Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Aeroportet e Moskës paralizohen nga sulmet me dronë
Aktualitet

Aeroportet e Moskës paralizohen nga sulmet me dronë

• 7 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aeroportet kryesore të kryeqytetit rus janë përfshirë nga një gjendje e rëndë paralize pas një vale sulmesh me dronë, që kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha në trafikun ajror dhe kaos në terminale.

Në aeroportin Vnukovo situata është përshkruar si veçanërisht kritike, ku pasagjerët kanë mbetur të bllokuar deri në 16 orë pa mundësi largimi.

Autoritetet janë detyruar të shpërndajnë dyshekë, ndërsa sallat e pritjes janë mbushur dhe shumë udhëtarë po flenë në dysheme.

Read more:Mjeku i infektuar me Hantavirus, ministrja spanjolle: Gjendja e tij është e përmirësuar, po evakuohet në Holandë

Sipas burimeve zyrtare, mbi 50 dronë janë rrëzuar pranë Moskës brenda një dite të vetme. Si pasojë, aeroportet Vnukovo, Sheremetjevo dhe Domodedovo u mbyllën përkohësisht, duke shkaktuar anulimin dhe vonimin e qindra fluturimeve.

Vetëm në Vnukovo janë anuluar mbi 100 nisje dhe mbërritje, duke e bërë atë aeroportin më të prekur nga kjo situatë.

Read more:Trump vlerëson ushtrinë ukrainase: Më të fortë se aleatët e NATO-s

Ky është viti i dytë radhazi që periudha e festave të majit në Rusi shoqërohet me ndërprerje serioze në transportin ajror, në një kontekst të vazhdueshëm tensionesh dhe sulmesh në kuadër të luftës.

Ngjarjet vijnë pas refuzimit të Kremlinit për një propozim armëpushimi nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërsa raportohen intensifikime të sulmeve në territorin rus gjatë ditëve të fundit. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

VIDEO/ Dhunë e egër dhe grushta te moshat, Tirana U-18 mposht Partizanin mes përleshjeve! Tifozët futen në fushë

Aktualitet

‘The Best Of’, momentet më të spikatura të javës në Report Tv (VIDEO)

Tags: #Kriza në ukrainë #Pasagjerët #Presidenti #Rusi #Rusia #Ukraina #Video #Volodymyr zelensky

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ Dhunë e egër dhe grushta te moshat, Tirana U-18 mposht Partizanin mes përleshjeve! Tifozët futen në fushë
  • ‘The Best Of’, momentet më të spikatura të javës në Report Tv (VIDEO)
  • Ermal Peçi: Puthja e mallkuar e Robert Ndrenikës
  • Mero Baze: Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës
  • LIVE- Dita e Europës/ Andrea Morricone ‘elektrizon’ Tiranën, me qindra të pranishëm në Sheshin Italia, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ Dhunë e egër dhe grushta te moshat, Tirana U-18 mposht Partizanin mes përleshjeve! Tifozët futen në fushë
  • ‘The Best Of’, momentet më të spikatura të javës në Report Tv (VIDEO)
  • Britanikët që ishin në anijen Hondius do të karantinohen, OBSH: Kontakte me rrezik të lartë
  • Rusia feston Ditën e Fitores me ceremoni 46-minutëshe/ Putini mban fjalimin më të shkurtër në 5 vitet e fundit: Fati i vendit vendoset nga luftëtarët
  • Mercedes-Benz po përgatit super veturën elektrike AMG GT
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Sarandë/ 10 persona shkuan të rrëmbenin të riun, pronari i karburantit vritet me plumb në kokë: S’e prekni në shtëpinë time! Hetohet pista e konfliktit për motive pronësie 8 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Parregullsi në spitalin e Prizrenit me Hemodializë, lirohet nga detyra kryeinfermieri 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Në Zagreb është kapur një peshk i rrallë me peshë 45 kilogramë 6 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Pasi u nominua për kryeministër, Kurti: Mund të rritemi në 60 për qind 4 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Mot me shi në Shqipëri 4 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Spahiu: Në gjithë botën demokratike, garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo partia që fiton 4 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Kriza me pengje në Gjermani – rrëmbyesit kanë hyrë në bankë, forcat speciale e kanë rrethuar 4 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

VIDEO/ Dhunë e egër dhe grushta te moshat, Tirana U-18 mposht Partizanin mes përleshjeve! Tifozët futen në fushë

TIRANË – Një finale që duhej të kurorëzonte kampionët e rinj dhuroi skena të papranueshme dhune në derbin…

• 23 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

‘The Best Of’, momentet më të spikatura të javës në Report Tv (VIDEO)

“The Best of”, çdo javë në Report Tv. Ndiqni intervistat ekskluzive, debatet me të forta të javës që…

• 53 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Ermal Peçi: Puthja e mallkuar e Robert Ndrenikës

Robert Ndrenika është një nga ato figura që nuk kanë nevojë për prezantim në kulturën shqiptare. Për dekada…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by