Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. 10 vite që kur Kosova u pranua në UEFA
Aktualitet

10 vite që kur Kosova u pranua në UEFA

• 3 Maj, 2026 • 9 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Federata e Futbollit të Kosovës bën 10 vite që kur u pranua në shtëpinë e futbollit, UEFA.

Para një dekade, më saktësisht më 3 maj 2016, Kosova u pranua si anëtare në shtëpinë e futbollit, UEFA ndërsa vetëm 10 ditë më vonë në FIFA.

Që atëherë, Kosova ka bërë një ngritje të jashtëzakonshme, ku muajin mars ishim pranë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, por fatkeqësisht humbëm nga Turqia në finalen e play-offit.

Për këtë 10-vjetor, ka shkruar edhe FFK-ja në rrjetin social “Facebook”, ku edhe përmenden arritjet që ka bërë Kosova që nga ajo ditë.

Postimi i plotë:

“Një dekadë në UEFA e FIFA, rrugëtimi i pandalshëm drejt ëndrrës së madhe

Read more (uefa):UEFA-s iu desh të fliste rreth polemikave në ndeshjen Atletico-Arsenal, duke ofruar një shpjegim të shkurtër

Këtë maj, Kosova shënon një moment të paharrueshëm në historinë e saj: 10-vjetorin e anëtarësimit në UEFA dhe FIFA. Dy data brenda të njëjtit muaj, me peshë të jashtëzakonshme historike. Një jubile që përbën gur-themelin e historisë moderne të futbollit tonë dhe një kapitull të rëndësishëm në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.

Më 3 maj 2016, në Kongresin e Budapestit, u mbyll një epokë izolimi dhe u hapën dyert e familjes evropiane. Sakrifica e gjatë u shndërrua në krenari, ndërsa shpresa mori formë konkrete në arenën ndërkombëtare të futbollit. Vetëm dhjetë ditë më vonë, më 13 maj 2016, në Kongresin e FIFA-s në Mexico City, Kosova u pranua edhe në familjen botërore të futbollit. Në kongresin e parë të presidentit aktual Gianni Infantino, Kosovës iu dha mirëseardhje zyrtare, duke vulosur një moment historik të pakthyeshëm.

Që atëherë, rrugëtimi ynë ka qenë i jashtëzakonshëm. Nga pozita e 190-të në renditjen e FIFA-s, sot Kosova renditet e 78-ta, një dëshmi e qartë se kur talentit i jepet mundësia, ai lulëzon dhe shndërrohet në forcë kombëtare.

Çdo hap i kësaj dekade ka qenë i mbushur me emocione, sfida dhe arritje që kanë lënë gjurmë. Ngjitja në Ligën B në UEFA Nations League, fushata e fundit kualifikuese për Botërorin 2026, ku siguruam “play-off”-in në një grup tejet konkurrues, përballjet dinjitoze me Zvicrën, Suedinë e Slloveninë, si dhe fitorja historike ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale, treguan se Kosova nuk është më një emër i ri, por një realitet serioz në futbollin evropian. Edhe pse finalja ndaj Turqisë nuk përfundoi sipas dëshirës sonë, rrugëtimi i deritanishëm na jep besim të palëkundur se kualifikimi në Euro 2028 tashmë është një objektiv i qartë dhe i arritshëm.

Ky progres nuk kufizohet vetëm te Kombëtarja A. Kombëtarja e vajzave po dëshmon potencialin e saj në Ligën C të kualifikimeve për Botërorin 2027, Kombëtarja U21 ende në garë për Evropian, Kombëtarja e futsallit në “main round’ të Botërorit, ndërsa ekipet e grupmoshave po rriten me hapa të sigurt. Klubet tona, sidomos Ballkani dhe Drita, kanë ngritur imazhin e kampionatit të Kosovës në Evropë përmes sukseseve historike në UEFA Europa Conference League, duke dëshmuar se futbolli kosovar ka filluar të shkruajë kapituj të rinj edhe në nivel klubesh.

Read more (Fifa):FIFA po shqyrton një rregull që do të ndryshonte përgjithmonë zhvillimin e lojtarëve të rinj

Paralelisht me sukseset në aspektin sportiv, falë mbështetjes nga programet “UEFA HatTrick” dhe “FIFA Forëard” infrastruktura e futbollit ka pësuar transformim të thellë. Kemi ndërtuar selinë moderne të FFK-së, stadiumi “Fadil Vokrri” është bërë me fushë hibride, Kampi Nacional në Hajvali po vjen gjithnjë duke u kompletuar, teksa fushat stërvitore po ndërtohen në të gjithë vendin çdo 45 ditë. Kemi investuar edhe në Kampin për të rinj në Obiliq dhe në Kampin Nacional në Leposaviq. Për 10 vjet kemi ndërtuar mbi 50 fusha futbolli, me bari natyral e artificial, duke krijuar një rrjet të gjerë zhvillimi për gjeneratat e reja.

Në këtë periudhë është avancuar edhe aspekti teknologjik dhe organizativ. Kemi implementuar sistemin VAR në ligën vendore, kemi realizuar projektin e katapultave dhe atë të defibrilatorëve për ruajtjen e shëndetit të futbollistëve, si dhe kemi bërë sigurimin shëndetësor për futbollistët. Përmes sistemit “MyFFK” është bërë digjitalizimi i garave dhe i Lidhjeve Rajonale të Futbollit, derisa tashmë kemi krijuar edhe teknikën dhe ekipin realizues të transmetimit të ndeshjeve, si dhe kemi filluar me “Podcast”, që i paraprinë projektit të FFK TV-së.

Po ashtu, Kosova është bërë vendi i parë në Ballkan që ka nisur me FIFA Akademinë e Futbollit, një projekt që hap horizonte të reja për edukimin dhe zhvillimin e gjeneratave të ardhshme. Kjo akademi nuk është vetëm një program trajnimi, por një garanci për një të ardhme të ndritur. Po ashtu, nga UEFA e FIFA kemi mbështetje edhe për Shkollën e Mesme të Futbollit. E të gjitha këto nuk janë thjesht projekte, por themelet e një futbolli të qëndrueshëm dhe konkurrues.

Rritja profesionale e administratës së FFK-së, avancimi i gjyqtarëve dhe edukimi i trajnerëve tanë, që së shpejti do të nisin edhe kurset për licencën UEFA Pro, garantojnë se futbolli ynë do të udhëhiqet nga profesionalizmi dhe standardet më të larta evropiane.

Ky 10-vjetor e gjen FFK-në më të fortë se kurrë, me një bazë të gjerë njerëzish që e mbajnë gjallë futbollin tonë:

Read more (Facebook):Unikkatil emocionon me statusin për vëllanë e ndjerë, i dedikon edhe një këngë

•14.449 futbollistë e 643 futbolliste të regjistruara;

•1639 trajnerë, prej tyre 422 femra;

•434 gjyqtarë, prej tyre 49 femra;

•3 delegatë të ndeshjeve në UEFA;

•17 gjyqtarë me stemë të FIFA-s;

•1 vëzhgues të gjyqtarëve në UEFA;

•4 zyrtarë në Komisione të UEFA-s;

•3 zyrtarë në Komisione të FIFA-s;

•1 zyrtar të sigurisë të UEFA-s;

•1 zyrtar të UEFA-s për Antidoping;

•16 zyrtarë të FFK-së të diplomuar në akademitë e UEFA-s.

Këto shifra nuk janë thjesht numra, por dëshmi e gjallë e rritjes sonë të qëndrueshme.

Rëndësi të veçantë i kemi kushtuar gjithpërfshirjes, sepse futbolli është i bukur vetëm kur është i hapur për të gjithë. Përmes programit “Grassroots”, FFK organizon çdo vit projekte të shumta për fëmijë dhe komunitetin, ku çdo vit përfshihen rreth 8.000 fëmijë dhe mbi 1.000 trajnerë, mësimdhënës dhe staf përcjellës.

Read more (Gianni infantino):I dërguari i Trump dëshiron që Italia të zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës

Por angazhimi ynë shkon edhe përtej, pasi futbolli është bërë hapësirë e barabartë edhe për persona me nevoja të veçanta.

Nëpërmjet aktiviteteve të dedikuara për futbollin e personave me “Doën Syndrome”, për futbollin e personave të verbër, për futbollin e të amputuarve dhe futbollin në ecje, kemi krijuar mundësi reale që secili të ndjejë emocionin e lojës dhe të jetë pjesë e familjes së madhe të futbollit kosovar. Këto iniciativa janë dëshmi e fuqishme se futbolli është mjet i barazisë, solidaritetit dhe respektit ndaj diversitetit.

Në këtë përvjetor jubilar, përulemi me respekt para të gjithë atyre që mbajtën gjallë frymën e futbollit në ditët më të vështira, që nuk kursyen as centin e tyre të fundit dhe që besuan se një ditë Kosova do të ishte pjesë e familjes evropiane.

Me mirënjohje kujtojmë kontributin e kryetarëve të FFK-së: Agim Bytyqi, Rexhep Abdullahu, Sabri Hashani dhe legjendës sonë të pavdekshme, Fadil Vokrri, por edhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tyre ndër dekada.

Mirënjohje e thellë për gjeneratën e artë, për gjeneratën e sakrificës e për të gjitha gjeneratat që nuk patën mundësi ta shfaqin talentin e tyre në Evropë, por që mbetën frymëzim për brezat e sotëm. Mirënjohje edhe për drejtuesit e klubeve, tifozët ‘Dardanët’ si dhe për të gjitha tifozeritë e klubeve që i qëndruan gjithmonë besnik futbollit që nga koha e okupimit e deri më sot.

Read more (Besim):Afera ‘Partizani’/ Dëshmon Balla: Privatizimi u përshpejtua për të favorizuar Malltezin, në 6 muaj, leje për 17 kulla! Përfitoi nga vjehrri kryeministër

Nën drejtimin tim dhe të Komitetit Ekzekutiv, FFK mbetet e palëkundur në konsolidimin e futbollit dhe arritjen e objektivave të mëdha: kualifikimin në Kampionat Evropian e Botëror. E për ta arritur këtë, jemi të vetëdijshëm se kërkohet vazhdimësi në investime, rritje e mëtejshme e profesionalizmit dhe respektim i plotë i strategjisë së zhvillimit afatgjatë. Por, tani është koha që edhe shteti të japë dorën e tij vendimtare: të finalizohen projektet e stadiumeve të nisura në qytetet e mëdha dhe të nisin sa më parë punimet për Stadiumin Nacional. Ky projekt është më se i nevojshëm për të dëshmuar pjekurinë tonë si shoqëri dhe për t’u ofruar Dardanëve një shtëpi të dinjitetshme.

Urime 10-vjetori i anëtarësimit në UEFA e FIFA të gjithë komunitetit të futbollit dhe qytetarëve të Kosovës.

Ky është jubile i përbashkët, i sakrificës dhe i krenarisë sonë.

Vazhdojmë bashkë, me përgjegjësi e krenari, me futbollin, për Kosovën!”.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Ballkani #Besim #Edukimi #Facebook #Fifa #Gianni infantino #Investime #Kombëtarja e kosovës #uefa

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Këshilli i Sarandës miraton vendimin, parkim publik në territorin e gjimnazit ‘Hasan Tahsini’! PD: Skandal, cenohet siguria e nxënësve
  • BIRN: “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?
  • “Edhe zvarrë do vijmë në këtë shesh, derisa të largoheni”/ I riu në protestën kundër Ramës: Duam një Shqipëri të re, votën nuk e japim që të na vidhni
  • “Dubai i Durrësit ka ngecur”/ Këlliçi i numëron dështimet Ramës: Kriza transferohet tek projektet! Aeroporti i Vlorës, do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë
  • “E pamë Portin e Durrësit, Alabari deklaroi se kishte vepruar shpejt”/ Avokati: Rama shkatërron bizneset shqiptare, arrogant. Ministrat e tij, probleme me drejtësinë. Shqiptarët se duan më
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rikthimi i fundit i Diasporës për të larguar Ramën. Jemi të mobilizuar”/ Aktivisti nga Londra, Bledi Meti: Qeveria ka humbur legjitimitetin 32 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka 26 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Histori mafioze dhe korrupsioni” – Berisha për Aeroportin e Vlorës: Treshja faqezezë Rama-Balluku-Balla donin t’i merrnin aksionet Pacollit! Lubia donte vjedhjen më të madhe në Ballkan! 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kjo s’është çudi që do të zgjasë 3 ditë”/ Rama e parashikoi revoltën kundër tij 15 vjet më parë? Rrjeti ironizon kryeministrin (VIDEO) 11 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Dubai i Durrësit ka ngecur”/ Këlliçi i numëron dështimet Ramës: Kriza transferohet tek projektet! Aeroporti i Vlorës, do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë 10 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Edhe zvarrë do vijmë në këtë shesh, derisa të largoheni”/ I riu në protestën kundër Ramës: Duam një Shqipëri të re, votën nuk e japim që të na vidhni 7 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by