Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Mickoski: Evropa është rruga jonë e vetme, por nuk do të bëjmë kompromis me indentitetin tonë
Aktualitet

Mickoski: Evropa është rruga jonë e vetme, por nuk do të bëjmë kompromis me indentitetin tonë

• 9 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri Hristijan Mickoski, në ceremoninë e shënimit të 9 Majit – Ditës së Fitores mbi Fashizmin dhe Ditës së Evropës, tha se populli maqedonas, së bashku me shqiptarët, turqit, romët, serbët, vllehët dhe boshnjakët, ishin në anën e duhur të historisë në Luftën e Dytë Botërore.

Ai theksoi se lufta e brezave të atëhershëm nuk ishte vetëm kundër pushtimit, por edhe për lirinë, gjuhën, identitetin dhe të ardhmen.

“Ata nuk luftuan vetëm kundër pushtuesit. Ata luftuan për të drejtën e njeriut për të jetuar lirisht, për të folur gjuhën e tij, për të mbajtur emrin e tij dhe për të besuar në të ardhmen”, tha Mickoski.

Read more:Mickoski: Cilësia e jetës, jo numrat, është thelbi i politikave demografike

Kryeministri theksoi se liria është rezultat i sakrificës dhe përgjegjësisë, jo një dhuratë, duke shtuar se nuk do të lejonte që e vërteta historike për luftën antifashiste të relativizohej.

“Paraardhësit tanë ishin në anën e duhur të historisë. Dhe unë, si njeri me mandat, nuk do të hesht kur bëhet fjalë për të vërtetën për luftën tonë”, tha ai.

Në seksionin mbi perspektivën evropiane, Mickoski përsëriti se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet qëllimi i vetëm strategjik i vendit, por theksoi se rruga ka qenë e mbushur me pengesa dhe zhgënjime.

Read more:Spahiu: Demokratët e braktisën sot Berishën, më pak protestues se policë

“Evropa është rruga jonë e vetme. Atdheu ynë nuk ka të ardhme dhe shans tjetër për sukses përveç integrimit në Bashkimin Evropian”, tha ai, duke shtuar se trajtimi i pabarabartë dhe parimet e paplotësuara krijojnë frustrim tek qytetarët.

Ai theksoi se Evropa po përballet me sfida serioze, duke përfshirë luftëra, përçarje dhe pasiguri ekonomike, prandaj dialogu dhe gjetja e zgjidhjeve të qëndrueshme janë të nevojshme.

Read more:Rekord në Gjermani: Mbi 4100 qytetarë nga Kosova morën shtetësinë në landin e Bavarisë gjatë vitit 2025

Mickoski gjithashtu përsëriti se nuk do të bëjë kompromis me identitetin dhe dinjitetin e vendit.

“Nuk do të bëj kurrë pazar me identitetin dhe dinjitetin tonë në këmbim të ndonjë përfitimi personal ose politik”, tha Kryeministri.
Në këtë aktivitet morën pjesë delegacione nga institucione, parti politike dhe ambasada, të cilët vendosën lule para monumentit “Çlirimtarët e Shkupit”.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aktivitet #Bashkimi evropian #Evropa #Hristijan mickoski #Integrimi #Para #parti politike #shqiptaret

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ “O milet, Rama ka siklet!”, protestuesit marshojnë në bulevard: Diaspora, zemra e Shqipërisë!
  • “Të bëhemi 3 milionë shqiptarë dhe t’i themi boll është boll”/ Aktivisti: E votova në 2013, por kuptova se ishte tradhtar. E kanë vendin në burg
  • Rezistencë, vendosmëri! Revolta e 59 kundër klasës politike, shqiptarët nuk ndalen: Rama n’burg, Berisha n’burg!
  • “I dhe 10 deputetë Ergys Agasit në zgjedhje”/ Aktivisti Ramës: Jemi sorra dhe korba, por jo krimba si ty dhe Saliu që mbyllët sistemin zgjedhor në 2008
  • “Iu përulem nënave me fëmijë në protestë, po iu mësojnë lirinë!”, fjalimi i fortë i mjekut Ermal Pashaj ngre peshë zemrat e protestuesve: Do vijë dita që do rrimë në shesh e s’do lëvizim!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 24 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 16 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, futen sërish nga hyrja dytësore, mungon Berisha 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Dita e 58 e revoltës qytetare! Protestuesi thirrje policisë: Dorëzojeni Ramën, fatin e tij ta vendosë populli! 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 9 lexime · 4 orë më parë
  7. 07
    Politikë Denoncimi i Berishës: Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës. Aferë që tejkalon çdo imagjinatë! 8 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by