Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Sekreti i skarës së mirë: Shenja që tregon se prushi është gati për mish
Aktualitet

Sekreti i skarës së mirë: Shenja që tregon se prushi është gati për mish

• 1 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shumëkush nxiton ta vendosë mishin sapo flaka ndizet, por shija e vërtetë nis vetëm kur zjarri qetësohet dhe mbetet prushi i fortë e i qëndrueshëm

Ditët me diell dhe festat, për shumë njerëz, nënkuptojnë vetëm një gjë: ka ardhur koha për skarë. Megjithatë, ndonëse shumica e vëmendjes zakonisht shkon te mishi, marinada dhe erëzat, ata që e njohin mirë skarën thonë se çelësi i shijes së përsosur fshihet te zjarri dhe te prushi i përgatitur si duhet.

Shumë njerëz bëjnë një gabim të madh: e vendosin mishin shumë herët në zgarë, kur flaka është ende e fortë. Rezultati shpesh është i njëjtë: mishi digjet nga jashtë, ndërsa brenda mbetet i papjekur.

Pikërisht për këtë arsye, nuk është më e rëndësishme flaka, por çasti kur zjarri shndërrohet në prush të vërtetë, transmeton Telegrafi.

Read more (Diell):Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gabimi më i madh që bëhet më shpesh

Kur qymyri ose drutë sapo ndizen, flaka duket e fuqishme dhe shumëkush nxiton ta vendosë mishin mbi zgarë. Mirëpo, zjarri i fortë vetëm e djeg shtresën e jashtme të ushqimit, ndërsa pjesa e brendshme mbetet e papjekur mjaftueshëm.

Prandaj, duhet pritur derisa flaka të qetësohet dhe qymyri të marrë ngjyrë gri, të mbuluar lehtë me hi. Kjo është shenja se është krijuar një temperaturë e qëndrueshme dhe e përshtatshme për pjekje.

Shenja që tregon se skara është gati

Ekziston një truk i thjeshtë që përdoret shpesh nga ata që dinë ta përgatisin mirë skarën.

Kur mendoni se zjarri është gati, vendoseni pëllëmbën rreth 15 centimetra mbi zgarë dhe numëroni sa sekonda mund ta duroni nxehtësinë.

Read more (shije):Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje për shakanë ndaj Melanias, Shtëpia e Bardhë e quan atë "njeri të gjorë"

Nëse dorën mund ta mbani vetëm 2 sekonda, zjarri është tepër i fortë.

Nëse mund ta mbani 3 deri në 4 sekonda, temperatura është ideale për shumicën e mishrave.

Nëse mund ta mbani 5 deri në 6 sekonda, bëhet fjalë për temperaturë mesatare, të përshtatshme për pjekje më të ngadaltë.

Nëse mund ta mbani më gjatë se kaq, prushi ende nuk është mjaftueshëm i fortë për një skarë të mirë.

Read more (Telegrafi):Motorola prezanton Razr 70, Razr 70 Plus dhe Razr 70 Ultra

Pikërisht ato 3 deri në 4 sekonda konsiderohen momenti më i mirë për të vendosur në zgarë qebapët, qoftet, salsiçet dhe copat e mishit që kërkojnë nxehtësi të qëndrueshme.

Si duhet shpërndarë prushi

Një tjetër gjë e rëndësishme, të cilën fillestarët shpesh e anashkalojnë, është mënyra e shpërndarjes së prushit. Ai nuk duhet të shpërndahet njësoj në të gjithë sipërfaqen.

Më mirë është të krijohen dy zona: një zonë më e fortë, me më shumë prush, për pjekje më të shpejtë, dhe një zonë më e butë, me më pak nxehtësi, ku mishi mund të “pushojë” ose të piqet ngadalë, pa u djegur.

Ky truk është veçanërisht i rëndësishëm për mishin e pulës dhe për copat më të trasha të mishit, të cilat lehtë mund të digjen nga jashtë, ndërsa brenda të mbeten të papjekura.

Read more (Temperatura):Mot me diell dhe vranësira të lehta, temperatura deri në 13°C

Mishi nuk duhet kthyer vazhdimisht

Një nga gabimet më të mëdha gjatë pjekjes në skarë është kthimi i vazhdueshëm i mishit. Mishi piqet më mirë kur kthehet vetëm një herë, ose më së shumti dy herë.

Në këtë mënyrë ai i ruan lëngjet, mbetet më i butë dhe më i lëngshëm.

Një truk i vogël për shije më të mirë

Shumë njohës të skarës rekomandojnë që mbi prush të hidhet një degëz rozmarine ose pak dru nga pemët frutore, si qershia apo kumbulla. Tymi merr aromë të veçantë dhe mishit i jep shije më të pasur.

Po ashtu, para pjekjes, zgara mund të lyhet me gjysmën e një qepe të njomur në vaj. Kjo ndihmon që mishi të ngjitet më pak dhe njëkohësisht i jep aromë shtesë.

Read more (Pemët):Më shtrenjtë se vitin e kaluar,  prodhimet bujqësore rriten për 5.8% në tre muajt e parë të vitit

Sekreti i skarës së mirë nuk është vetëm te mishi

Sado e mirë të jetë marinada, pa prush të përgatitur si duhet nuk ka skarë të përsosur. Prandaj, para se mishi të vendoset mbi zgarë, duhet parë ngjyra e qymyrit dhe temperatura e zjarrit.

Momenti i duhur nuk është kur flaka është e madhe dhe e pakontrolluar, por kur zjarri qetësohet dhe mbetet prush i fortë, i qëndrueshëm, që e pjek mishin në mënyrë të barabartë dhe ia ruan lëngshmërinë. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Diell #Para #Pemët #shije #Skara #Temperatura #Zgara

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • FOTOLAJM/ “Shqipëria nuk shitet!”, “Rama n’burg, Berisha e Balluku n’burg”, mesazhet pikante nga protesta e djeshme
  • Dojna, Dea, Fjoralba e të tjerët që, me një celular në dorë, mposhtën “investitoret strategjikë” – Ide
  • Protestuesi: Mediat botërore dhe rrjetet sociale rrëzuan propagandën e Ramës dhe të Endri Fugës. S’ka ilaç që i shëron!
  • “Siç është rrëzuar muri i Berlinit, të rrëzojmë këtë qeveri. Diasporë bashkohu, qytetarëve këtu u bëhet presion”/ Protestuesja falenderon News24: I vetmi TV që na ka mbështetur
  • LIVE- Revolta e shqiptarëve kundër Ramës/ Pas tubimit te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Rama dorëhiqu!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Letra e arkitektit holandez, Marsel Rupi “sfidë” Ramës: Jep dorëheqje e hyr në zgjedhje me qeveri teknike! Shihe sa “mbret” do të të bëjnë shqiptarët 33 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Politikë Mithat Havari: Kur shemba parkun “Rinia” kisha përballë krimin e organizuar, Rama më futi miq, por e poshtërova. Kryeministri hajdut kontributesh! 17 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Politikë 27 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama largohet nëse në krye dalin studentët”. Avokati Berberi: Të dëgjojë qytetarët dhe të organizojë mocion besimi 16 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Synon të shpallet mbret”/ “Mos bëni kurrë zgjedhje”, Këlliçi nxjerr letrën nga “Dosjet shqiptare” drejtuar Ramës 13 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Protesta do ta arrijë dorëheqjen e Edi Ramës”/ Kaca: Republika parlamentare ka dështuar, duhet sistem amerikan. Xhemalaj: Të rinjtë kanë marrë fatin në dorë 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Mbështes revoltën qytetare, Rama të largohet”, Salianji: Deputetët e PD në protestë legjitimojnë thirrjet kundër Berishës 13 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Shqipëria, kryelajm botëror”! Ish-zv/ministrja e PS ‘rrëzon’ Ramën: Protesta solli atë që qeveria s’e arriti me miliona euro lobime dhe propagandë 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by