
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka marrë një vendim pozitiv lidhur me parcelën ku pritet të ndërtohet Qendra Rezidenciale për fëmijët me autizëm, sindromën Down dhe nevoja të veçanta, duke i hapur rrugë vazhdimit të projektit të shumëpritur.
Lajmin e ka bërë të ditur humanisti Halil Kastrati, themelues i organizatës “Jetimat e Ballkanit”, i cili e ka cilësuar vendimin si një moment të rëndësishëm pas një pritjeje njëvjeçare dhe një procesi të shoqëruar me shqetësime nga prindërit e fëmijëve për vonesat në realizimin e projektit.
Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep fund pasigurisë ligjore dhe i hap rrugë fillimit të punimeve për qendrën rezidenciale, e cila synon të ofrojë kujdes dhe shërbime të specializuara për fëmijët me nevoja të veçanta.
Read more (gjykata kushtetuese):Ankimi i Ajola Xoxës, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë kërkesën për kthimin e sendeve të sekuestruara
“Një vit pritje, një vit shpresë… sot kemi përgjigjen se projekti do të realizohet dhe punimet do të fillojnë,” ka deklaruar Kastrati, duke theksuar se ndërtimi i qendrës do të vazhdojë deri në finalizimin e saj.
Projekti është pjesë e angazhimeve të organizatës “Jetimat e Ballkanit”, e cila prej 17 vitesh merret me ndihmë humanitare për familjet në nevojë dhe kategori të ndryshme sociale në Kosovë dhe rajon.
Read more (Gjykata):Udhëzimi i PD e la jashtë garës për kryetar partie, Salianji për Repolitix: Nesër dorëzoj kërkesën për kandidim! Uzurpim, frikë e Berishës për t’u përballur!
Qendra rezidenciale pritet të ofrojë shërbime të specializuara dhe kushte të përshtatshme për fëmijët me autizëm, sindromën Down dhe nevoja të tjera zhvillimore, duke u konsideruar si një nga projektet më të rëndësishme sociale në këtë fushë në vend.





