Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kremlini frikësohet nga dronët ukrainas – forcohen masat e sigurisë rreth Putinit
Aktualitet

Kremlini frikësohet nga dronët ukrainas – forcohen masat e sigurisë rreth Putinit

• 7 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në Moskë më 9 maj do të mbahet tradicionalisht parada për Ditën e Fitores ndaj nazizmit dhe fashizmit, ndërsa periudha para kësaj ngjarjeje është shoqëruar me deklarata të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky se Rusia po frikësohet nga një sulm i mundshëm me dronë ukrainas gjatë paradës.

Megjithëse zyrtarët rusë në paraqitjet publike kanë minimizuar kërcënimin dhe njëkohësisht kanë paralajmëruar sulme masive ndaj Kievit në rast të ndonjë sulmi ndaj paradës, në Kremlin deklaratat e Zelenskyt janë marrë seriozisht.

“Nga Kremlini është bërë e ditur se janë ndërmarrë masa shtesë për të garantuar sigurinë e presidentit Vladimir Putin pas kërcënimeve nga Kievi se mund të pengojë paradën në Moskë”, thuhet në njoftim.

Read more:Si dronët po i ndryshojnë rregullat e lojës në luftën Ukrainë-Rusi?

Zelensky më herët kishte deklaruar se frika nga dronët ukrainas është arsyeja pse në paradën e këtij viti do të mungojë një pjesë e madhe e teknikës ushtarake ruse, shkruan reuters.

“Rusia ka paralajmëruar paradë pa pajisje ushtarake. Ata nuk mund ta përballojnë ekspozimin e pajisjeve ushtarake dhe kanë frikë nga vizita e dronëve tanë”, tha ai.

Read more:Shpërthim në Moskë, rreth gjashtë kilometra larg Kremlinit – pesë ditë para paradës së planifikuar në Sheshin e Kuq

Në anën tjetër, Rusia u ka bërë thirrje diplomatëve të huaj të largohen nga Kievi në rast se Moska vendos të kryejë një sulm masiv, të cilin e ka paralajmëruar nëse ushtria ukrainase ndërmerr ndonjë operacion gjatë ditës së paradës.

Raporte të tjera mediale kanë bërë të ditur se Kremlini ka rritur ndjeshëm masat personale të sigurisë për Putinin, për shkak të frikës nga atentatet, rrjedhja e informacioneve të ndjeshme dhe madje mundësia e një grushti shteti. Masat përfshijnë kontrolle të dyfishta për vizitorët, ndalim të përdorimit të telefonave me internet për stafin e afërt dhe kufizim të lëvizjeve të presidentit rus. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Dronët #Internet #Kontrolle #Kremlini #Moska #Ndalim #Njoftim #Rusia #Vladimir putin

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore
  • Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte
  • WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri
  • Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së
  • YouTube refuzon marrëveshjen e Metës për sigurinë e fëmijëve: Kemi mekanizmat tanë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 10 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 2 lexime · 6 orë më parë
  5. 05
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 1 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by