Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Vladimir Putini tani është i frikësuar
Aktualitet

Vladimir Putini tani është i frikësuar

• 1 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Parada e Ditës së Fitores është një hije e spektaklit të saj të dikurshëm, sepse Kremlini po dëshmon se nuk është në gjendje të garantojë sigurinë e kryeqytetit të vet.

Burimi: The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Zvogëlimi i paradës së 9 majit – për Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq – është i jashtëzakonshëm, aq sa kërkon vëmendje serioze. Ajo që dikur ishte një shfaqje masive e fuqisë ushtarake, tani duket e reduktuar në diçka më të afërt me një aktivitet simbolik.

Read more (Ukraina):Trump thotë se luftërat në Iran dhe Ukrainë mund të përfundojnë "në një orar të ngjashëm"

Kjo, mbani mend, synon të nderojë sakrificën e rreth 26 milionë rusëve gjatë asaj që ata e quajnë Lufta e Madhe Patriotike – e njohur gjetkë si Lufta e Dytë Botërore. Ta reduktosh atë në mënyrë kaq dramatike – sipas raportimeve për shkak të pamundësisë për të mbrojtur Moskën nga sulmet ukrainase – nuk është thjesht e turpshme; është tregues strategjik. Për Vladimir Putinin, kjo ngre pyetje të pakëndshme.

Kjo është kështu, pjesërisht, sepse kur Putini riktheu pajisjet ushtarake në paradë në vitin 2008, ai e paraqiti atë si një sinjal të qartë force: një paralajmërim për kundërshtarët se Rusia mund të mbrohej. Ai ishte i qartë: ky nuk ishte kërcënim i kotë, por provë e aftësisë në rritje. Ky pretendim tani tingëllon bosh.

Read more (Vladimir putin):Mbi një orë bisedë telefonike mes Trump dhe Putin, çfarë diskutuan liderët e dy vendeve?

Ka dy çështje kryesore këtu. Së pari, lufta në Ukrainë nuk po shkon në favor të Rusisë. Forcat ruse po hupin terren dhe po pësojnë humbje me një ritëm të paqëndrueshëm. Zëvendësimet, të trajnuar dobët dhe që thuhet se përfshijnë edhe rekrutë rusë që nuk supozohet të dërgohen përtej kufijve të Rusisë, po futen në luftë me pak efekt përveç rritjes së humbjeve. Ky realitet nuk është më i kufizuar; njohuria për këtë po depërton përsëri në Rusi dhe po nxit pakënaqësi.

Së dyti, Ukraina e ka zhvendosur fushën e betejës. Ky nuk është më konflikt i kufizuar në vijat e frontit. Goditjet ukrainase po arrijnë thellë në territorin rus në distanca deri në 932 milje, duke synuar infrastrukturën kritike. Ka raportime të besueshme për dëme të konsiderueshme në prodhimin e naftës së Rusisë dhe në asetet kyçe të mbrojtjes ajrore. Moska duket e paaftë për t’i ndalur këto sulme dhe pasojat ekonomike po fillojnë të ndihen.

Read more (Rusia):Pa tanke dhe sisteme raketash në ‘Paradën e Fitores’, lufta në Ukraine detyron Moskën të ndryshojë simbolin e fuqisë ushtarake

Në këtë sfond, parada e reduktuar bëhet më shumë se simbolikë; është një pranim i rënies. Edhe pas rishpërndarjes së sistemeve të avancuara të mbrojtjes ajrore – si sistemi raketor S-400 – larg vijave të frontit, Kremlini nuk mund të garantojë sigurinë e kryeqytetit të vet. As Rusia nuk duket se ka mjaftueshëm mjete të blinduara moderne për të bërë një shfaqje bindëse force: pajisjet muzeale tani në shërbim do të ishin për turp. Vendimi për të vazhduar me të ftuar të huaj dhe civilë të pranishëm, duke kufizuar shfaqjen ushtarake, është domethënës. Ai tregon shumë për prioritetet dhe dobësitë, si dhe për shpërfilljen e Putinit ndaj aleatëve dhe popullit të tij.

Pakënaqësia nuk është më e kufizuar në zëra periferikë. Blogerët ushtarakë dhe madje edhe oficerë të lartë ushtarakë po bëhen gjithnjë e më të zëshëm në kritikat e tyre për mënyrën se si po zhvillohet lufta, dhe një goditje e madhe ndaj rrjeteve sociale dhe platformave të tjera të pavarura në internet është në zhvillim e sipër.

Read more (Lufta në ukrainë):NATO “i tërheq veshin” Serbisë: Kujdes me bashkëpunimet për mbrojtjen!

Krahasojeni këtë me pozicionin e Ukrainës. Nën udhëheqjen e Volodymyr Zelenskyt, Kievi projekton besim, duke goditur objektiva thellë brenda Rusisë ndërsa zgjeron prodhimin e brendshëm të dronëve dhe raketave. Ukraina nuk po lufton vetëm luftën; ajo po formëson fushën e betejës së ardhme dhe po ndërton një bazë industriale që do të mbijetojë konfliktin. Ekspertët e saj tani janë në Lindje të Mesme, duke këshilluar dhe duke ofruar pajisje për mbrojtje kundër dronëve dhe raketave iraniane. Kjo është një lëvizje e zgjuar dhe do të ndihmojë në financimin e rindërtimit të Ukrainës pas luftës.

Pamja strategjike po ndryshon. Për Putinin, opsionet po ngushtohen. Armëpushimi dhe marrëveshja e negociuar mund të përfaqësojnë tani rezultatin më pak të keq për të. Por, kjo do të kërkojë presion, veçanërisht nga anëtarët evropianë të NATO-s – me qartësi dhe vendosmëri.

Read more (Moderne):Në mesin e grave të suksesshme në muzikë – Bebe Rexha shkëlqen në 'Billboard Women in Music 2026' me paraqitje të veçantë në tapetin e kuq

Dhe, ndoshta, Mbreti Charles III, gjatë vizitës së tij intensive në ShBA, ka arritur t’i flasë me mend Donald Trumpit për Ukrainën. Nëse po, kjo mund të ndihmojë gjithashtu për ta sjellë me të vërtetë diktatorin e Kremlit në tryezën e bisedimeve.

Aleatët e Ukrainës duhet ta ndihmojnë Kievin të shfrytëzojë këtë mundësi premtuese, por ndoshta të përkohshme. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Besim #Hamish de bretton-gordon #Internet #Lufta në ukrainë #mbreti charles #Mbreti charles iii #Moderne #Rusia #Ukraina #Vladimir putin

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Balluku u mbrojt nga Parlamenti, 23 rrugë me vlerë qindra mln euro u shembën”, Këlliçi nga PE: Integrimi i Shqipërisë në rrezik nga korrupsioni dhe krimi i organizuar
  • LIVE- Revolta e 39 kundër kryeministrit, protestuesit me thirrje kundër Ramës dhe Ballukut: Dorëheqje dhe në burg!
  • Drafti ligjor/ Më shumë mbrojtje të drejtave të autorit, garanci të reja kundër piraterisë në internet
  • “Sot në fytyrat tuaja shoh fytyrën e Shqipërisë së re pa autokratin Rama”/ Aktivistja: Jemi këtu që nënat tona të mos na përcjellin më me lot në sy. Ne s’ikim më! Ikni ju
  • LIVE- Mbahet 1 minutë heshtje për 6 mijë shqiptarë të zhdukur të komunizmit/ Besim Ndregjoni: Rama e Berisha s’e bënë në 35 vite!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 33 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 18 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 16 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by