Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Rubio është rokeri i administratës Trump dhe kandidat serioz për president në vitin 2028
Aktualitet

Rubio është rokeri i administratës Trump dhe kandidat serioz për president në vitin 2028

• 7 Maj, 2026 • 9 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga: Miranda Devine / New York Post (titulli: Marco Rubio is a rock star in the Trump admin – and making himself a serious candidate for prez in 2028)
Përkthimi: Telegrafi.com

Nga të qenit DJ në një dasmë gjatë fundjavës e deri te drejtimi si shef i foltores së Shtëpisë së Bardhë, nga diplomacia me dorë të hekurt në Evropë e deri te mbajtja njëkohësisht e roleve të sekretarit të Shtetit dhe drejtorit të NSA-së [Agjencia e Sigurisë Kombëtare] në mes të një lufte, Marco Rubio është bomba sekrete e sharmit së administratës.

Presidenti Trump e nxjerr në skenë sa herë që ka ndonjë problem për të zgjidhur.

Qoftë duke e zëvendësuar arkivistin kombëtar, duke hedhur në erë anijet e drogës të karteleve, duke e çuar USAID-in [Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar] drejt vdekjes me DOGE-in [Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë] apo duke shërbyer si nënkryetar i këshillit të Mbrojtjes së Sporteve të Kolegjeve [Saving College Sports], Rubio është njeriu që rregullon gjithçka për Trumpin.

Paraqitja e tij të martën si zëvendësues i sekretares së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt – e cila ndodhet në pushim lehonie – u bë sensacion viral në disa drejtime: përdorimi i tij i rastësishëm i vargjeve të repit dhe hip-hopit si i çmendur në tru [insane in the brain nga Cypress Hill] për të përshkruar udhëheqësit iranianë dhe paralajmërimi se ata duhet të kontrollojnë veten para se të shkatërrojnë veten[Ice Cube] ia fituan atij pikët si babai kuller në grupin e gazetarëve.

Kur një reporter e pyeti për “emrin e tij si DJ” – sepse një video që po qarkullonte në rrjetet sociale, gjatë fundjavës, e shfaqte atë duke lëshuar muzikë në një dasmë familjare – Rubio u përgjigj thatë: “Nuk jeni gati për emrin tim si DJ.”

Read more:Lufta/ Trump pezullon papritur operacionin ‘Liria’ në Hormuz, Pakistani: Amerika dhe Irani pranë marrëveshjes! Çmimi i naftës zbret nën 100 dollarë/fuçi

Ai ishte herë simpatik, herë vetironik, me humor të mirë dhe elokuent, duke iu përgjigjur pa vështirësi çdo pyetjeje – me informacion të dobishëm – duke kaluar natyrshëm në spanjisht nëse pyetej në atë gjuhë dhe duke shkaktuar të qeshura në sallë me ndonjë batutë të rastit.

Duke bërë shaka për vështirësinë në identifikimin e gazetarëve që duhej të merrnin fjalën, ai tha: “Ma dhanë një hartë të vogël. Nuk e di ku e kam vënë, për njerëzit këtu. Disa prej jush kishin, si ca X-a të kuqë. Po bëj shaka … kjo nuk është e vërtetë.”

Më vonë ai prapë bëri shaka: “Është kaos, njerëz.”

Bisedë e drejtpërdrejtë për Iranin

Ai i paraqiti me mjeshtëri prioritetet e administratës për Iranin, si “favori” i Amerikës për pjesën tjetër të botës – si në eliminimin e kërcënimit bërthamor ashtu edhe në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Ai shfaqi qetësi dhe kompetencë kur tha se Operacioni Furia Epike [Epic Fury] kishte përfunduar dhe se Operacioni Furia Epike Ekonomike [Economic Epic Fury] po shkakton rrëmujë në Iran.

Ai shpjegoi se pse amerikanët duhet të shqetësohen për hapjen e ngushticës kur ne nuk kemi nevojë për naftën që kalon nëpër të.

Read more:Infeksionet në anijet turistike rriten, OBSH-ja tani konfirmon tetë raste me hantavirus

“Sepse, në fund të fundit, këto gjëra kanë ndikim në ekonominë globale e cila në fund ka ndikim në ekonominë tonë në planin afatgjatë. Kjo është arsyeja nr. 1. Arsyeja nr. 2 është se, nëse jetojmë në një botë ku një shtet i papërgjegjshëm, si ky regjim iranian, lejohet të pretendojë si normalitet të ri kontrollin e një rruge ndërkombëtare detare, nuk do të kalojë shumë kohë para se ta shihni këtë të ndodhë në shumë rrugë detare anembanë botës … Me armë bërthamore ata do t’ia bënin botës pikërisht atë që tani po bëjnë me ngushticat … Nëse do të kishin armë bërthamore, do t’i mbyllnin ngushticat dhe do t’i thoshin botës: ‘Çfarë do të bëni për këtë? Ne kemi armë bërthamore. Mund t’ju sulmojmë me to.’”

Djali i emigrantëve kubanë e artikuloi qartë argumentin kundër Kubës: “Modeli ekonomik [i Kubës] nuk funksionon. Dhe, njerëzit që janë në pushtet nuk mund ta rregullojnë. Dhe, arsyeja pse nuk mund ta rregullojnë nuk është vetëm sepse janë komunistë. Kjo është mjaft keq, por ata janë komunistë të paaftë … Dhe, 90 milje [145 kilometra] larg brigjeve ne e kemi tona një shtet të dështuar që gjithashtu ndodh të jetë territor miqësor për disa nga kundërshtarët tanë. Pra, është një status quo e papranueshme.”

I pyetur për shpresat e tij për Amerikën, ai mbajti një fjalim të shkurtër elektoral: “Është e njëjta gjë që ka qenë gjithmonë. Mendoj se është shpresa që kemi të gjithë ne. Duam që ajo [Amerika] të vazhdojë të jetë vendi ku kushdo, nga kudo, mund të arrijë gjithçka – ku nuk je i kufizuar nga rrethanat e lindjes, ngjyra e lëkurës apo përkatësia etnike.”

Thashethemet për vitin 2028

Pesëdhjetë minutat e Rubios në podium ishin një demonstrim force dhe sigurisht zhurma për vitin 2028 filloi menjëherë.

“Qëndrimi i Rubios në sallën e konferencave të Shtëpisë së Bardhë ndezi bisedat për kandidaturën presidenciale të vitit 2028”, ishte titulli në The Wall Street Journal.

“Marco Rubio merr provën presidenciale në sallën e konferencave të Shtëpisë së Bardhë”, shkroi The Hill.

Read more:Akuzoi drejtuesen shqiptare për ngacmim seksual, zbardhen detaje. Ish-punonjësi kishte gënjyer edhe për sëmundjen e babait, përfitoi leje të paguar dhe…

“Rubio po ngrihet? Po nxehet dueli me Vancein për vitin 2028”, ishte interpretimi i Barron’s.

“Marco Rubio shkon në Vatikan ndërsa shtohet zhurma për Presidencën në vitin 2028”, shkroi CNBC.

Është e njëjta lojë e vjetër që demokratët dhe aleatët e tyre në media po përpiqen të luajnë prej muajsh për të krijuar një përçarje mes Rubios dhe Vanceit.

Vetë presidenti bën pak lojëra, duke u mburrur me faktin se Rubio, 54 vjeç, dhe zëvendëspresidenti JD Vance, 41 vjeç, janë ekipi “i pandalshëm” i ëndrrave për vitin 2028, shpesh pa thënë se cili do të vinte i pari.

Atij i pëlqen të bëjë [spektaklin televiziv] The Apprentice në tryezën e darkës kur pyet vizitorët, ndonjëherë përpara të dy burrave – kë preferoni si president: JD-in apo Marcon?

Read more:Lufta/ Donald Trump: Marrëveshja me Iranin mund të firmoset javën tjetër! Teherani kundërshton planin! Avioni ushtarak amerikan qëllon cisternën iraniane në Hormuz

Por, të dy janë të vetëdijshëm për joshjen që ka për mediat përpjekja për t’i vënë kundër njëri-tjetrit.

Ata janë miq të vërtetë që kanë të njëjtin sens humori të rreptë dhe një besim të devotshëm katolik; Vance si i konvertuar dhe Rubio si katolik që nga lindja i cili për një periudhë të shkurtër flirtoi me protestantizmin ungjillor.

Personazhi publik i ish-marinsit Vance si izolacionist kundër luftës bie ndesh me qëndrimin më luftënxitës të Rubios. Por, ata kanë më shumë të përbashkëta në këtë aspekt sesa mund të duket, pasi asnjëri nuk e ka nxitur Trumpin të nisë sulmin ndaj Iranit, ndërsa të dy kanë mbajtur një front të bashkuar me presidentin gjatë ngritjeve dhe uljeve të konfliktit.

Vancei më tha në një intervistë në podkastin [me autoren e këtij shkrimi] Pod Force One, në tetor, se Rubio është “miku im më i mirë në administratë”.

Miq me Vancein

“Nuk dua kurrë të zgjohem dhe deri tani nuk jam zgjuar kurrë duke menduar: ‘Si të bëhem president i Shteteve të Bashkuara?’ Ajo që mendoj kur zgjohem është: ‘Si ta bëj një punë të mirë si zëvendëspresident?’ Dhe, mendoj se Marco Rubio pyet veten: ‘Si ta bëj një punë të mirë si sekretar Shteti?’ Dhe, kjo duhet të jetë pyetja që secili prej nesh duhet të vazhdojë t’ia bëjë vetes,” tha zëvendëspresidenti.

Rubio e ka përjashtuar qartë mundësinë për të sfiduar mikun e tij.

Read more:A është rezoluta e kongresistëve amerikanë për anëtarësimin e Kosovës në NATO një izolim diplomatik për Serbinë?

“Nëse JD Vance kandidon për president, ai do të jetë kandidati ynë dhe unë do të jem një nga njerëzit e parë që do ta mbështes,” tha ai së fundmi.

Ka zëra se, me fëmijën e tij të katërt që pritet të lind, Vance u ka thënë njerëzve të afërt se nuk është i sigurt nëse do të kandidojë, ose se viti 2028 do të jetë një garë e vështirë për republikanët dhe ai mund të presë deri në vitin 2032, ose se shqetësohet mos i jepet i njëjti rol i pafuqishëm në fushatë si ai i Kamala Harrisit pranë Joe Bidenit.

Disa thonë se Rubio duhet të ketë përparësi, sepse është 13 vjet më i madh.

Por, sondazhet tregojnë vazhdimisht se nëse Vancei dëshiron, dhe Trumpi e mbështet atë, loja ka mbaruar për Rubion dhe për çdo kandidat tjetër të mundshëm – si Ron DeSantis dhe Ted Cruz.

Për republikanët, çdo rivalitet i mundshëm i ardhshëm mes Vanceit dhe Rubios është problem i mirë për t’u pasur.

Ndryshe nga lista e mjerë e pretendentëve në anën tjetër, për vitin 2028, republikanët kanë një tepricë figurash të forta në klasën e tyre drejtuese. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…

Aktualitet

E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë

Tags: #Amerika #Anijet #Babai #Besim #Demokratët #Donald Trump #JD Vance #Marco rubio #Miranda devine #Partia republikane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…
  • E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë
  • “Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale
  • Exclusive/ “Ishte i përgatitur me çunat e Fushë-Krujës”, si u bë Erjon Alibej i penduar i drejtësisë? “Zbërthimi” para prokurorëve dhe dëshmitë tronditëse
  • Exclusive/ “Thashë shyqyr që e vranë Lamajn, do u jepja drekë çunave”, dëshmia audio e vrasësit të pamëshirshëm Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit
Nga të njëjtat tag-e
  • Prapaskenat e bisedimeve SHBA-Iran/ Marrëveshja nuk pritet të firmoset sot, pika më e nxehtë uraniumi. Shqetësohet Netanyahu
  • “Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump reagon sërish: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani
  • Lufta drejt fundit/ Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit, gati marrëveshja me SHBA-në
  • Sëmundja që i pengon lëvizjen, 35-vjeçari në Fier i diagnostifikuar me sklerozë multiple apelon për ndihmë
  • Donald Trump reagon pas sulmit pranë Shtëpisë së Bardhë: 21-vjeçari kishte histori dhune dhe obsesion me ndërtesën presidenciale
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 10 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vu zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, vihet në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA 3 lexime · 6 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Lufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e grupeve 3 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Video/ Dhuna barbare ndaj kreut të AKU në Shkodër, momenti kur goditet me sende të forta në fytyrë. Autori i bëri pritë dhe… 3 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…

Exclusive nga Anila Hoxha: I penduar në Shqipëri Erjon Alibej, i penduar: Po dal direkt tek dita e…

• 5 orë më parë • 10 min lexim
Aktualitet

E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë

Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë në lagjen nr. 18 të qytetit…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

“Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar zyrtarisht pas sulmit të fundit rus me dronë dhe…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by