Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Takim lamtumirës në FSK: Gjeneral Jashari pret atasheun britanik të mbrojtjes në Kosovë
Aktualitet

Takim lamtumirës në FSK: Gjeneral Jashari pret atasheun britanik të mbrojtjes në Kosovë

• 30 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim lamtumirës Këshilltarin e Mbrojtjes për FSK-në dhe ushtruesin e detyrës së Atasheut të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, nënkolonel Mike Butler.

Gjatë takimit, gjeneral Jashari e falënderoi nënkolonelin Butler për angazhimin e deritanishëm në të dyja detyrat, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe përkushtimin e tij në mbështetje të zhvillimit të FSK-së.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua edhe për objektivat e komandantit të FSK-së lidhur me zhvillimin e forcës, si dhe për planet bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar, të cilat përfshijnë trajnime, stërvitje, pajisje dhe aktivitete të tjera të përbashkëta.

Read more (Fsk):NATO rikonfirmon angazhimin për sigurinë në Kosovë, Komiteti Ushtarak viziton KFOR-in në Prishtinë

Nga ana e tij, nënkolonel Butler e përgëzoi gjeneral Jasharin për avancimin e FSK-së dhe për profesionalizmin e personelit, duke theksuar se kjo po reflektohet në aktivitetet e ndryshme ku FSK merr pjesë. Ai po ashtu e falënderoi komandantin për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë periudhës së shërbimit në Kosovë.

Në përmbyllje, palët u pajtuan për nevojën e avancimit të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës, me fokus në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të FSK-së, në funksion të përmbushjes së misionit të saj.

Read more (Bashkim jashari):Bashkëpunimi i shkëlqyer mes FSK-së dhe Gardës kombëtare të Ajovës – pamje nga vizita e gjeneralit amerikan Osborn në Kosovë

Për kontributin e tij gjatë shërbimit në Kosovë, gjenerallejtënant Jashari e dekoroi nënkolonelin Butler me Medaljen “Shërbim Vetëmohues”, e cila u ndahet personaliteteve për shërbim të veçantë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bashkim jashari #Fsk #kosove #Mbreteria e Bashkuar

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • 2 milionë hyrje-dalje u përpuan në pikat kufitare mes Kukësit e Kosovës gjatë majit e qershorit, mbi 12 mijë vetëm sot (VIDEO)
  • Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve – Blog
  • Kosovë/ Asnjë rezultat pas takimit Hamza-Kurti, PDK mbetet në opozitë! Priten bisedime edhe me Abdixhikun
  • “Fryma e revoltës s’mund të shuhet”/ 36 ditë sheshet plot për dorëheqjen e Ramës, Ditmir Bushati: Protestohet kundër arrogances dhe aleancës politikë-krim. Ndryshimi i pashmangshëm
  • Prizreni hap dyert për epokën e artë retro/ Pronarët nga Kosova, Shqipëria e Serbia zbulojnë sekretet e makinave më të vjetra në rajon
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë 22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni 15 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Politikë Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë 15 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Problem në Shqipëri është sistemi, duhet protestuar edhe për ndërkombëtarët”/ Lubonja: Rama përkrahet nga BE sepse siguron stabilitet. Krimi shqiptar i përhapur edhe në Holandë dhe Gjermani 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Me atlete në samitin e NATO-s, Shqipërisë i la turpin”, Berisha sulmon Ramën: 4 mln euro për Kanye West, fyerje për shqiptarët. Bashkojuni protestës sot! 8 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë! 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by