Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Dr. Zhan Mitrev ndan 26 vite përvojë në Kongresin e Parë të Kardiologjisë Pediatrike dhe Kirurgjisë Kardiake në Kosovë
Aktualitet

Dr. Zhan Mitrev ndan 26 vite përvojë në Kongresin e Parë të Kardiologjisë Pediatrike dhe Kirurgjisë Kardiake në Kosovë

• 8 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në kuadër të Kongresit të Parë të Kardiologjisë Pediatrike dhe Kirurgjisë Kardiake që po mbahet në Prishtinë, po merr pjesë edhe Dr. Zhan Mitrev, i cili në një panel të veçantë foli për 26 vitet e përvojës së tij me plot përkushtim dhe profesionalizëm, duke ndarë njohuritë e tij jo vetëm me kolegët profesionistë, por edhe me të rinjtë që synojnë ta zhvillojnë karrierën në këtë fushë.

Para dhjetëra profesionistëve të shquar të mjekësisë nga Kosova dhe rajoni, Dr. Zhan Mitrev prezantoi arritjet dhe përvojën shumëvjeçare të Spitalit Zhan Mitrev në trajtimin kirurgjikal të sëmundjeve të lindura të zemrës.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu në Prishtinë, jo vetëm për të prezantuar rezultatet e shkëlqyera të 26 viteve të punës në Spitalin Zhan Mitrev, por edhe për të ndarë përvojën time si profesionist në trajtimin e sëmundjeve të lindura të zemrës,” u shpreh Dr. Mitrev.

Ai theksoi përmasat dhe ndikimin e punës së spitalit ndër vite, duke e bërë atë ndër më të mirët në këto dy dekada në trajtimin e shumë sëmundjeve, veçanërisht atyre kardiovaskulare.

Read more:Avokati i Justin Baldonit: Blake Lively shmangu gjyqin nga frika e dëshmisë


“Që nga viti 2000, kemi realizuar më shumë se 15,000 intervenime kardiovaskulare, si dhe mbi 10,000 procedura të tjera. Deri më sot, mbi 3 milionë pacientë kanë marrë trajtim në spitalin tonë. Sot funksionojmë si spital i përgjithshëm, me fokus të veçantë në kirurgji, sidomos në atë kardiovaskulare,” tha Dr. Mitrev.

Duke folur më konkretisht për temën e kongresit dhe përvojën e tij si njëri nga mjekët më të mirë në trajtimin e rasteve të sëmundjeve të lindura të zemrës, Dr. Mitrevnënvizoi se është i lumtur që deri më sot janë trajtuar rreth 1,570 raste me këtë anomali, ndërsa në përgjithësi, në trajtimin e sëmundjeve të zemrës, spitali realizon rreth 1,000 operacione në vit, si dhe afro 800 procedura vaskulare.

Duke reflektuar mbi zhvillimin e vazhdueshëm të trajtimit kardiovaskular, ai theksoi se që nga viti 2007, klinika ka avancuar ndjeshëm në diagnostikim përmes përdorimit të CT scan-it. Ai shtoi se ekipi mjekësor i Spitalit Zhan Mitrev sot është shumë i specializuar në diagnostikimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe, në raste të caktuara, përdor edhe teknologjinë e rindërtimit 3D të zemrës për trajtime më komplekse.

Read more:Rexhaj për bashkëpunimin e LDK-së me Vjosa Osmanin: Është koalicion i zorit

Në fund të prezantimit, Dr. Mitrevndau dy raste të veçanta të foshnjave nga Kosova, të cilat ishin trajtuar me sukses për sëmundje shumë të rralla të zemrës, duke dëshmuar jo vetëm ekspertizën, por edhe ndikimin njerëzor të këtij profesioni.

Dr. Mitrev gjithashtu bashkëbisedoi me pjesëmarrësit pas prezantimit, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe duke shprehur interes për shkëmbim profesional. Ai theksoi se ndarja e përvojës me kolegët në Kosovë, në rajon dhe më gjerë është thelbësore për avancimin e profesionit dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të trajtimit të sëmundjeve kardiovaskulare, në veçanti atyre të lindura.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Intervenime kardiovaskulare #Kosova #kosove #Mjekesia #Para #Profesionist #Semundje kardivaskulare #Shendetesi #Shendeti #Zan mitrev clinic #zemra

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Dita e 28-të e protestës në Divjakë/ Banorët kundërshtojnë shkrirjen me Lushnjen: Dëgjesat, farsë!
  • “Në shesh deri në largimin e Ramës, të bashkohemi të gjithë”, protestuesi thirrje rinisë: Nuk rrëzohet kryeministri duke ndenjur në kafe
  • Protesta para Kryeministrisë, aktivisti thirrje SPAK-ut: Veproni ndaj politikanëve të korruptuar, niseni me Ramën dhe Ballukun
  • Aktivisti Arben Kola denoncon arrestimin e protestuesit para selisë së PS: Kishte me vete “armë te rrezikshme”, vezë dhe domate zemër kau. Lirojeni!
  • Protesta e 90-të para Kryeministrisë/ “Rama ka bërë gjenocid!”, Sazan Guri: Kjo lëvizje s’ka nevojë për komandantë, ka frymën shqiptare!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Plagosi me thikë administratorin e pallatit ku banonte, arrestohet 35-vjeçari (EMRI+VIDEO) 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 17 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë 17 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 15 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 13 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO) 12 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by