Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Eurodeputetët bullgarë alarmojnë PE-në: Raporti i Waitz për Maqedoninë e Veriut krijon precedentë të rrezikshëm
Aktualitet

Eurodeputetët bullgarë alarmojnë PE-në: Raporti i Waitz për Maqedoninë e Veriut krijon precedentë të rrezikshëm

• 4 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Raportuesi evropian Thomas Waitz propozon tekste në raportin mbi Maqedoninë e Veriut që vënë në pikëpyetje parimet kryesore të Parlamentit Evropian dhe vendosin precedentë të rrezikshëm. Formulimi minon politikat e përcaktuara në kornizën negociuese midis BE-së dhe vendit.

Ky qëndrim, sipas “BGNES”, u shpreh nga eurodeputetët bullgarë Ivajlo Valçev i Grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë dhe Stanislav Stojanov i Grupit të Evropës së Kombeve Sovrane në komentet e dërguara Waitz. Ata mbështeten nga të gjithë përfaqësuesit bullgarë në Parlamentin Evropian në një letër të posaçme dërguar raportuesit, raportuesve në hije, koordinatorëve të politikës së jashtme të grupeve politike në PE dhe udhëheqjeve të grupeve.

Read more:Mickoski për ndryshimet kushtetuese: BDI kishte mundësi ta bënte atë kur ishte në qeveri

Valçev dhe Stojanov theksojnë se çështjet kryesore dhe vijat e kuqe të ngritura në mbi 100 amendamente në raportin e paraqitur nga përfaqësuesit bullgarë përsëri nuk pasqyrohen në mënyrë adekuate. Dy përfaqësuesit bullgarë janë raportues në hije për grupet e tyre politike. Në vërejtjet e tyre, ata theksojnë se tekstet e propozuara të kompromisit vendosin përsëri precedentë të rrezikshëm.

“Kjo nuk është vetëm çështje ndjeshmërie kombëtare apo shqetësimesh dypalëshe. Ajo ndikon në integritetin, parashikueshmërinë dhe besueshmërinë institucionale të vetë procesit të zgjerimit të BE-së. Nëse elementët e rënë dakord unanimisht nga Këshilli dhe të pranuar zyrtarisht nga një vend kandidat mund të relativizohen më pas, të rishqyrtohen politikisht ose të rihapen indirekt përmes gjuhës së raportit të Parlamentit Evropian, kjo rrezikon të minojë besimin në vendimet, angazhimet dhe kuadrin e pranimit të vetë Bashkimit Evropian”, thuhet në opinion.

Read more:NASA: Mexico City po fundoset 25 cm në vit,  shihet edhe nga hapësira

Eurodeputetët bullgarë paralajmërojnë gjithashtu se çdo hollim ose anashkalim i kompromiseve evropiane të arritura tashmë përmes gjuhës së raporteve parlamentare do të përbënte një rrezik serioz për besimin në procesin e pranimit.

“Nëse kompromiset evropiane të dakordësuara unanimisht mund të dobësohen, anashkalohen ose rishqyrtohen politikisht përmes gjuhës së raporteve parlamentare, kjo do të përbënte një kërcënim serioz për integritetin, parashikueshmërinë dhe besueshmërinë institucionale të vetë procesit të pranimit në BE dhe do të dërgonte një sinjal thellësisht shqetësues si për Shtetet Anëtare ashtu edhe për vendet kandidate në lidhje me sigurinë e angazhimeve të vetë Unionit”, thuhet më tej në letër.

Read more:Familjarët e Mozës me reagim të ashpër në rrjete sociale, kërkojnë të merren masa nga produksioni

Në këtë drejtim, përfaqësuesit bullgarë këmbëngulin që shqetësimet dhe qëndrimet e tyre të pasqyrohen në mënyrë adekuate në tekstet përfundimtare të kompromisit që do të votohen në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Maqedonia në nato dhe be #Marrëdhëniet maqedoni-bullgari #Raporti #Thomas waitz

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Raporti i Agjencisë së Mjedisit: Elbasani me ajrin më të ndotur në vend, dyoksidi i karbonit mbi norma! Edhe Tirana me nivele shqetësuese pluhuri
  • Qeveria hap rrugën për privatizimin e pronave shtetërore, përfshirë zonat e mbrojtura. Ndryshimet kundër kërkesave të BE-së
  • PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të mandatit të “Territorales”: Raporti të konsultohet me Këshillin e Europës
  • “Rama dhe qeverisja e tij de facto kanë rënë”, biznesmeni: Protesta është popull, shkundi politikën! Kryeministri, hajduti i fundit dy metra
  • “Çështja e Lubi Ballukut u bë edhe e BE-së”, Berisha: Raporti i fundit i KE-së damkosi Ramën dhe regjimin e tij
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 12 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Braktisini kafet!”/ Thirrja kumbuese që vjen nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator. Diaspora të na bashkohet, vendi ju thërret sot! 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by