Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Frrok Çupi: Po ku ishit ju, o viktima?
Aktualitet

Frrok Çupi: Po ku ishit ju, o viktima?

• 2 Maj, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Duhej shtuar, ‘o viktima demokratë’.

Këta po na e japin shpirtin në dorë, por edhe ne po bëjmë sikur na këpusin shpirtin.

Secili ka ‘Ojiii-të’ e veta. Si e përzunë, si i mbyllën derën, si e përjashtuan a vet përjashtuan, si i hëngrën veshin ‘veç mos dëgjo’ dhe mos shiko. Të gjitha na i vënë para ne popullit që nuk jemi si ata.

Heronjtë po shfaqen si viktima. Kur ishin viktima shfaqeshin si heronj; heronj mbi fatin dhe dhimbjen e të tjerëve. Stina e zgjedhjes së kryetarit të stërzgjedhur në PD, sapo ka ardhur.

Si në këngën e magjishme të Sherif Merdanit, ‘Po ku ishe ti, o zot!?’

Read more (Para):Duket si frizurë e sallonit, por mund ta bëni vetë: Nyja franceze është hit i sezonit

Artisti kishte ardhur nga burgimi i gjatë, i ndëshkuar vetëm pse këndonte. Dhe falte dhimbjen përsëri me këngë:

‘Po ku ishe ti o zot?/ Për një çast kur të mohuam/ Falna ti dhe mjaft me lot/ Veç te ti kam për të besuar’.

Edhe për demokratët e PD, për shkak të burgut të brendshëm, ka ardhur puna te muri. Por muri nuk është ‘zoti i Merdanit’ të madh. Muri është fundi. Vetë shefi i demokratëve u ka thënë se ‘jeni në fund të rrugës’. Të gjithë së bashku kanë bërë dhunë mbi ne banorët e Shqipërisë. Demokratët as kanë guxim ta besojnë, as kanë guxim ta refuzojnë. Artisti ynë i madh e pati guximin t’i bjerë në gjunjë zotit ‘pse e mohuan’. Por ai ishte dinjitet.

Read more (PD):Takimi im i parë me Meremen, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë

Demokratët tanë, mëkatarë të mëdhenj të jetës sonë, edhe tani që po qurraviten, nuk duan ta zbulojnë as zotin, as djallin, as mëkatin brenda vetes.

Secili hëngri dikë brenda demokratëve.

Deri këtu ku jemi sot, që po ankohen ‘pse po më hanë’. Siç Alesia, e qartë dhe guximshme, ka ngrënë dikë para saj. Në pamjen e djeshme në ekran, u duk qartë se ‘viktimë’ e Alesias është Bejko. Të paktën si radhë. Edhe Bejko po aq i qartë, i eliminuar nga dikush tjetër. Salianjin e kishte eliminuar një grua ‘e dashur’. Para se Landin ta kishte mashtruar Basha.

Vetë Landi mbrëmë, u kthye te Pashko, ku e qëlloi për vdekje. Pas vdekjes. E ngarkoi me barrën se ‘çeku i bardhë’ e shkatërroi PD-në, por PD ‘hëngri fiq e vdiq’ 35 vjet më vonë, dmth sot.

Read more (Demokratët):Trump shqyrton mundësinë e përdorimit për herë të parë të raketave hipersonike ‘Dark Eagle’, mund të godasin objektivat deri në 2 mijë milje larg

Në periudhën e Pashkos, i kishte ngrënë dikush tjetër, secili secilin. Kur Pashko po deklaronte filozofinë e PD që po shkonte ‘për skrap’, dikush doli nga prapa skenës në Teatrin e Operas. Ishte Zhulali. U ndodh në tualet, por u ngrit vetëtimthi, aq sa edhe xhaketën e kishte futur në pantallona. Edhi për të kollofitur Pashkon.

Pastaj dikush tjetër hëngri Zhulalin, saqë mbeti larg në një spital jashtë vendit. Thonë se e hëngri Gazidede, të cilin e hëngri dikush tjetër; dmth., shefi që e kishte urdhëruar deri në çastin Zhulali.

Pjetër Arbnori, i persekutuari i madh, bënte ‘priftin’. Kur vdiq e ëma, në vitin 1991, diçka tha nëpër dhëmbë teksa prisnim funeralin. Në shtëpinë e tij dhese në Shkodër mbetëm vetëm të dy. Askush nuk po dukej nga PD. “A thu janë edhe këta si ata?, mu drejtua dhe qëndrova derisa dikush tjetër u shfaq në derë. Pastaj vetë Pjetri u eliminua nga ‘ai që dihej’.

Read more (spital):Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

PD është një send palë- palë. Askush nuk di t’i numërojë palët. Njëra ka hipur mbi tjetrën dhe të gjithë janë zhdukur. Vetë i kanë ngrënë, një nga një, secili secilin.

Këta janë të fundit. Të fundit, jo pse në PD mbaruan ata që hanë tjetrin në emër të bosit në mafie. Por sepse nuk do të ketë më PD. Ose do të ketë, por do të ketë formën e ‘qenit roje’ në derën e Sali Berishës. Po t’i afrohen prapë asaj porte me parullën se ‘PD është jona, e popullit e jo e Saliut’, atëherë prapë përsëritet historia.

Por do të përsëritet, do të jetë e pistë për viktimat. Sepse publiku i komedisë do t’u thotë: ‘Cilin do të hani tani? Nuk e patë qenin te porta?’.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Demokratët #Frrok Çupi #Para #PD #sali berisha #spital #zgjedhjet ne pd

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Shqipëria e re është ajo ku ligji është i njëjtë për të gjithë”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Do ta ndërtojnë ata që iu rreh zemra pë vendin. Shteti duhet t’ju shërbejë qytetarëve
  • “Në shtator Parlamenti do të jetë i popullit”/ Aktivisti Edison Lika: Deputetët as mos të nisen për të shkuar atje
  • “Shqipërisë nuk i duhet qeveria e krimit”/ Bashkëshortja e poetit Havzi Nela emocionon me fjalimin: Ju po protestoni për vendin për të cilin ai dha jetën. Rama është kryeministër sepse nuk u dënuan krimet e komunizmit
  • Ju erdhi fundi”!/ Qytetarët në marshim, mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës
  • Ishte duke ecur, 28-vjeçari qëllohet me armë zjarri në Laç! Shpëton mrekullisht (EMRI)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës 38 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot… 15 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 13 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 13 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasja në Korçë/ Dedikimi drithërues i nënës së 20-vjeçarit: Do të mbetesh përjetësisht fryma, dashuria ime më e madhe 10 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha: 4 televizionet kombëtare nuk më pasqyrojnë! Rama mori hapësirë 15 orë, opozita vetëm 4! 9 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by