Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Liria e mediave në Kosovë lëvizë sipas disponimit të respodentëve
Aktualitet

Liria e mediave në Kosovë lëvizë sipas disponimit të respodentëve

• 1 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në librin Thinking, Fast and Slow, Daniel Kahneman përshkruan një fenomen absurd në pamje të parë: disa zona të vogla rurale në ShBA dalin njëkohësisht me nivelin më të lartë dhe më të ulët të kancerit të veshkave. Nuk ka asnjë mister – është thjesht efekt i mostrave të vogla që prodhojnë rezultate ekstreme.

Shembull: nëse anketohen katër persona në një rast, nëse vetëm njëri nga ta ka kancer të veshkave, do marrësh rezultatin se 25 përqind të banorëve kanë kancer.

Kjo është statistika kur përdoret keq: prodhon “të vërteta” që nuk kanë lidhje me realitetin.

Pikërisht kjo ndjesi krijohet edhe kur lexohet raporti i Reporters Without Borders për lirinë e mediave, e sidomos nëse përcillet nga viti në vit. Për mua raporti as vitin e kaluar as sivjet nuk sjellë gjendje reale.

Read more (Raporti):I paraburgosuri kapet me iPhone në ambientet e qelisë, sekuestrohen edhe dy aparate të tjerë telefonikë në IEVP Durrës

Në vitin 2026, sipas këtij raporti, Kosova është përmirësuar në të gjitha indikatorët gjatë periudhës 2024/25 – 2025/26: Indeksi është përmirësuar nga 52 në 55, duke u ranguar më lartë nga vendi 99 në 84. Indekset në veçanti janë:

– Politik: 44.61 → 46.05

– Ekonomik: 39.88 → 41.07

– Legjislativ: 68.54 → 72.28

– Social: 57.28 → 63.99

– Siguri: 53.35 → 53.07

Në letër, duket si progres i përgjithshëm. Në terren, nuk shihet ndonjë ndryshim.

Politikisht, ndikimi mbi RTK-në është rritur. Ekonomikisht, mediat vazhdojnë të mbijetojnë në një treg të shtrembëruar ku paratë shkojnë te Meta Platforms dhe Google. Ligjërisht, nuk ka pasur asnjë reformë serioze. Asgjë nuk ka ndryshuar që të justifikojë një përmirësim të përgjithshëm, e siguria të mbetet njëjtë, kontradiktore!

Pra, nëse realiteti nuk ka ndryshuar, atëherë çfarë ka ndryshuar?

Read more (Kosova):​Parku i erës në Zatriq me investime mbi 100 milionë euro, në korrik nis punën me 70 megavatë

Për mua përgjigjja më e thjeshtë është: respodentët kanë vendosë “me qitë Kosovën ma mirë”.

Vitin e kaluar, i njëjti raport e renditi Kosovën më keq se Serbinë dhe Shqipërinë. Ky rezultat ishte aq i pabesueshëm saqë e dëmtoi kredibilitetin e vet raportit – dhe indirekt edhe të atyre që japin përgjigje në të.

Këtë vit duket se ka ndodhur një “korrigjim”. Respondentët kanë qenë më të kujdesshëm, më pak ekstremë në vlerësime – me pak fjalë, kanë pasur më shumë “rahmet”.

Read more (Rtk):Ekspertët në Serbi: Vuçiq e përdor marrëveshjen Kosovë–Shqipëri–Kroaci për rikthimin e shërbimit ushtarak

Nëse një indeks ndryshon jo sepse ndryshon realiteti, por sepse ndryshon disponimi i respondentëve, atëherë ai nuk është indeks i realitetit. Është indeks i disponimit.

Dhe, kjo na kthen te problemi kryesor: metodologjia.

Sa persona janë anketuar? Si janë zgjedhur? Sa përfaqësues janë ata? Këto pyetje bazike mbeten pa përgjigje. Organizata nuk jep të dhëna konkrete dhe shmang një debat serioz mbi metodën. Ata flasin vetëm me bashkëmendimtarët. Mua nuk më kanë kthyer përgjigje për pyetjet më lartë, por më kanë drejtuar te pjesë të ndryshme të faqes së tyre. Madje kanë shfrytëzuar kanalet e veta për të sulmuar kontestimin tim, ngjashëm me veprimet e autoritarëve kundër kritikëve përmes mediave publike.

Kjo nuk është transparencë. Kjo është kontroll i narrativës.

Read more (Mediat):Izraeli ndalon anijen ruse me drithëra për shkak të debatit ukrainas për vjedhjen e grurit

Pa transparencë metodologjike, çdo rezultat është i dyshimtë. Dhe, kur një rezultat i dyshimtë prezantohet si fakt global, atëherë kemi të bëjmë më shumë me një produkt komunikimi sesa me një instrument shkencor.

Në fund, problemi nuk është nëse Kosova është renditur më lart apo më poshtë. Problemi është se kjo renditje pretendohet si matje objektive.

Por, një matje që nuk mund të verifikohet, nuk është matje.

Është tregim.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Google #Kosova #kosove #Liria e mediave #Mediat #Produkt #Raporti #Rtk #Virtyt gacaferri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Alarm në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarët të frikësuar se dy gazetarë amerikanë kanë siguruar incizime sekrete për dosjen Epstein dhe luftën në Iran
  • “Paqe përmes forcës”/ Netanyahu uron Trump për ditëlindje: Do ta çojmë aleancën SHBA-Izrael në nivele më të larta
  • Video/ Avioni i Forcave Ajrore Indiane rrëzohet gjatë tentativës për t’u ulur, vdesin pesë anëtarët e bordit, mbijeton vetëm ndihmës-piloti
  • Video/ Avioni i Forcave Ajrore Indiane rrëzohet gjatë tentativës për t’u ulur, dyshohet se piloti ka vdekur
  • Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Botë Alarm në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarët të frikësuar se dy gazetarë amerikanë kanë siguruar incizime sekrete për dosjen Epstein dhe luftën në Iran 1 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Botë Zvicra voton për kufizim popullsie/ “Do të ishte një ‘Brexit 2’”, çfarë ndodh nëse miratohet propozimi për të mos kaluar 10 mln banorë? 1 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë La ndeshjen e Kanadasë për të ndjekur Katy Perry-n në premierën e SHBA-së, Trudeau “kryqëzohet” nga kanadezët: Je turpi ynë 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Botë Zjarrfikësit “shpëtojnë” dhëndrin pak minuta para dasmës, ishte bllokuar në ashensor bashkë me pesë shokë 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Botë Bota reagon për marrëveshjen mes Iranit dhe SHBA: “Historike”, por a e sjell vërtet fundin e konfliktit? 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Botë Samiti vendimtar i G7, Trump mbërrin në Francë/ Irani, Ukraina dhe ekonomia globale në qendër të diskutimeve 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by