Shqyrtohet sot në Gjykatën Administrative padia e Erion Veliajt ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, i cili sipas tij ka marrë në 2008 emërimin si prokuror në shkelje të ligjit. Sipas pretendimit të Veliajt, Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës duke mos përmbushur kushtet për t’u kualifikuar si prokuror.
Vetë kryebashkiaku është i pranishëm në seancë, ndërsa në mbështetje të tij kanë shkuar edhe dy aktorët Robert Ndrenika dhe Gaz Paja.
Një ditë më parë avokati i Veliajt, Plarent Ndreca ngriti shqetësimin se çështja ndaj prokurorit Dado po tentohet të mbyllet përmes një procesi në errësirë dhe duke shfrytëzuar procedurat. Ndreca është shprehur se pjesë e kësaj ‘harmonie institucionale’ për të mos lejuar shqyrtimin në themel është bërë edhe KLP.
Read more:Kërkoi pezullimin e afatit të paraburgimit, Apeli i GJKKO ‘rrëzon’ Erion Veliajn
Debatet e zbardhura në Gjykatën Administrative, dëshmojnë se presidenti i kohës, Bamir Topi, i cili ka firmosur dekretin për Dadon, ka pasur vetëm një propozim nga Prokurori i Përgjithshëm dhe shkresën përcjellëse.
Avokati i Dados i ka kërkuar gjykatës ta rrëzojë padinë, duke theksuar se procesi penal ku Erjon Veliaj është i pandehur, nuk ndikohet, pasi çështja ka edhe një prokuror të dytë, Altin Dumanin.
Kryebashkiaku Veliaj u ka kërkuar edhe ndërkombëtarëve që të shkojnë në seancën e 8 majit ku shqyrtohet padia e tij për emërimin e paligjshëm të prokurorit të posaçëm Ols Dado dhe t’u kërkojnë togave të zeza, transmetimin e drejtpërdrejtë të procesit.
Lajm në përditësim…
Padia kundër Dados, momenti kur Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj mbërriti sërish në Gjykatën Administrative, për të marrë pjesë personalisht në gjyqin kundër Ols Dados. Për këtë të fundit, Veliaj kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së emërimit si prokuror në vitin 2008.
Sot seanca e Veliajt ndaj Dados në Administrative, aktorët Ndrenika dhe Gaz Paja shkojnë për të ndjekur gjyqin

Dy aktorët, Robert Ndrenika dhe Gaz Paja janë paraqitur në Gjykatën Administrative për të ndjekur seancën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ndaj Ols Dados.




