Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kapsula Artemis II është kthyer në Florida pas fluturimit historik rreth Hënës
Aktualitet

Kapsula Artemis II është kthyer në Florida pas fluturimit historik rreth Hënës

• 30 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kapsula e NASA-s Orion, e cila me katër astronautë rrethoi Hënën, është kthyer të martën në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida, pothuajse një muaj pas lëshimit të misionit Artemis II.

Pas uljes në Oqeanin Paqësor më 10 prill, kapsula u transportua nga San Diego në Cape Canaveral. Inxhinierët tani do të kryejnë një inspektim të detajuar të mburojës termike dhe pjesës tjetër të sistemeve, për të përgatitur fazën e radhës të programit, përfshirë demonstrimin e ankorimit të misionit Artemis III në orbitën rreth Tokës vitin e ardhshëm.

Nga kapsula do të hiqen njësitë elektronike që do të riciklohen, si dhe pajisjet kërkimore të përdorura gjatë fluturimit gati dhjetëditor. Anija kozmike e quajtur Integrity, sipas zgjedhjes së ekuipazhit amerikano-kanadez, ka funksionuar kryesisht pa probleme të mëdha, përveç disa defekteve në tualet.

Read more (Nasa):Prishtina Mall nënshkruan Marrëveshje Mirëkuptimi me Drejtorinë e Arsimit për projektin “Kids on The Moon”

Si kanë ndikuar 10 ditë udhëtim në hapësirë në shëndetin e astronautëve të Artemis II?

Ekuipazhi përbëhej nga komandanti Reid Wiseman, piloti Victor Glover, Christina Koch dhe astronauti kanadez Jeremy Hansen. NASA bën të ditur se astronautët pas misionit kanë kaluar kontrolle mjekësore dhe testime shtesë, dhe tani u është dhënë pushim.

Wiseman javën e kaluar publikoi në rrjetin X një video nga plazhi dhe shkroi se “e kam pritur këtë moment. Kam shumë gjëra në mendje që duhet t’i përpunoj dhe shumë pak prej tyre lidhen me largimin nga planeti. Sot është hapi im i parë. Asnjëherë në jetën time nuk kam ndjerë një qetësi si kjo”.

Read more (Florida):Trump: Nuk do të udhëtojmë 16 orë për t'u takuar me njerëz për të cilët nuk ka dëgjuar askush

Artemis II ishte misioni i parë me njerëz drejt Hënës pas Apollo 17 në vitin 1972. Artemis III do të përdorë një kapsulë të re dhe një ekuipazh të ri, i cili në orbitën rreth Tokës do të kryejë ushtrime ankorimi me zbarkuesit hënorë që po zhvillohen nga SpaceX dhe Blue Origin, gjë që mund të hapë rrugën për zbritjen e dy astronautëve në Hënë që në vitin 2028. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Artemis ii #Florida #Nasa #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ Aksident si në filma në Stamboll, dy makina përplasen dhe shpërthejnë në flakë, plagosen 3 persona
  • Nga një ide që ekspertët e quajtën të pamundur te kompania 2 trilionë dollarëshe, rrugëtimi i SpaceX që ndryshoi industrinë hapësinore
  • Video/ E çuditshme, por e vërtetë! E moshuara 92-vjeçare arratiset nga azili duke kapërcyer derën dy metra të lartë
  • Video/ Avioni i Forcave Ajrore Indiane rrëzohet gjatë tentativës për t’u ulur, vdesin pesë anëtarët e bordit, mbijeton vetëm ndihmës-piloti
  • Video/ Avioni i Forcave Ajrore Indiane rrëzohet gjatë tentativës për t’u ulur, dyshohet se piloti ka vdekur
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Botë Samiti vendimtar i G7, Trump mbërrin në Francë/ Irani, Ukraina dhe ekonomia globale në qendër të diskutimeve 1 lexime · 37 minuta më parë
  6. 06
    Botë Negociatorët e Katarit mbërrijnë në Teheran, intensifikohen përpjekjet për finalizimin e marrëveshjes mes SHBA dhe Iranit 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Botë VIDEO/ Aksident si në filma në Stamboll, dy makina përplasen dhe shpërthejnë në flakë, plagosen 3 persona 1 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by