Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Finalja e Ligës së Kampionëve 2026: PSG – Arsenal, ja ku luhet, kur zhvillohet dhe çfarë duhet të dini
Aktualitet

Finalja e Ligës së Kampionëve 2026: PSG – Arsenal, ja ku luhet, kur zhvillohet dhe çfarë duhet të dini

• 6 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sezoni 2025/26 i Ligës së Kampionëve do të mbyllet me një finale gjigante mes Paris Saint-Germain dhe Arsenalit, që do të zhvillohet në Budapest, Hungari, në stadiumin Puskás Aréna.

PSG – Arsenal, kush luan në finale?

PSG do të përballet me Arsenalin në finalen e këtij edicioni. Parisienët, kampionët në fuqi, synojnë të bëhen vetëm klubi i dytë në epokën e Ligës së Kampionëve që mbron trofeun me sukses pas Real Madridit, që e fitoi tri herë radhazi mes viteve 2016 dhe 2018.

Në anën tjetër, Arsenali – nënkampion në vitin 2006 – kërkon të hyjë në histori si klubi i 25-të që e fiton këtë trofe dhe të bëhet fitues i ri, pas triumfit të PSG-së në vitin 2025.

Ku luhet finalja e Ligës së Kampionëve2026?

Read more:“UEFA duhej ta ndalte ndeshjen”, legjenda holandeze me kritika për duelin Arsenal-Atletico Madrid

Finalja do të zhvillohet në Puskas Arena në Budapest. Ky stadium priti finalen e Ligës së Evropës në vitin 2023, por finalja e Ligës së Kampionëve 2026 do të jetë hera e parë që Hungaria organizon finalen e kompeticionit më të madh për klube në Evropë.

Kur është finalja e Ligës së Kampionëve2026?

Finalja është e planifikuar të luhet të shtunën, më 30 maj 2026, duke shënuar përfundimin e sezonit të 71-të të Kupës së Evropës/Ligës së Kmapionëve dhe të 34-tit që nga riemërtimi si Liga e Kampionëve.

Read more:Arsenali arriti finalen e Ligës së Kampionëve pa asnjë humbje – vetëm katër ekipe e kanë fituar këtë garë në këtë mënyrë në shekullin e 21-të

Në çfarë ore nis finalja?

Ndeshja nis në 18:00, më herët se zakonisht në krahasim me vitet e fundit, pasi UEFA synon të përmirësojë përvojën e ditës së ndeshjes për tifozët, ekipet dhe qytetin pritës, duke optimizuar logjistikën dhe operacionet e eventit.

A ka vazhdime dhe penallti?

Po. Nëse rezultati është i barabartë pas 90 minutave, luhen dy pjesë nga 15 minuta. Nëse barazimi mbetet edhe pas vazhdimeve, fituesi vendoset me gjuajtje nga pika e bardhë (penallti).

Historia dhe rëndësia e Puskás Aréna

Puskás Aréna u hap zyrtarisht më 15 nëntor 2019 si stadiumi i ri kombëtar i Hungarisë. Ai është ndërtuar mbi vendin e stadiumit të vjetër Ferenc Puskás Stadion, i cili u shemb në vitin 2017, ndërsa hyrja kryesore ruan elemente të vjetra si mure prej tullash.

Read more:Humbi zgjedhjet në Hungari, Viktor Orbán ofron dorëheqjen nga partia! Fati i tij vendoset më 13 qershor

Stadiumi ka kapacitet rreth 67 mijë ulëse dhe mban emrin e legjendës hungareze Ferenc Puskás, tri herë fitues i Kupës së Evropës me Real Madridin.

Stadiumi ka pritur më herët ndeshje të EURO 2020, si dhe Superkupën e UEFA-s në vitin 2020, ndërsa në maj 2023 aty u zhvillua finalja e Ligës së Evropës ku Sevilla e mposhti Romën me penallti.

Lokacioni i tij është pranë qendrës së Budapestit, rreth një kilometër nga stacioni hekurudhor Budapest Keleti.

Read more:Arteta: Fituesi i ndeshjes duhej të ishte dikush special – dhe Saka është i tillë

Çfarë përfitojnë fituesit?

Fituesi i Ligës së Kampionëve merr trofeun ikonik të UEFA-s, i cili është 73.5 cm i lartë dhe peshon 7.5 kg. Përveç lavdisë, kampioni fiton të drejtën të luajë në Superkupën e UEFA-s 2026 ndaj fituesit të Ligës së Evropës 2025/26 dhe siguron automatiksht një vend në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve 2026/27, nëse nuk është kualifikuar përmes kampionatit vendas.

Finalja PSG – Arsenal në Budapest pritet të sjellë një natë historike, me parisienët që synojnë ta mbrojnë kurorën dhe londinezët që kërkojnë të kthehen në majën e Europës për herë të parë. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arsenal #budapest #Hungari #Hungaria #jetë #Liga e kampionëve #Maj 2026 #Psg

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide
  • “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’
  • Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide
  • Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’ 10 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide 5 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Editoriale Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit! 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog 3 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin