Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Trump thotë se SHBA-të do ta zvogëlojnë praninë në Gjermani 'shumë më tej' sesa tërheqja fillestare prej 5,000 trupash
Aktualitet

Trump thotë se SHBA-të do ta zvogëlojnë praninë në Gjermani 'shumë më tej' sesa tërheqja fillestare prej 5,000 trupash

• 3 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të shtunën vonë se Uashingtoni do ta zvogëlojë ndjeshëm praninë e trupave në Gjermani, duke përshkallëzuar një mosmarrëveshje me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

Pentagoni njoftoi të premten se do të zvogëlojë 5,000 trupa nga aleati i tij i NATO-s brenda gjashtë deri në dymbëdhjetë muajve të ardhshëm, dhe kjo vjen pasi Merz kritikoi luftën SHBA-Izrael në Iran, duke thënë se Uashingtoni nuk dukej se kishte një strategji të zbatueshme.

Dhe i pyetur të shtunën për arsyen e zvogëlimit të pranisë së trupave në vend, Trump nuk pranoi të ofronte një shpjegim, duke vënë në dukje se një zvogëlim edhe më i madh ishte i afërt, pasi presidenti republikan kërkon të zvogëlojë angazhimin e SHBA-së ndaj sigurisë evropiane.

“Ne do ta zvogëlojmë shumë. Dhe po e zvogëlojmë shumë më tepër se 5,000”, u tha Trump gazetarëve në Florida, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Read more (Donald Trump):Trump riktheu tarifat doganore 25% për makinat nga BE se ‘nuk respekton marrëveshjet’, reagon Parlamenti Europian: E pavërtetë dhe e papranueshme

Çfarë çoi në ‘përplasjen’ midis kancelarit të Gjermanisë dhe Donald Trump?

Ndërkohë, të herët të shtunën, Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, dukej se e priti me qetësi lajmin se 5,000 trupa amerikane do të largoheshin nga vendi i tij.

Pistorius tha se tërheqja, të cilën Trump e ka kërcënuar prej vitesh, ishte e pritshme dhe tha se kombet evropiane duhet të marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e tyre.

Megjithatë, ai theksoi se bashkëpunimi në siguri u sjell dobi të dyja palëve të partneritetit transatlantik.

Read more (gjermani):Media: Teherani po ul prodhimin e naftës! Trump në Kongres: Armiqësitë me Iranin kanë përfunduar! Por nga Teherani: E mundshme rifillimi i luftës

“Prania e ushtarëve amerikanë në Evropë, dhe veçanërisht në Gjermani, është në interesin tonë dhe në interes të SHBA-së”, u tha Pistorius mediave gjermane.

Tërheqja e planifikuar e SHBA-së u përball me rezistencë dypartiake në Uashington, me kritika të shpejta nga demokratët dhe shqetësim nga republikanët se do t’i dërgonte “sinjalin e gabuar” presidentit rus Vladimir Putin, pushtimi i të cilit në Ukrainë hyri së fundmi në vitin e tij të pestë. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Boris pistorius #Demokratët #Donald Trump #Florida #Friedrich Merz #gjermani #Gjermania #iran #Ushtria amerikane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Pamje që mbushin zemrat! Shqiptarët e diasporës bashkë, udhëtojnë drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës së sotme
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Marrëveshja SHBA-Iran/ Nis trafiku detar në Hormuz, kalojnë tre supertankerët e parë me flamur saudit
  • Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit, CNN: Netanyahu po mundohet të ndikojë te memorandumi, nuk ka besim te Teherani
  • NATO përshëndet marrëveshjen SHBA-Iran, Rutte: Memorandumi synon të degradojë kapacitetet bërthamore të Teheranit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 14 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 12 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 10 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ha e pi me paratë tuaja”/ Zagani publikoi video të Ramës nga Zvicra, reagon Kryeministri: Isha i ftuar, kurrë s’kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by