mirë’.

Ora 09:40

Von der Leyen: Lufta në Iran po i kushton BE-së 500 milionë euro energji në ditë

Foto: Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha sot se lufta në Iran po i kushton BE-së 500 milionë euro energji në ditë

“Në vetëm 60 ditë konflikti” në Lindjen e Mesme, “shpenzimet tona për importet e lëndëve djegëse fosile janë rritur me mbi 27 miliardë euro. Po humbasim pothuajse 500 milionë euro në ditë. Rruga përpara është e qartë: duhet të zvogëlojmë varësinë tonë të tepërt nga lëndët djegëse fosile të importuara dhe të rrisim prodhimin tonë vendas të energjisë së pastër dhe të përballueshme. Parlamentit Evropian.

Ndër të tjera ajo shtoi se pasojat e luftës në Iran mund të ndihen për muaj dhe vite me radhë,

“Ekziston një realitet i ashpër me të cilin të gjithë duhet të përballemi: pasojat” e konfliktit në Iran “mund të ndihen për muaj ose edhe vite që do të vijnë”, tha Presidentja e Komisionit Evropian.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Armët #Armët bërthamore #Cnn #Donald Trump #Foto #importet #iran #Lufta në iran #Ngushtica e hormuzit #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Tragjike në SHBA, aeroplani rrëzohet menjëherë pas nisjes, humbin jetën 11 parashutistët dhe piloti
  • Udhëhoqi republikanët në Kongres gjatë mandatit të parë të Trump, shtrohet në spital senatori 84-vjeçar, Mitch McConnell
  • UFC në Shtëpinë e Bardhë për ditëlindjen e Trump, ja si do paguhet luftëtarët që do marrin pjesë në eventin madhështor
  • “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin
  • Tensionet në Lindjen e Mesme, Reuters: Irani pranon të mos prodhojë ose blejë armë bërthamore sipas draft-marrëveshjes
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Botë Tensionet në Lindjen e Mesme, Reuters: Irani pranon të mos prodhojë ose blejë armë bërthamore sipas draft-marrëveshjes 1 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by