Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Lushnjë/ Çelet edicioni i pestë i panairit ‘Ditët e Bujqësisë’, Salla: Punojmë për të forcuar organizimin e fermerëve dhe për të rritur konkurrueshmërinë e sektorit
Aktualitet

Lushnjë/ Çelet edicioni i pestë i panairit ‘Ditët e Bujqësisë’, Salla: Punojmë për të forcuar organizimin e fermerëve dhe për të rritur konkurrueshmërinë e sektorit

• 28 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në qytetin e Lushnjës është çelur panairi ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë 2026”, i cili këtë vit vjen në edicionin e pestë.

Për tre ditë me radhë, nga 28 deri më 30 prill, sheshi qendror i qytetit do të mirëpresë mbi 100 fermerë, kompani, ekspertë dhe inovatorë nga Shqipëria dhe rajoni, duke e kthyer Lushnjën në një pikë takimi për zhvillimet më të fundit në sektorin bujqësor.

Në ceremoninë hapëse mori pjesë Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e këtij panairi si një platformë bashkëpunimi dhe zhvillimi për sektorin.

“Është një ditë e veçantë për Lushnjën dhe për Shqipërinë, pasi ky panair është kthyer në një nga aktivitetet më të rëndësishme për bujqësinë në vend. Ajo që e bën të veçantë është pjesëmarrja jo vetëm e bizneseve shqiptare, por edhe e kompanive nga rajoni dhe Europa, duke krijuar mundësi reale për shkëmbim përvojash dhe lidhje kontratash që çojnë produktet tona drejt tregjeve ndërkombëtare,” u shpreh ministri.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e organizimit të fermerëve përmes Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB), si një model që synon të rrisë prodhimin dhe cilësinë.

“Së bashku me bashkitë, po punojmë për të shtrirë modelin e SHBB-ve në të gjithë vendin, për të forcuar organizimin e fermerëve dhe për të rritur konkurrueshmërinë e sektorit,” tha Salla.

Ministri nënvizoi se mbështetja për sektorin bujqësor do të vijojë përmes Skemës Kombëtare dhe paketës financiare me synimin për ta çuar bujqësinë shqiptare drejt standardeve të Bashkimit Europian.

Në përmbyllje, Ministri Salla vlerësoi organizimin e panairit, duke theksuar se “është një organizim jashtëzakonisht i shkëlqyer, që i jep vlerë qytetit të Lushnjës dhe potencialit të tij bujqësor, duke e çuar atë drejt një niveli të ri zhvillimi ekonomik, jo vetëm në vend, por edhe në rajon dhe më gjerë”.

Pas ceremonisë së hapjes e cila nisi me një program artistik, për të vijuar më pas me fjalën e organizatorëve, Ministri Salla vizitoi edhe stendat e ekspozuesve për t’u njohur nga afër me ofertën e tyre.

Në këtë panair prezantohen teknologjitë më të reja në bujqësi, produkte vendase cilësore dhe krijohen mundësi konkrete bashkëpunimi dhe zhvillimi biznesi, duke sjellë modele të reja për modernizimin e sektorit.

Të pranishëm në ditën e parë të panairit ishin përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore, mes tyre edhe Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #andis salla #Biznesi #Fier #lushnje #Ministria e bujqësisë #Rajoni #Shqiperia #Takimi #Zhvillimi ekonomik

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027
  • Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide
  • Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 4 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 3 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Kronikë ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin