
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti në Kongresin e parë të themelimit të partisë VLEN, uroi liderët e partisë dhe anëtarësinë për vendimin e bashkimit të pesë subjekteve politike në një parti të vetme, informon Telegrafi Maqedoni.
“Jemi mësuar që në politikë të shohim ndarje e përçarje, por është më e rrallë dhe më domëthënëse kur disa subjekte politike po bashkohen në një. Ky bashkim përbën një model të rëndësishëm bashkëpunimi për skenën politike në Maqedoni”, tha Kurti.
Read more:Kryeziu-Hyseni: OKB konfirmon diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Kurti shtoi se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë projekte të përbashkëta, disa prej tyre janë realizuar e disa të tjera do të realizohen së shpejti.
“Më 18 nënëtor 2024 zhvilluam mbledhjene përbashkët mes dy qeverivë të vendeve tona. Disa projekte u realizuan, disa do të realizohen së shpejti. Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë sistëmin “One Stop Shop”, së shpejti do të nisë dhe punë për rrugën Bllacë-Shkup, poashtu do të nisë dhe ndërtimi i rrugës Tetovë-Prizren. Me këto projekte po investojmë në zhvillim, stabilitet dhe mirëqenie”, tha Kurti. /Telegrafi




