Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Gjykata rrëzon shumicën e padisë për sulm seksual ndaj frontmenit të Aerosmith, afati i parashkrimit ka skaduar
Aktualitet

Gjykata rrëzon shumicën e padisë për sulm seksual ndaj frontmenit të Aerosmith, afati i parashkrimit ka skaduar

• 30 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pjesa më e madhe e padisë për sulm seksual të ngritur kundër Steven Tyler është hedhur poshtë. Procedurën ligjore ndaj frontmenit të Aerosmith e kishte nisur Julia Misley, e cila pretendon se këngëtari e ka “shfrytëzuar dhe manipuluar” kur ajo ishte adoleshente dhe se ai, sipas saj, i ka pranuar në mënyrë të tërthortë veprimet në kujtimet e tij “Does the Noise in My Head Bother You?”, ku e kishte quajtur atë pothuajse “nusen e tij adoleshente”.

Gjyqtarja Patricia A. Young vendosi të martën se shumica e pretendimeve në padi kanë rënë në parashkrim, sipas ligjeve të Massachusetts-it, ku Misley dhe Tyler kishin jetuar gjatë lidhjes së tyre trevjeçare. Megjithatë, gjyqtarja lejoi që çështja të vazhdojë për një episod të dyshuar seksual që thuhet se ka ndodhur gjatë një udhëtimi të shkurtër në Kaliforni, pasi atje, për shkak të rregullave të veçanta, nuk zbatohen të njëjtat kufizime kohore. Pjesa tjetër e padisë u rrëzua, raporton Billboard.

Read more (Sulm):Sulm me thikë në Londër, dy persona të plagosur në zonën hebraike! Keir Starmer: Ngjarje rrëqethëse!

Avokati i Steven Tyler e quajti vendimin një “fitore të madhe”. David Long-Daniels deklaroi në një njoftim: “Kjo është një fitore e madhe për Steven Tyler. Gjykata sot e rrëzoi përfundimisht 99.9% të kërkesave në këtë padi kundër zotit Tyler. U vendos se në këtë çështje mund të mbetet vetëm një natë, nga më shumë se 50 vjet më parë, brenda një lidhjeje që zgjati tre vjet. Presim me interes gjyqin në këtë çështje më 31 gusht”.

Read more (Njoftim):Fis Juniku përmbyll sezonin e podcastit dhe paralajmëron: Sezoni i shtatë po vjen

Foto: Steven Tyle/Instagram

Julia Misley e paditi Tylerin për herë të parë në vitin 2022, duke pretenduar se ajo është adoleshentja e paidentifikuar e përmendur në librin e tij. Ajo tha se Tyler e kishte përdorur famën për të marrë kontroll mbi jetën e saj, madje – sipas saj – duke nënshkruar me prindërit e saj një marrëveshje për të marrë kujdestarinë ligjore. Ajo e akuzoi se e kishte sulmuar seksualisht për tre vjet, duke nisur nga viti 1973, kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe.

Read more (Gjykata):​Gjyqi për gazin në kuvend, mbrojtja me vërejtje për provat e prokurorisë

Nga ana tjetër, avokatët e rokerit 78-vjeçar këmbëngulën se bëhej fjalë për një “marrëdhënie romantike” me pëlqim, e cila sipas tyre ishte e ligjshme duke pasur parasysh moshën e pëlqimit. Gjyqtarja vlerësoi se kjo ka gjasa të jetë e vërtetë për Massachusetts-in, ku mosha ligjore e pëlqimit është 16 vjeç, por shtoi se, edhe nëse pretendimet e Misley do të konsideroheshin të bazuara, çështja është ngritur shumë vonë, pra jashtë afateve ligjore. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aerosmith #Foto #Gjykata #Njoftim #Prindërit #Steven tyler #Sulm

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO)
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’ 8 lexime · 8 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide 5 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Editoriale Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit! 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog 3 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin