Në mbrëmjen e dytë të festimeve në kuadër të çeljes së sezonit veror një tjetër koncert festiv vjen për kënaqësinë e publikut të shumtë, qytetarëve të Vlorës, pushuesve vendas dhe të huaj.
Sot po performojnë të tjerë artistë ndër emrat më në zë të muzikës, si Noizy, Elgit Doda, Ronela Hajati. Publiku që po i ndjek nga pranë është i shumtë në numër në “Plazhin e Ri”, në Lungomare.
Qyteti bregdetar është kthyer në një skenë të hapur aktivitetesh, ku muzika, eventet dhe atmosfera verore kanë mbledhur qytetarë dhe turistë të shumtë.
Sipas kryebashkiakes Brunilda Mersini, Vlora është gati për një sezon cilësor, me rreth 20 mijë shtretër akomodimi dhe me zgjerim të mëtejshëm të kapaciteteve, ndërsa prenotimet raportohen në nivele të larta.




