Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ‘Lulëzon’ prostitucioni me të huaja në Shqipëri, Tirana dhe Elbasani hetime me Kolumbinë! 27 skuadra të përbashkëta me vendet e BE
Aktualitet

‘Lulëzon’ prostitucioni me të huaja në Shqipëri, Tirana dhe Elbasani hetime me Kolumbinë! 27 skuadra të përbashkëta me vendet e BE

• 6 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prokurorë të Tiranës dhe Elbasanit do të jenë pjesë e dy skuadrave të përbashkëta hetimore me autoritetet e Kolumbisë kundër fenomenit të prostitucionit. Marrëveshjet u nënshkruan në muajin prill në Eurojust. Përgjatë vitit 2025, prokurorët shqiptarë kanë qenë pjesë e 27 skuadrave të përbashkëta me vendet e BE-së, por dhe me Kosovën e Maqedoninë e Veriut.

***

Jo vetëm Prokuroria e Posaçme, por edhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm kanë nisur të krijojnë skuadra të përbashkëta hetimore me shtete të tjera.

Në raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se në shtator 2025 Prokuroria e Tiranës ka nënshkruar marrëveshjen e parë të këtij lloji me një autoritet gjyqësor të Bashkimit Europian, duke hapur rrugën për përfshirjen edhe të prokurorive të zakonshme në mekanizmat e hetimeve të përbashkëta ndërkombëtare.

Read more:Tre të vdekur pasi “makina monstruoze” përplaset me turmën – detaje dhe pamje të ngjarjes tragjike në Kolumbi

TIRANA E ELBASANI, HETIME ME KOLUMBINË KUNDËR PROSTITUCIONIT

Gjithashtu, Prokuroritë e Tiranës dhe Elbasanit kanë nënshkruar marrëveshje për ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore me autoritetet e Republikës së Kolumbisë, me fokus hetimin e trafikimit të qenieve njerëzore, veçanërisht prostitucionin. Fenomeni i vajzave nga Amerika Latine që janë punonjëse seksi në Shqipëri është ndjerë kohët e fundit, ndërsa në tetor 2025 u godit në Kolumbi një grup që trafikonte vajza në Shqipëri e Ballkan, një rrjet prostitucioni me miliona euro përfitime.

Praktika e re e skuadrave të përbashkëta synon lehtësimin në kohë reale të shkëmbimit të informacionit dhe koordinimin e veprimeve hetimore në raste me elementë ndërkombëtarë.

Read more:Ushtronin prostitucion në 3 apartamente në kryeqytet, arrestohen 7 persona në Tiranë, nën hetim 5 të tjerë

SHQIPËRIA NË 27 SKUADRA TË PËRBASHKËTA HETIMI ME VENDET E BE

Gjatë vitit që kaloi, Shqipëria ka qenë pjesë e disa skuadrave të përbashkëta hetimore në bashkëpunim me vende të Bashkimit Europian dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, kryesisht në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës, pastrimit të parave, mashtrimeve kibernetike dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe qenieve njerëzore. Numrin më të lartë të skuadrave aktive e mban SPAK me 26 skuadra hetimore, ndërsa në total Shqipëria ka 27 skuadra të përbashkëta me vendet e BE-së. Mes vendeve jo anëtare Shqipëria renditet ndër më aktivet në rajon në këtë formë bashkëpunimi, pas Ukrainës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Read more:Gjetjet e raportit për Dhomat e Specializuara, Avokati i Popullit me letër Sekretarit të ShBA-së

Skuadrat e përbashkëta të prokurorëve shqiptarë nuk janë vetëm me vendet e BE-së, por dhe me autoritetet e shteteve të rajonit të Ballkanit si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe po diskutohet krijimi i skuadrave të para me Serbinë dhe Malin e Zi.

723 LETËRPOROSI JASHTË VENDIT NË 2025, VETËM 24 EKZEKUTOHEN

Në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme, në drejtim të bashkëpunimit me jashtë evidentohet edhe ai përmes letërporosive. Gjatë vitit 2025 u janë dërguar autoriteteve të huaja gjyqësore gjithsej 723 kërkesa për ndihmë juridike në kuadër të procedimeve penale të regjistruara në Shqipëri, duke shënuar një rritje prej 34% krahasuar me vitin 2024, kur janë dërguar 539 letërporosi. Nga 723 letërporositë e dërguara jashtë vendit, rezulton të jenë ekzekutuar nga autoritetet e huaja gjithsej 173 letërporosi, ose 23.9%.

Read more:Pushtimi i heshtur i Kinës në Amerikën Latine

Prokuroria që ka pasur më shumë kërkesa për letërporosi ka qenë ajo e Tiranës me 210 raste, e ndjekur nga Durrësi me 87, Shkodra 59, Lezha 47, Kukësi 60, Korça 50, Elbasani 23, Fieri 61 dhe Vlora 65.

Sa i takon ekstradimeve, gjatë vitit 2025 janë trajtuar gjithsej 110 praktika ekstradimi për shqiptarë apo të huaj të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga prokuroritë e rretheve, ndërsa kanë përfunduar gjithsej 51.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Amerika #Amerika latine #hetime #Kolumbi #Kosova #Lezha #prokuroria e pergjithshme #Prostitucion #Raporti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së
  • “Kurti e hoqi, Rama e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi këtu kur marrëdhëniet mes dy kryeministrave ishin të tensionuara
  • “Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara
  • Gazment Bardhi: Rama sulmon mediat që nuk i kontrollon dot dhe s’janë pjesë e oborrit të tij (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 10 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 2 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin