DURRËS– Aksidenti tragjik në zonën e Ish-kënetës, ku 2 fëmijë u përplasën për vdekje nga një automjet, ka rritur ndjeshmërinë e qytetarëve ndaj shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Shqetësimi i banorëve të fshatit Arapaj për një rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor ka përfunduar në ambientet e komisariatit të policisë, ku ata kërkojnë marrjen e masave ndaj drejtuesit të automjetit.
Sipas banorëve, një person që lëvizte me automjet në zonën e tyre dyshohet se ka thyer rregullat e qarkullimit, ndërsa gjatë disa manovrave ka dëmtuar një mjet tjetër.
Read more:Vozitën pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit, ndalohen 14 shoferë në Maqedoni
Pas incidentit, banorët i janë drejtuar Policisë Aktualisht, pesë prej tyre ndodhen në komisariat, ku po zhvillojnë një takim me drejtuesit e policisë për të paraqitur shqetësimin.
Një prej banorëve është shprehur se ata nuk do të largohen nga ambientet e policisë derisa të merret një masë konkrete ndaj drejtuesit të automjetit.
lajm në përditësim…




