Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. KBF Bashkimi shkruan historinë, kapitenia Muhadri: Katër tituj radhazi janë rezultat i punës dhe unitetit
Aktualitet

KBF Bashkimi shkruan historinë, kapitenia Muhadri: Katër tituj radhazi janë rezultat i punës dhe unitetit

• 30 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kapitenia e KB Bashkimit, Aulona Muhadri, ka folur për Telegrafin pas triumfit të radhës të skuadrës së saj, e cila ka siguruar titullin e katërt radhazi kampion në basketbollin vendor.

Klubi i basketbollit Bashkimi ka vazhduar dominimin në skenën vendore, ndërsa Muhadri e ka cilësuar këtë arritje si një sukses të jashtëzakonshëm, të ndërtuar mbi sakrificë, disiplinë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm brenda ekipit.

“Është jashtëzakonisht e vështirë të fitosh katër tituj radhazi, sepse çdo sezon fillon nga zero dhe presioni rritet vazhdimisht. Kundërshtaret janë më të motivuara ndaj nesh, ndërsa pritshmëritë brenda klubit janë gjithmonë të larta. Ky sukses vjen si rezultat i punës së madhe, disiplinës dhe unitetit të ekipit gjatë gjithë vitit”, ka thënë fillimisht Muhadri.

Finalja e këtij edicioni rezultoi të jetë ndër më dramatiket, duke shkuar deri në ndeshjen e shtatë, pasi seria u barazua në 3-3.

Read more (Telegrafi):Përshkallëzim i ri në kufirin mes Izraelit dhe Libanit – sulme ajrore dhe plagosje nga të dyja palët

Muhadri pranoi se ishte një përballje emocionalisht e lodhshme, por theksoi se përvoja e ekipit në situata të tilla ka qenë vendimtare.

“Ishte një seri shumë e vështirë dhe emocionalisht e lodhshme. Pas barazimit 3-3, presioni ishte i madh, sidomos duke pasur parasysh terrenin dhe rëndësinë e ndeshjes. Por si ekip që kemi përvojë në situata të tilla, kemi qëndruar të qeta, kemi besuar në njëra-tjetrën dhe kemi luajtur me zemër e disiplinë deri në fund”.

Ajo vlerësoi gjithashtu nivelin e konkurrencës në kampionat, duke përmendur se Peja ka qenë një nga kundërshtaret më të forta dhe më të organizuara, veçanërisht në finale.

“Peja ka qenë padyshim një nga kundërshtaret më të forta dhe më të organizuara në këto vite, sidomos në finale. Megjithatë, nuk do të veçoja vetëm një ekip, sepse çdo sezon ka pasur skuadra që kanë sjellë sfida të ndryshme dhe kanë bërë kampionatin më konkurrues”, shtoi Muhadri.

Read more (Peja):32 foshnje të lindura brenda një jave në Spitalin e Pejës

Duke folur për sezonin në tërësi, kapitenia e Bashkimit e cilësoi atë si të gjatë dhe të lodhshëm, por në fund shumë të suksesshëm, duke theksuar karakterin dhe pjekurinë e ekipit.

“Sezoni ka qenë shumë i gjatë dhe i lodhshëm, por në fund shumë i suksesshëm. Kemi kaluar momente të vështira, por ekipi ka treguar karakter, pjekuri dhe bashkim. Si kapitene, jam krenare për mënyrën se si kemi reaguar në momentet vendimtare dhe për trofeun e fituar”.

Sa i përket të ardhmes, Muhadri u shpreh se aktualisht është e fokusuar në shijimin e suksesit të arritur me skuadrën.

Read more (Vendime):Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme, në 2025 janë kryer 822 përgjime, 1642 subjekte nën ‘lupë’

“Për momentin jam e fokusuar te momenti dhe te suksesi që kemi arritur me ekipin. Për të ardhmen do të ketë kohë për vendime dhe diskutime, por aktualisht prioriteti im është të shijoj këtë arritje me klubin dhe bashkëlojtarët”, përfundoi Muahdri për Telegrafin.

Me këtë sukses, Bashkimi konfirmon epokën e artë në basketbollin vendor, duke u shndërruar në një nga skuadrat më dominuese të viteve të fundit.

Katër tituj radhazi kampion, paraqitje të vazhdueshme në finale dhe stabilitet në performancë dëshmojnë për një klub të ndërtuar mbi bazamente të forta sportive dhe organizative, që synon të vazhdojë të shkruajë historinë edhe në sezonet e ardhshme. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aulona muhadri #Kb bashkimi - femrat #Kbf bashkimi #Peja #Profile - intervista #Vendime

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Dorëheqja e Ramës, pikë e pa diskutueshme”/ Rreth një muaj revoltë qytetare, Andi Tepelena: Po punohet për një Asamble dhe Këshill vendimmarrës si do të vijojë protesta
  • Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështje të evidentuara nga zgjedhësit
  • Bllokimi i punës në Aeroportin e Vlorës, Gjykata e Lartë i dha të drejtë Pacollit, reagon “2A Group”: Do mbrojmë këtë aset nga interesat “offshore”, kryesuesi i trupit gjykues ishte në konflikt interesi
  • Bllokimi i punës në Aeroportin e Vlorës, Gjykata e Lartë i dha të drejtë Pacollit, reagon “2A Group”: Anomali ligjore dhe cenim të procesit të rregullt
  • Vetëm 6 muaj kohë? Publikohet studimi i fizikanit të njohur austriak: Ja kur do të vijë fundi i botës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 28 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 13 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 12 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Braktisini kafet!”/ Thirrja kumbuese që vjen nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator. Diaspora të na bashkohet, vendi ju thërret sot! 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 11 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 11 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by