Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Integrimi në BE/ Pas letrës së Jorida Tabakut, McAllister kërkon sqarime nga Komisioni Europian për opozitën në Shqipëri
Aktualitet

Integrimi në BE/ Pas letrës së Jorida Tabakut, McAllister kërkon sqarime nga Komisioni Europian për opozitën në Shqipëri

• 8 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, i ka dërguar një letër Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, ku kërkon informacion mbi bashkëpunimin mes qeverisë dhe opozitës në Shqipëri në kuadër të procesit të integrimit europian. Reagimi vjen pas një letre të dërguar nga deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila ngre shqetësime për mënyrën e funksionimit të parlamentit dhe përfshirjen e opozitës në procesin e negociatave me Bashkimin Europian.

Në letrën e tij të datës 7 maj 2026, McAllister thotë se Tabaku ka paraqitur pretendime për mungesë transparence dhe konsultimi nga ana e institucioneve shqiptare lidhur me procesin e integrimit. Sipas përmbajtjes së letrës, deputetja demokrate pretendon se opozita, shoqëria civile dhe publiku nuk kanë akses të plotë në informacionin që lidhet me negociatat e anëtarësimit në BE. Ajo shpreh shqetësimin edhe për mënyrën e ndarjes së projektligjeve dhe raportimit të qeverisë ndaj parlamentit për procesin e integrimit dhe përdorimin e fondeve europiane.

Read more:Kos: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të integrimit në BE

Bazuar në këto shqetësime, McAllister i kërkon Komisionit Europian një vlerësim për marrëdhënien aktuale mes qeverisë dhe opozitës në Shqipëri, si edhe për mënyrën se si garantohet roli i opozitës në funksionin e saj kushtetues. Në letër, ai thekson se Shqipëria konsiderohet një nga vendet më të avancuara në procesin e zgjerimit dhe se negociatat duhet të zhvillohen mbi bazën e standardeve demokratike, transparencës dhe meritës.

McAllister shton se ruajtja e këtyre standardeve është e rëndësishme edhe për besueshmërinë e vetë procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian.

Read more:‘Bizneset shesin më pak, qytetarët konsumojnë më pak’ Tabaku: Shqipëria vendi i pakicës ku nuk jetohet më me punë të ndershme

Letra e plotë e McAllister

“E nderuar Komisionere, e dashur Marta Kos,

Së fundmi kam marrë një letër nga zonja Jorida Tabaku, anëtare e Parlamentit të Shqipërisë dhe bashkëkryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian të Shqipërisë. Në letrën e saj, zonja Tabaku përshkruan mangësi serioze brenda sistemit parlamentar shqiptar. Sipas saj, opozita shqiptare, shoqëria civile dhe publiku i gjerë janë kryesisht të përjashtuar nga rrjedhat kryesore të informacionit lidhur me perspektivën e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.

Read more:Në koalicion apo të vetme? Sot përfundon afati që partitë politike të njoftojnë për pjesëmarrjen në zgjedhje

Zonja Tabaku thekson se shqetësimi i saj më i madh lidhet me mënyrën jo në kohë dhe jo të plotë me të cilën qeveria ndan propozimet ligjore, si edhe me mungesën e përgjithshme të konsultimit me Parlamentin shqiptar. Më tej, ajo pretendon se Këshilli i Ministrave i Shqipërisë nuk po përmbush detyrimin për të informuar rregullisht Parlamentin kombëtar mbi progresin e negociatave të anëtarësimit, përdorimin e fondeve të BE-së dhe zbatimin e reformave që lidhen me integrimin.

Zonja Tabaku arrin në përfundimin se këto dinamika jo vetëm që sjellin një debat të kufizuar publik mbi zgjerimin, por gjithashtu kufizojnë në përgjithësi rolin e Parlamentit shqiptar si institucion kushtetues i mbikëqyrjes dhe kontrollit demokratik. Ajo shpreh shqetësimin se zhvillimet në vijim mund të çojnë drejt një procesi integrimi të drejtuar nga ekzekutivi, që përjashton opozitën dhe për rrjedhojë vë në pikëpyetje mekanizmat bazë demokratikë.

Read more:Institucionet rrisin koordinimin për mbikëqyrje, shkëmbim informacioni dhe stabilitet financiar

Bazuar në letrën e saj, dëshiroj të parashtroj pyetjet e mëposhtme. Cili është vlerësimi i Komisionit Europian për bashkëpunimin aktual mes qeverisë dhe opozitës parlamentare në Shqipëri? Si mund të garantojë Komisioni Europian që opozita shqiptare të jetë në gjendje të ushtrojë të drejtat e saj themelore dhe të kryejë funksionin e saj si institucion kontrolli?

Kam besim se ju po monitoroni nga afër gjendjen e demokracisë shqiptare. Si një vend që konsiderohet “frontrunner”, është jashtëzakonisht e rëndësishme që procesi i anëtarësimit të Shqipërisë të ndjekë logjikën themelore të një procesi të bazuar në meritë dhe standardet më të larta të integritetit. Çdo devijim nga kjo qasje mbart rrezikun e dëmtimit dhe minimit të besueshmërisë së rrugës së Bashkimit Europian drejt zgjerimit.

Read more:Përplasjet për pavijonin e Rusisë dhe Izraelit, juria e Bienales së Venecias jep dorëheqjen 10 ditë para eventit

Me këtë në mendje, dëshiroj t’ju falënderoj për angazhimin tuaj të vazhdueshëm ndaj proceseve të zgjerimit të Bashkimit Europian.”

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Besim #David McAllister #Institucion #jetë #Jorida Tabaku #Komisioni Europian #Maj 2026 #Marta Kos

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë/ Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit! Ulen vitet e pritjes për gradat, vlerësohen aktet heroike
  • A do të ketë lëvizje në qeveri në vjeshtë? Berisha: Asnjë ndryshim te “Balluku BIS” s’mashtron dot shqiptarët! Rama të japë dorëheqjen!
  • Pas pushimeve, emigrantët kthehen në Greqi! Dogana greke me një sportel, radhë të gjata në Kakavijë (VIDEO)
  • 6 vatra aktive në vend! Vihet nën kontroll zjarri në Gojan të Pukës, 1 helikopter në zonë!
  • Ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin, drejt tyre u derdhën mbi 50 plumba kallashi! Autorët i zunë pritë në një kthesë, gjendet mjeti i djegur (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 19 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 13 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by