Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Apeli vërteton dënimin prej 44 vjetësh burgim ndaj pesë të akuzuarve për vrasjen në Volljakë të Klinës
Aktualitet

Apeli vërteton dënimin prej 44 vjetësh burgim ndaj pesë të akuzuarve për vrasjen në Volljakë të Klinës

• 10 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë të datës 18 nëntor 2025, me të cilin të akuzuarit Nderim Gashi, Ardit Gashi, Agron Gashi, Bahri Gashi dhe Basri Gashi u dënuan me 44 vjet burgim në total.

Ankesat e palëve u elaboruan në seancën e datës 26 mars 2026, e cila u mbajt nga kolegji i gjyqtarëve i përbërë nga Valbona Musliu-Selimaj – kryetare, Xhevdet Abazi – gjyqtar referues dhe Kadrije Goga-Lubishtani – anëtare e kolegjit.

Sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë drejt dhe në mënyrë të plotë i ka konstatuar dhe vlerësuar të gjitha rrethanat që ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit të shqiptuar ndaj të akuzuarve.

Read more:Apeli vërteton dënimin me 12 vjet burg të Edon Bujupit, i akuzuar për vrasjen e vjehrrit

Në vijim, Apeli vlerëson se pretendimet e Prokurorisë Themelore në Pejë nuk janë të bazuara, ngase në ankesë, përveç që i përsërit rrethanat rënduese të potencuara në vendimin e Themelores, nuk ka cekur asnjë rrethanë tjetër me ndikim për shqiptimin e një dënimi tjetër.

Apeli njëjtë i vlerëson edhe pretendimet e përfaqësuesit të palës së dëmtuar, avokatit Fanol Krasniqi, duke konsideruar se në përmbajtjen e ankesës së tij flitet më shumë për kualifikimin juridik të veprave penale dhe atë duke pretenduar se të akuzuarit është dashur të shpallen fajtorë për veprën penale të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje, e jo të lirohen të akuzuarit tjerë, e që me këtë edhe dënimi konsiderohet i butë, duke përfshirë të gjithë të akuzuarit.

Read more:​Aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave për krime lufte, caktohet seanca për 1 korrik

Po ashtu, Apeli ka gjetur se edhe pretendimet ankimore të mbrojtësve të akuzuarve, avokatëve Emrush Kastrati, Ruzhdi Gashi, Muhamet Ibraj, Gzim Kollçaku dhe Gani Kelmendi janë të pabazuara.

Sipas Apelit, mbrojtësit e të akuzuarve nuk kanë cekur asnjë rrethanë tjetër lehtësuese që do të ndikonte në zbutjen e dënimit, që do të thotë se Themelorja i ka vlerësuar të gjitha rrethanat rënduese dhe, duke i marrë parasysh ato, u ka shqiptuar dënimin të akuzuarve si në dispozitiv të vendimit të ankimuar.

Read more:Policia në Pejë zhvillon tri aktivitete me komunitetin, nga vizita e fëmijëve te aksioni i gjelbërimit dhe edukimi për sigurinë në trafik

Në fund, Apeli thekson se duke i pasur parasysh të gjitha rrethanat e konstatuara në vendimin e ankimuar, rrethanat e rastit konkret dhe mënyrën se si është zhvilluar ngjarja kritike, rezulton se dënimi të cilin e ka shqiptuar gjykata e shkallës së parë ndaj të akuzuarve është i drejtë dhe i ligjshëm, dhe se i njëjti është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës së kryer dhe shkallën e përgjegjësisë penale të të akuzuarve.

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” kishte siguruar incizimin e seancës së shpalljes së aktgjykimit, ku Nderim Gashi ishte dënuar me 28 vjet burgim, ndërsa Basri, Agron, Ardit dhe Bahri Gashi me nga 4 vjet secili për vrasjen e F.H., që kishte ndodhur në Volljakë të Klinës. Në total, në rigjykim ishin shqiptuar 44 vjet burgim, përderisa në gjykimin e parë ishin shqiptuar 84 vite burgim në total për të akuzuarit.

Read more:Policia ndalon shtatë shtetase të huaja, ishin duke punuar ilegalisht në një klub nate në Ohër

Pas vendimit të dytë të Themelores, “Betimi për Drejtësi” kishte raportuar se vëllai i të vrarit në Volljakë të Klinës, F.H., Mahmut Hoxhaj, dyshohet se për hakmarrje ka plagosur dy persona pasi Gjykata Themelore në Pejë shqiptoi 44 vjet burgim për pesë të akuzuarit për vrasjen që kishte ndodhur më 2022. Ai i kishte pritur viktimat në parking dhe kishte shtënë në drejtim të dy personave. Policia e kishte arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Njëri nga të plagosurit ishte Basri Gashi, i cili është i akuzuar në rastin e vrasjes së vëllait të Hoxhajt dhe i cili më 17 tetor, pas shpalljes së aktgjykimit, u lirua nga masa e paraburgimit. I plagosuri tjetër ishte A.U., i cili kishte shkuar t’i marrë Gashin dhe të tjerët që ishin liruar nga paraburgimi.

Read more:Rasti "Botoks", Gjykata Penale kërkoi paraburgim dhe masa kujdesi për 19 persona

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Pejë, e përmirësuar më 3 shkurt 2023, ngarkonte gjashtë të akuzuarit: Nderim Gashi, Basri Gashi, Agron Gashi, Ardit Gashi, Bahri Gashi dhe Ylli Gashi, për “Vrasje të rëndë”, “Vrasje të rëndë në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë” , raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit Nderim, Basri, Agron, Ardit dhe Bahri, më 28 prill 2022, rreth orës 20:30, në fshatin Volljakë, Komuna e Klinës, në parkingun e restorantit “Villa Park”, të përgatitur paraprakisht dhe duke vepruar në bashkëkryerje, me qëllim të hakmarrjes së paskrupullt, e privuan nga jeta viktimën F.H., duke vënë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë. Kurse, Ylli Gashi akuzohej se ndihmoi në kryerjen e vrasjes, duke siguruar armën për të pandehurin Nderim.

Lexo edhe
Aktualitet

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të martë

Aktualitet

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

Tags: #Aktakuza #Armëmbajtje #Gjykata #Gjykata e apelit #Klin1% #Masa e paraburgimit #Pejë #Policia #Vojllakë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të martë
  • Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti
  • E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë
  • Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja i kthen Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës
  • Kontrollet blic në të gjitha burgjet e vendit/ Sekuestrohen telefona, alkool dhe drogë, 35 efektivë nën hetim
Nga të njëjtat tag-e
  • Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti
  • Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja i kthen Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës
  • Detajet/ Çështja e kryebashkiakut Erion Veliaj, mblidhen sërish sot gjyqtarët e Kushtetueses
  • GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish ministri mbetet në burg
  • Shtyhet seanca për nënën e Monika Kryemadhit, shkak mungesa e avokatëve të Ema Çokut
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Botë Panik në tregjet kineze, manjati i bursës humbet një të katërtën e pasurisë brenda një dite 4 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Aksident në Vaqarr/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë 4 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës 4 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të martë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurie ndaj disa personave, mes tyre punonjës policie, oficerë, inspektorë dhe…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë

Një grua ka hyrë brenda ambienteve të Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë për të marrë pjesë…

• 12 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by