Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Agjencia për Akreditim merr statusin e “autoritetit akreditues” në SHBA, Kosova shteti i parë në Evropë që merr këtë 'njohje' nga CHEA
Aktualitet

Agjencia për Akreditim merr statusin e “autoritetit akreditues” në SHBA, Kosova shteti i parë në Evropë që merr këtë 'njohje' nga CHEA

• 5 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Bordi i Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA e ka pranuar për shtatë vjet (deri me 31.12.2033) Agjencinë e Kosovës për Akreditim, me statusin e “autoritetit akreditues” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njoftimin zyrtar të dërguar Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së, Naim Gashi, Loretta C. Waldron, Zëvendëspresidente për Shërbime të Njohjes në Këshillin për Akreditimin e Arsimit të Lartë në SHBA, konfirmon se “Bordi i Drejtorëve të CHEA-s ka miratuar rekomandimin e Komitetit dhe e ka njohur Agjencinë e Kosovës për Akreditim si autoritet akreditues”.

“Kosova bëhet shteti i parë dhe i vetëm aktualisht në Evropë me këtë status të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Read more:Lufta/ Anija e Koresë së Jugut shpërthen në flakë në Hormuz! Irani sulmon me dronë Emiratet dhe Omanin! Trump-Teheranit: Nëse godisni anijet amerikane, do të shkatërroheni

Kjo njohje nga SHBA-të vjen më pak se një vit pasi Agjencia e Kosovës për Akreditim u regjistrua në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), duke e bërë Kosovën shtetin e vetëm në Ballkanin Perëndimor me këtë status”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Tutje thuhet se ky vendim vjen si rezultat i një procesi të gjerë dhe të kujdesshëm vlerësimi dhe përbën një dëshmi të qartë të reformave të ndërmarra, profesionalizmit institucional dhe përkushtimit të vazhdueshëm të AKA-së për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.

“Kjo njohje forcon kredibilitetin ndërkombëtar të sistemit të akreditimit në Kosovë, rrit besueshmërinë e programeve të studimit dhe hap mundësi të reja për studentët, institucionet e arsimit të lartë dhe diasporën tonë.

Read more:Kurti takohet me Kallas në Samitin e Jerevanit: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat në BE

Për studentët, kjo nënkupton më shumë mundësi për vazhdim të studimeve, mobilitet akademik dhe lehtësim në njohjen dhe vlerësimin e diplomave të tyre jashtë vendit.

Për institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, ky është një nxitje e rëndësishme për thellim të bashkëpunimit me universitetet ndërkombëtare, veçanërisht ato amerikane, si dhe për avancim të mëtejshëm të standardeve akademike dhe cilësisë së programeve studimore”, thuhet në njoftimin e AKA-së.

Read more:Mushkolaj: Shumë mirë që PDK-ja nuk e pranon Nismën

Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi, dhe Drejtori i Përgjithshëm Naim Gashi, shprehin mirënjohje për partnerët dhe aleatët amerikanë për këtë njohje të rëndësishme.

“Po ashtu, falënderojnë të gjithë partnerët institucionalë, stafin akademik, studentët dhe shoqërinë civile për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ky është një moment krenarie për Kosovën dhe një hap i madh përpara për sistemin e arsimit të lartë në vend”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Agjencia e kosovës për akreditim #Aka #Chea #Kosova #kosove #Kshc #Naim gashi #Njoftim #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Mbytet në liqenin e Komanit 20-vjeçari nga Kosova
  • Ngërçi politik në Kosovë drejt zgjidhjes? Konjufca për presidentin: Emrat i kemi gati, por…
  • “Karrigia e grabitur nuk gëzohet, leku i popullit të del nga hundët”/ Nesër KAS merr vendim, Lefter Maliqi: Bashkinë e Kuçovës do e fitojmë dhe do ua kthejmë qytetarëve
  • Ngërçi politik në Kosovë/ PDK dhe Aleanca sërish në Kuvend: Shteti nuk është pronë private e askujt
  • “Kriza politike në Kosovë e tejzgjatur!”, ish-ambasadori Nesho: Po humbet kredibiliteti në sytë e ndërkombëtarëve. S’duhet një president “kukull”
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 14 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 8 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by