Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ushtria amerikane thotë se ka “qëlluar dhe çaktivizuar” një tanker me flamur iranian në Gjirin e Omanit
Aktualitet

Ushtria amerikane thotë se ka “qëlluar dhe çaktivizuar” një tanker me flamur iranian në Gjirin e Omanit

• 6 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ushtria amerikane tha se forcat e saj “qëlluan dhe çaktivizuan” një tanker me flamur iranian gjatë rrugës për në një port iranian në Gjirin e Omanit të mërkurën herët.

Siç thuhet më tej, një veprim i tillë erdhi, pasi ky i fundit injoroi paralajmërimet se po shkelte bllokadën detare amerikane.

Një avion luftarak i Marinës Amerikane qëlloi disa herë nga një top 20 mm, duke çaktivizuar M/T Hasna.

Read more:Luftimet SHBA-Iran në Ngushticën e Hormuzit, gjenerali amerikan: Kemi fundosur gjashtë anije të vogla iraniane

“Pasi ekuipazhi nuk iu përmbajtë paralajmërimeve të përsëritura, forcat amerikane çaktivizuan timonin e tankerit duke qëlluar disa herë nga topi 20 mm i një anijeje F/A-18 Super Hornet të Marinës Amerikane të nisur nga USS Abraham Lincoln (CVN 72). Hasna nuk po kalon më tranzit drejt Iranit”, tha Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM).

https://t.co/18EY4m0WWP
— U.S. Central Command (@CENTCOM) May 6, 2026

Siç theksohet më tej, “bllokada amerikane kundër anijeve që përpiqen të hyjnë ose të largohen nga portet iraniane mbetet në fuqi të plotë”.

‘Shumë herët’ për t’u përgatitur për nënshkrimin e paqes me Iranin, thotë Trump

Më herët gjatë ditës, CENTCOM theksoi se bllokada kishte detyruar më shumë se 50 anije tregtare të ktheheshin dhe të ktheheshin në port.

Read more:Axios: SHBA dhe Irani pranë marrëveshjes për fundin e luftës. Teherani pritet të përgjigjet brenda 48 orësh

Një veprim i tillë vjen në ditën kur po raportohet se Shtetet e Bashkuara dhe Irani po afrohen drejt një marrëveshjeje mbi një memorandum njëfaqësh për t’i dhënë fund luftës në Gjirin Persik, siç ka thënë një burim nga ndërmjetësi Pakistan, i njohur me negociatat.

Burimi pakistanez tha se një raport i mëparshëm nga media amerikane Axios mbi memorandumin e propozuar ishte i saktë.

Raporti i Axios kishte cituar dy zyrtarë amerikanë dhe dy burime të tjera të njohura me diskutimet.

Read more:Akuzohej për lidhje me një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, dënohet me 13 vite burg senatori në Paraguai

Axios raportoi të mërkurën se Shtëpia e Bardhë besonte se po i afrohej një memorandumi njëfaqësh për t’i dhënë fund luftës me Iranin, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump ndaloi një mision detar treditor për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.

Raporti i Axios theksoi se SHBA-të prisnin përgjigje iraniane mbi disa pika kyçe në 48 orët e ardhshme. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Abraham lincoln #Anije #avion #Donald Trump #Irani #Lindja e mesme #Lufta në iran #Ngushtica e hormuzit #Shba #Ushtria amerikane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Mund të shkoja edhe në Dubai por…”/ Avionë dhe kështjella, media Franceze për Ermal Beqirin: Milioneri që fluturoi mbi centralin bërthamor, në Shqipëri mbante poste të rëndësishme
  • Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 5 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, një avion po punon për shuarjen e flakëve! ‘Qetësohet’ Puka
  • “Shqiptarët duan transparencë”/ Media gjermane jehonë protestës kundër kryeministrit: Rama e Berisha e kanë trajtuar Shqipërinë, si pronën e tyre! Korrupsioni…
  • “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh?
  • “Protesta, shkollë politike që zgjoi shqiptarët”/ Profesori Lush Susaj: Kriza zgjidhet me dorëheqjen e Ramës. Shtatori do të sjellë pjesëmarrje masive!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 34 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 11 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë! Në pranga edhe shoku (VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by